Aktualitet

Të enjten mblidhet Asambleja e PS, zbardhet axhenda


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 12:59 - 30/08/21 |
Opi Nion

Partia Socialiste do të zhvillojë mbledhjen e Asamblesë në datën 2 shtator.

Në një njoftim për mediat selia roze bën me dije se fillimisht do miratohet rendi i ditës, më pas do të mbajë fjalën kreu i PS, Edi Rama, si dhe do të zgjidhet Kryesia e Re dhe drejtuesit politik të qarqeve dhe sekretariatit ekzekutiv të partisë.

Për thirrjen e Mbledhjes së Asamblesë Kombëtare të Partisë Socialiste

Mbështetur në Statutin e Partisë dhe në Rregulloren për Organizimin dhe Funksionimin e Asamblesë Kombëtare të Partisë Socialiste Neni 4, Sekretari i Përgjithshëm thërret Mbledhjen e Asamblesë Kombëtare me këtë rend dite:

I. Hapja e mbledhjes dhe miratimi i rendit të ditës.

II. Fjala e Kryetarit të Partisë Socialiste Edi RAMA.

III. Zgjedhja e Kryesisë së re, drejtuesve politikë të qarqeve dhe sekretariatit ekzekutiv të partisë.

KRYETARI I ASAMBLESË KOMBËTARE
Taulant Balla”, thuhet në njoftim.

Në njoftim nuk bëhet i ditur nëse kryeministri Edi Rama do të bëjë me dije emrat e kabinetit të ri qeveritar në mbledhjen e Asamblesë. Ndërsa deri tani janë konfirmuar në detyrë Taulant Balla dhe ministrja e Shtetit për Marrëdhënien me Parlamentin, Elisa Spiropali./Opinion.al

Pas