Dy djem politikanësh përfundojnë në polici pas sherrit me bodigardët e një lokali ne zonen e ish-Bllokut. James Doshi, djali 16-vjecar i deputetit Tom Doshi është shoqëruar nga policia dhe bashkë me të dhe djali i Ndriçim Babasit.
Shoqërimi është bërë nga efektivët e policisë së Komisariatit numër 2 në Tiranë. Burime bënë me dije se, djali i Tom Doshit dhe djali i Ndriçim Babasit gjatë mbrëmjes së të shtunës, në një lokal në zonën e ish-Bllokut janë konfliktuar me grushta me badigardët e lokalit, raporton News 24.
Tom Doshi është deputet i zgjedhur nga PS në Shkodër, por i përjashtuar rreth 1 vit e gjysëm më parë. Ndërsa Ndriçim Babasi është deputet i PD për Krujën.