Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Të flasësh dy gjuhë, sekreti për të ruajtur produktivitetin e mendjes

2019/02/21 at 9:54 AM
në Bota
Kohë leximi: 2 min
A A
Të flasësh dy gjuhë, sekreti për të ruajtur produktivitetin e mendjes

Shumë studimet tregojnë se të njohësh në mënyrë të njëjtë dy gjuhë, nxit një përdorim më eficent të funksioneve cerebrale, gjë që i lejon bilingualëve të mbajnë një performancë të lartë të mendjes.

Prej vitit 1999, 21 shkurti është Dita Ndërkombëtare e Gjuhës Mëmë, një iniciativë e ndërmarrë nga Unesco për të festuar identitetin dhe pluralitetin e gjuhëve në botë. Objektivi kryesor është që të theksohet roli i rëndësishëm që luan gjuha si një faktor thelbësor për emancipimin e njerëzve në shoqëritë që jetojnë.

Studime të ndryshme tregojnë se te bilingualët (te personat që njohin dy gjuhë në mënyrë të njëjtë), vihen në lëvizje procese të tjera mendore, që mund të japin përfitime të habitshme për shëndetin.

Për shembull, sipas një studimi kanadaz të publikuar në “Annals of the New York Academy of Sciences”, të flasësh një gjuhë të dytë në të njëjtën mënyrë si gjuhën e parë, e bën trurin më produktiv. Më konkretisht, mendohet se muzikantët dhe bilingualët kanë një “kujtesë më të mirë pune”. Thënë ndryshe, këta persona e kanë më të lehtë të bëjnë llogari matematikore me mend apo të mbajnë mend përmendësh një numër telefoni që sapo e kanë lexuar. Sipas studimit, këta persona shpenzojnë më pak energji se njerëzit e tjerë për të kryer këto veprime. Rezultati përfundimtar, është një përdorim shumë më eficent i trurit që mund të ndihmojë në luftimin e zbehjes së funksioneve njohëse.

Në një konkluzion të tillë ka dalë edhe një studim tjetër, i publikuar në “Proceedings of the National Academy of Sciences”. Sipas kërkuesve, njohja e dy gjuhëve në mënyrë të njëjtë, modifikon disa funsksione cerebrale duke e mbrojtur sistemin nervor nga disa sëmundje si Alzheimeri. Më specifikisht, procesi i mësimit dhe përdorimit të dy apo më shumë gjuhëve ndikon në aktivitetin metabolik dhe në ndërlidhjen mes zonave të caktuara të trurit, duke riparuar apo duke eliminuar simptomat e para të sëmundjeve. Ky kërkim është përqëndruar në personat bilingualë që në mosha të vogla.

Megjithëse nuk është një fakt i ri, tashmë është vërtetuar edhe nga studimet se për trurin e njerëzve është më e lehtë t’i mësojë gjuhët e huaja në moshë të re. Një studim i botuar po në revistën “Proceedings of the National Academy of Sciences” sugjeron se fëmijët 20 muajsh që rriten në ambiente ku fliten dy gjuhë, janë në gjendje të përpunojnë me saktësi të dyja gjuhët pa u bërë konfuzë. Gjithashtu, sipas studimit, kjo gjë nuk ndikon në vonesën e fëmijëve për të folur. Aftësia maksimale për të mësuar gjuhë të huaja është deri në 17 vjeç, e më pas gradualisht kjo aftësi fillon të zbehet./Opinion.al

Etiketa: bilingualizemdy gjuhefemijetgjuhet e huajatruri

Ju sugjerojmë

Emigracioni i paligjshëm në Poloni, mijëra qytetarë dalin në protestë
Bota

Emigracioni i paligjshëm në Poloni, mijëra qytetarë dalin në protestë

20 Korrik, 2025 5:38 pm
Netanyahu paralajmëron: Do shpërthejë luftë e tmerrshme bërthamore nëse nuk ndalet Irani
Bota

Izrael/ Helmohet kryeministri Benjamin Netanyahu

20 Korrik, 2025 5:04 pm
Protestat në Los Angeles, Trump vë në sprovë themelet e shtetit demokratik
Bota

Analiza/ A po e forcon Donald Trump Evropën?

20 Korrik, 2025 4:40 pm
Të paktën 73 palestinezë të vrarë teksa po tentonin të merrnin ndihma
Bota

Të paktën 73 palestinezë të vrarë teksa po tentonin të merrnin ndihma

20 Korrik, 2025 4:19 pm
Kremlini: Putin i gatshëm të diskutojë për paqe në Ukrainë
Bota

Kremlini: Putin i gatshëm të diskutojë për paqe në Ukrainë

20 Korrik, 2025 3:45 pm
25 të vrarë në Gaza/ Ushtria izraelite hapi zjarr ndaj personave që prisnin ndihmat
Bota

Gaza në gjak, vriten pranë qendrave të ndihmës 39 persona

20 Korrik, 2025 2:17 pm
Dy tërmete të fuqishme në Rusi, paralajmërohet tsunami
Bota

Dy tërmete të fuqishme në Rusi, paralajmërohet tsunami

20 Korrik, 2025 11:17 am
Shein dhe Temu, rrezik publik? BE paralajmëron masa të ashpra
Bota

Shein dhe Temu, rrezik publik? BE paralajmëron masa të ashpra

20 Korrik, 2025 10:53 am
Në koma për 20 vite, ndahet nga jeta “Princi i fjetur” i Arabisë Saudite
Bota

Në koma për 20 vite, ndahet nga jeta “Princi i fjetur” i Arabisë Saudite

20 Korrik, 2025 10:03 am
Protesta “guerrile” në Francë/ Sulmojnë me molotov e hekur, 9 policë të plagosur
Bota

Protesta “guerrile” në Francë/ Sulmojnë me molotov e hekur, 9 policë të plagosur

20 Korrik, 2025 8:44 am
Para
Fotolajm/ “Lule dhe qirinj për funeralin e qeverisë”

Fotolajm/ "Lule dhe qirinj për funeralin e qeverisë"

Portreti i rrallë i Gjergj Kastriotit dhe Donikës në librin e vitit 1596

Portreti i rrallë i Gjergj Kastriotit dhe Donikës në librin e vitit 1596

Pas tradhtisë, Kylie Jenner merr vendimin drastik për miken e saj Jordyn

Pas tradhtisë, Kylie Jenner merr vendimin drastik për miken e saj Jordyn

TE FUNDIT

Emigracioni i paligjshëm në Poloni, mijëra qytetarë dalin në protestë

Emigracioni i paligjshëm në Poloni, mijëra qytetarë dalin në protestë
20 Korrik, 2025

Mijëra njerëz u mblodhën të shtunën në Varshavë dhe 80 qytete të tjera polake për të protestuar kundër pritjes së...

Lexo më shumë

“Më ke lënë dobiçin në derë…”,Shpëtimi ‘shpërthen’ ndaj të vëllait:Kam 30 vjet që…

“Më ke lënë dobiçin në derë…”,Shpëtimi ‘shpërthen’ ndaj të vëllait:Kam 30 vjet që…
20 Korrik, 2025

Agroni dhe Shpëtimi janë dy vëllezër të cilët kanë vendosur që të ballafaqohen në rubrikën “Shihemi në Gjyq” të emisionit...

Lexo më shumë

Izrael/ Helmohet kryeministri Benjamin Netanyahu

Netanyahu paralajmëron: Do shpërthejë luftë e tmerrshme bërthamore nëse nuk ndalet Irani
20 Korrik, 2025

Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu ka pësuar helmim nga ushqimi. Lajmi është bërë i ditur nga zyra e tij. Sipas...

Lexo më shumë

Analiza/ A po e forcon Donald Trump Evropën?

Protestat në Los Angeles, Trump vë në sprovë themelet e shtetit demokratik
20 Korrik, 2025

Politika e ashpër tregtare e Presidentit amerikan po i tremb investorët dhe po krijon mundësi të reja për Evropën dhe...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com