Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Të drejtat e njeriut, DASH: Mosndëshkimi në Shqipëri mbetet problem

2021/03/30 at 9:04 PM
në Aktualitet, Kryesore, Te Fundit
Kohë leximi: 5 min
A A
Të drejtat e njeriut, DASH: Mosndëshkimi në Shqipëri mbetet problem

Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken ka paraqitur ditën e sotme raportin për të drejtat e njeriut në botë për vitin 2020, teksa ka theksuar se angazhimi i Shteteve të Bashkuara për ta vënë çështjen e të drejtave të njeriut në qendër të politikës së jashtme  të vendit është i lartë.


Sipas Blinken duke dokumentuar çdo vit statusin e të drejtave të njeriut në botë, Departamenti i Shtetit siguron informacion objektiv dhe gjithëpërfshirës për Kongresin, shoqërinë civile, akademikët, aktivistët dhe të tjerët kudo që janë.

Bëhet me dije se në këtë raport është përfshirë dhe Shqipëria teksa në përfundim, sa u përket të drejtave të njeriut në vend mosndëshkimi mbetet problemi kryesor.

Zoti Blinken shtoi ndër të tjera se raporti për vitin 2020 pasqyron sfidat e veçanta me të cilat u përballën vendet e ndryshme duke e përdorur, disa prej shteteve, krizën e pandemisë së COVID-19 si justifikim. Disa qeveri, tha Sekretari Amerikan i Shtetit, e përdorën krizën si pretekst për të kufizuar të drejtat dhe për të konsoliduar sundimin autoritar. Qeveri të tjera u mbështetën në vlerat dhe proceset demokratike, si shtypi i lirë, transparenca dhe llogaridhënia, për të informuar dhe mbrojtur qytetarët e tyre.

Më poshtë është bërë një përmbledhje e sintetizuar e raportit të DASH për të drejtat e njeriut në  botë nga Zëri i Amerikës, teksa përfshihet në të edhe Shqipëria:

Gjatë vitit 2020, thuhet në raport, Shqipëria u përball me disa çështje të rëndësishme të të drejtave të njeriut, si: pavarësia e gjyqësorit; kufizimet e shprehjes së lirë dhe shtypit; korrupsioni i përhapur në të gjitha degët e qeverisjes dhe institucionet; dhe moszbatimi i ligjeve për punën e të miturve.

Mosndëshkimi mbeti një problem serioz, thuhet në raport. “Ndjekja penale, dhe veçanërisht dënimi, i zyrtarëve që kryen abuzime ishin sporadike dhe jo të vazhdueshme. Zyrtarë, politikanë, gjyqtarë dhe personat me interesa të fuqishme biznesi shpesh ishin në gjendje t’i shmangeshin ndjekjes penale.”

Raporti përmend ngjarjen e 8 dhjetorit në Tiranë, kur Policia e Shtetit vrau me armë zjarri një person i cili ishte në shkelje të orës policore për COVID-19.

Mosndëshkimi për veprimet e jashtëligjshme të policisë, thuhet në raport, mbetet një problem, megjithëse qeveria bëri përpjekje më të mëdha për ta trajtuar atë, duke shtuar përdorimin e kamerave për të dokumentuar dhe ndjekur penalisht sjelljen e jashtëligjshme të policisë.

Në raport thuhet se kushtet e këqija fizike dhe mungesa e kujdesit mjekësor, veçanërisht për shëndetin mendor, ishin probleme serioze, po ashtu edhe korrupsioni në burgje. “Kushtet vazhduan të jenë nën standardet e duhura në disa mjedise ndalimi të policisë jashtë Tiranës dhe qendrave të tjera të mëdha urbane,” thuhet në raport.

Mohimi i gjykimit të drejtë publik

Megjithëse kushtetuta parashikon një gjyqësor të pavarur, presioni politik, frikësimi, korrupsioni i përhapur dhe burimet e kufizuara ndonjëherë e penguan gjyqësorin të funksiononte në mënyrë të pavarur dhe efikase, thuhet në raportin e Departamentin e Shtetit për Shqipërinë. “Seancat gjyqësore shpesh nuk ishin të hapura për publikun. Zyrtarët e sigurisë së gjykatës shpesh refuzonin të pranonin vëzhgues në seanca dëgjimore dhe i telefononin rregullisht kryetarit të trupit gjykues për të pyetur nëse duhet ta pranonte këtë ose atë individ që kërkonte të merrte pjesë në një seancë.”

Liria e shprehjes, përfshirë shtypin

Sipas DASH, gjatë vitit 2020 pati njoftime se qeveria, bizneset dhe grupet kriminale u përpoqën të ndikonin tek media me mënyra të papërshtatshme.

Mediat e pavarura ishin aktive dhe shprehën një larmi pikëpamjesh, thuhet në raport, por “pati përpjekje për të ushtruar presion të drejtpërdrejtë dhe të tërthortë politik dhe ekonomik mbi mediat, përfshirë kërcënime dhe dhunë ndaj gazetarëve që u përpoqën të hetonin krimin dhe korrupsionin”.

Në raport thuhet se “Pronarët e bizneseve përdorën lirisht mediat e tyre për të fituar favore dhe për të promovuar interesat e tyre tek partitë politike. Shumica e pronarëve të stacioneve televizive private përdorën përmbajtjen e transmetimeve të tyre për të ndikuar tek veprimet e qeverisë ndaj bizneseve të tyre të tjera.”

Në raportin për Shqipërinë thuhet gjithashtu se ka patur raporte të besueshme se përfaqësues të lartë të mediave i përdorën ato për të shantazhuar bizneset.

“Presioni politik, korrupsioni dhe mungesa e fondeve i vunë kufizime medias së shkruar të pavarur, dhe gazetarët thuhet se praktikuan vetëcensurë. Pasiguria ekonomike për shkak të mungesës së kontratave të zbatueshme të punës uli pavarësinë e reporterëve dhe kontribuoi në paragjykimine në raportimet e tyre,” thuhet në raport.

Korrupsioni dhe mungesa e transparencës në qeveri

Ligji parashikon dënime penale për korrupsion nga zyrtarët publikë dhe ndalon që individët me dënime penale të shërbejnë si kryetarë bashkie, parlamentarë, ose në qeveri apo në pozicione shtetërore, por qeveria nuk e zbatoi ligjin në mënyrë efektive, thuhet në raport. “Korrupsioni ishte i përhapur në të gjitha degët e qeverisjes, dhe zyrtarët shpesh përfshiheshin në praktika korruptive pa u ndëshkuar. Shembujt përfshijnë një kandidat për kryetar bashkie në vitin 2019 i dënuar më parë për trafik droge.”

Kushtetuta e Shqipërisë, thuhet në raportin e DASH, kërkon që gjyqtarët dhe prokurorët t’i nënshtrohen vetingut për pasuri të pashpjegueshme, lidhje me krimin e organizuar dhe aftësi profesionale. Komisioni i Pavarur i Kualifikimit zhvilloi vettingun dhe Dhoma e Apelit shqyrtoi vendimet e kontestuara. Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit, i përbërë nga ekspertë gjyqësorë ndërkombëtarë, mbikëqyri procesin. “Deri në nëntor, 125 gjykatës dhe prokurorë u shkarkuan, 103 u konfirmuan, ndërsa 48 të tjerë kishin dhënë dorëheqjen që të mos i nënshtroheshin vetingut,” thuhet në raport.

“Disa agjensi qeveritare hetuan raste korrupsioni, por burimet e kufizuara, rrjedhjet e të dhënave hetimore, presionet politike reale apo të perceptuara i penguan hetimet. Midis janarit dhe shtatorit, zyra e prokurorit të përgjithshëm regjistroi 20 raste të reja korrupsioni dhe pushoi shtatë prej tyre. Departamenti i Administratës, Transparencës dhe Antikorrupsionit hetoi 29 raste, duke rezultuar në 115 masa administrative dhe 153 masa disiplinore.”

Krijimi në dhjetor 2019 i Zyrës së Prokurorisë Speciale për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, një nga dy entitetet që përbëjnë Strukturën e Posaçme për Antikorrupsionin dhe Krimin e Organizuar (SPAK), thuhet në raport, rezultoi në 327 hetime të reja penale dhe 65 kërkesa të dërguara në gjykatë që nga nëntori.

“Ndërsa prokurorët bënë përparim të rëndësishëm në ndjekjen e çështjeve të nivelit të ulët të korrupsionit, përfshirë prokurorët dhe gjykatësit e korruptuar, ndjekja penale e të dyshuarve të nivelit më të lartë mbeti e rrallë për shkak të frikës së hetuesve nga ndëshkimi, mungesës së burimeve dhe korrupsionit brenda vetë gjyqësorit.”

“Inspektorati i Lartë njoftoi se deri në gusht, kishte referuar 60 çështje të reja për ndjekje penale, duke përfshirë dy deputetë, një zëvendësministër, tre kryetarë bashkish, 32 drejtorë të përgjithshëm të agjencive publike, një shef të prokurimit publik në dogana dhe pesë krerë të doganave rajonale,” thuhet në raport.

Përdhunimet dhe dhuna në familje

Përdhunimet, përfshirë atë bashkëshortor, është një krim dhe ligji përfshin gjithashtu dispozita për sulmet seksuale, thuhet në raport. Raporti shton se “Qeveria nuk e zbatoi ligjin në mënyrë efektive. Autoritetet nuk i ndanë të dhënat për ndjekjet penale lidhur me përdhunimin bashkëshortor. Koncepti i përdhunimit bashkëshortor nuk ishte kuptuar mirë, dhe autoritetet shpesh nuk e konsideronin atë një krim.”

Që nga nëntori, thuhet në raport, hetuesit dhe prokurorët kishin regjistruar 81 raste sulmesh të pretenduara seksuale. Gjithashtu deri në nëntor, hetuesit dhe prokurorët regjistruan 4,313 raste të dhunës në familje, gjashtë prej të cilave ishin vrasje.

Etiketa: dashshqiperite drejta njeriu


Ju sugjerojmë

Goditet grupi i Suel Çelës, SPAK i sekuestron 4 mln Euro në Itali.Zbulohet skema e..
Aktualitet

Goditet grupi i Suel Çelës, SPAK i sekuestron 4 mln Euro në Itali.Zbulohet skema e..

3 Korrik, 2025 1:54 pm
Gjermania synon marrëveshje me talebanët për dëbimin e emigrantëve
Bota

Gjermania synon marrëveshje me talebanët për dëbimin e emigrantëve

3 Korrik, 2025 1:49 pm
Policia serbe largon bllokadat pas një nate të tensionuar në Beograd dhe në Novi Sad
Rajoni

Policia serbe largon bllokadat pas një nate të tensionuar në Beograd dhe në Novi Sad

3 Korrik, 2025 1:44 pm
Temperaturat e larta në Evropë, rritet numri i viktimave në Spanjë
Bota

Temperaturat e larta në Evropë, rritet numri i viktimave në Spanjë

3 Korrik, 2025 1:36 pm
VIDEO/ Diogo Jota publikoi klipin e dasmës pak orë para fundit tragjik
Sport

VIDEO/ Diogo Jota publikoi klipin e dasmës pak orë para fundit tragjik

3 Korrik, 2025 1:20 pm
Aksidenti me 1 të vdekur dhe 3 të plagosur në Borizanë, arrestohet shoferja
Aktualitet

Aksidenti me 1 të vdekur dhe 3 të plagosur në Borizanë, arrestohet shoferja

3 Korrik, 2025 1:13 pm
Rrugorja shton kontrollet/ Procedim e arrestim për 11 drejtues mjetesh. Gjoba për…
Aktualitet

Rrugorja shton kontrollet/ Procedim e arrestim për 11 drejtues mjetesh. Gjoba për…

3 Korrik, 2025 12:58 pm
“Mos guxo,mos t’ju përjashtoj!Dil jashtë e mos u sill..”/Spiropali acarohet me Nokën
Aktualitet

“Mos guxo,mos t’ju përjashtoj!Dil jashtë e mos u sill..”/Spiropali acarohet me Nokën

3 Korrik, 2025 12:56 pm
Arrestimet,reagon Bankers:Kemi investuar 4.5 miliardë dollarë në ekonominë shqiptare
Aktualitet

Arrestimet,reagon Bankers:Kemi investuar 4.5 miliardë dollarë në ekonominë shqiptare

3 Korrik, 2025 12:48 pm
“Shihte ëndrra me mamicë”, përplasje mes Spiropalit dhe Nokës: Je bërë për turp!
Aktualitet

“Shihte ëndrra me mamicë”, përplasje mes Spiropalit dhe Nokës: Je bërë për turp!

3 Korrik, 2025 12:41 pm
Para
Akte dhune ndaj fëmijëve në kopsht: T’jua shtypim veshët, bjonde e paparë

Akte dhune ndaj fëmijëve në kopsht: T’jua shtypim veshët, bjonde e paparë

COVID-19 në Shqipëri, Komiteti Teknik nuk ndryshon masat

Zgjedhjet/Rakacolli: Pas prillit pritet rritja e infektimeve e të sëmurëve

Ndiqni live emisionin “Opinion”

Ndiqni live emisionin “Opinion”
















TE FUNDIT

Goditet grupi i Suel Çelës, SPAK i sekuestron 4 mln Euro në Itali.Zbulohet skema e..

Goditet grupi i Suel Çelës, SPAK i sekuestron 4 mln Euro në Itali.Zbulohet skema e..
3 Korrik, 2025

Një organizate kriminale nga qyteti i Elbasanit, por e cila vepronte në Verona të Italisë, i janë sekuestruar pasuri të...

Lexo më shumë

Gjermania synon marrëveshje me talebanët për dëbimin e emigrantëve

Gjermania synon marrëveshje me talebanët për dëbimin e emigrantëve
3 Korrik, 2025

Ministri i Brendshëm i Gjermanisë, Alexander Dobrindt, ka deklaruar se dëshiron të negociojë një marrëveshje të drejtpërdrejtë me talibanët për...

Lexo më shumë

Policia serbe largon bllokadat pas një nate të tensionuar në Beograd dhe në Novi Sad

Policia serbe largon bllokadat pas një nate të tensionuar në Beograd dhe në Novi Sad
3 Korrik, 2025

Policia e Serbisë ka ndërhyrë gjatë natës mes 2 dhe 3 korrikut në disa lokacione në Beograd dhe Novi Sad,...

Lexo më shumë

Temperaturat e larta në Evropë, rritet numri i viktimave në Spanjë

Temperaturat e larta në Evropë, rritet numri i viktimave në Spanjë
3 Korrik, 2025

Të paktën 102 persona kanë vdekur në valën e parë ekstreme të të nxehtit të vitit që filloi të shtunën...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com