Teksa të dielën festohet Pashka Ortodokse, emigrantët kanë nisur të vijnë në Shqipëri. Në 24 orët e fundit, rreth 7000 persona dhe 3000 mjete kanë hyrë nga Greqia në pikën kufitare të Kapshticës.
Efektivët e policisë kufitare po punojnë me kapacitet të plotë për të shmangur radhët e mjeteve dhe njerëzve në kufi. Po kështu edhe pala greke nuk ka krijuar pengesa të qarkullimit ndërkufitar./Opinion.al