Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Të dielën Edi Rama prezanton qeverinë e re, këto janë ministritë që pritet të bashkohen

2017/08/22 at 12:07 PM
në Aktualitet, Kryesore, Politikë, Te Fundit
Kohë leximi: 5 min
A A
Reagimi i Ramës pas fitores së thellë

AppleMark

Pjesë e axhendës së Asamblesë Kombëtare është prezantimi i 5 raporteve të përgatitura nga grupet e punës që u ngritën me urdhër të kryeministrit. Niko Peleshi pritet të prezantojë arkitekturën e qeverisë së re, e cila do të jetë më e vogël dhe shumë e ndryshme nga ajo aktualja. Të gjithë emrat pretendentë për ministra, në pritje të telefonatës së Ramës.


Partia Socialiste do të mbledhë të dielën, më 27 gusht, Asamblenë Kombëtare, organi i dytë më i lartë vendimmarrës mes dy kongreseve. Megjithëse publikisht nuk është bërë e ditur asnjë axhendë e kësaj mbledhjeje, ajo në fakt është bërë e ditur gati dy muaj më parë nga vetë kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama, i cili gjatë një takimi me gjithë deputetët e zgjedhur dhe kandidatët për deputetë që zhvilloi në fillim të muajit korrik, do të ngarkonte edhe 5 grupet e punës të cilët do të analizonin situatat dhe do të hartonin një sërë raportesh me konstatime dhe sugjerime mbi çështje të natyrës politike, sociale dhe infrastrukturore, që duhet të përcaktojnë jo vetëm llojin e qeverisjes së ardhshme, por edhe vetë arkitekturën e qeverisë dhe institucioneve të tjera të vartësisë.

Kështu mësohet se gjatë kësaj mbledhjeje do të bëhet edhe prezantimi i strukturës së re qeverisëse. Do të jetë pikërisht Niko Peleshi ai që në emër të grupit të punës të përbërë nga: Damian Gjiknuri, Bledi Çuçi, Lindita Nikolla dhe Ogerta Manastirliu, do të paraqesë para anëtarëve të Asamblesë Kombëtare raportin mbi analizën e organizimit administrativ në çdo sektor dhe të një Dokumenti Rekomandimesh për reformën e administratës shtetërore, ku natyrisht përfshihet edhe struktura e re që duhet të ketë qeveria e ardhshme. Më konkretisht sipas burimeve nga Partia Socialiste ky dokument përmban një analizë të gjendjes ekzistuese, si edhe një draft-projekt ristrukturimi të rrjetit të agjencive, inspektorateve, zyrave kombëtare, rajonale e lokale, me propozime për shkrirjen, bashkimin apo zgjerimin, rast pas rasti, të institucioneve ekzistuese.

Natyrisht që ajo që është mësuar tashmë edhe nga vetë kryeministri Rama është se disa nga agjencitë që do të shkrihen për t’u bashkuar në një do të jenë ato që kanë të bëjnë me pronat, siç është ZRPP, ALUIZNI apo edhe ATP. Gjithashtu, grupi i punës pas dëgjesave edhe me grupet e interesit ka konstatuar se është i nevojshëm edhe ristrukturimi apo shkrirja e një sërë inspektoratesh që veprojnë aktualisht në vendin tonë. Sa i përket qeverisë së re, Dokumenti i Rekomandimeve mësohet se paraqet një arkitekturë të re, e cila në mënyrë të plotë do të mësohet vetëm të dielën. Por ndërkohë burime pranë selisë rozë kanë bërë të ditur se, ashtu siç edhe ka deklaruar vetë kryeministri Edi Rama gjatë këtyre javëve, do të jetë më e vogël se ajo aktualja. Kështu, mësohet se ky dokument trajton nevojën e shkrirjes dhe bashkimit të disa prej ministrive aktuale, të cilat ose mund të funksionojnë si një e përbashkët ose që kanë përafërsi fushash dhe detyrash.

Të njëjtat burime kanë bërë të ditur se ajo që mund të bashkohet është Ministria e Jashtme me atë të Integrimit, Ministria e Arsimit me atë të Kulturës, apo ministria e Financave me atë të Ekonomisë. Një variant që po diskutohet është edhe ai për të bashkuar Ministrinë e Ekonomisë me atë të Energjetikës, si dhe bashkimi i Ministrisë së Transporteve me Ministrinë e Zhvillimit Urban. Ndërkohë që veç prezantimit të arkitekturës që duhet të ketë qeveria e re, në mbledhjen e Asamblesë Kombëtare të së dielës pritet me interes edhe publikimi i emrave që kryeministri Edi Rama ka menduar të ketë në kabinetin e tij qeveritar që do të zyrtarizohet në shtator.

Burime nga PS kanë bërë të ditur se deri më tani nuk ka asnjë zhvillim në këtë drejtim dhe se të gjithë ata që pretendojnë të jenë në qeveri janë në pritje të “telefonatës” nga ana e kryeministrit për t’i njoftuar se do të jenë pjesë e kabinetit të ri qeveritar. Zhvillim ky që mund të ndodhë edhe në ditët në vazhdim, ndaj burimet nga PS megjithëse kanë theksuar se situata në këtë drejtim është ende e paqartë, nuk përjashtohet mundësia që Rama ta zbulojë kabinetin e tij qeveritar pikërisht gjatë mbledhjes së Asamblesë Kombëtare. Gjithsesi të tjera burime pranë kryeministrit Rama kanë bërë të ditur se qeveria e re do ketë shumë ndryshime nga ajo aktualja dhe se në të sërish një hapësirë të madhe do të gjejnë gratë, ndërsa nuk do të mungojnë edhe emrat surprizë.

Ata që kanë qarkulluar deri më tani si emra në media dhe në korridoret e PS si ministra të mundshëm janë: Fatmir Xhafaj te Ministria e Brendshme, Ditmir Bushati te Ministria e Jashtme, së cilës mund t’i bashkohet edhe Ministria e Integrimit, Damian Gjiknuri te Ministria e Transporteve apo Arben Ahmetaj te Ministria e Financës. Emra të tjerë që fliten si ministra të mundshëm është edhe ai i Ogerta Manastirliut te Shëndetësia, Olta Xhaçka te Mirëqenia Sociale dhe apo edhe Blerina Gjylameti tek Ekonomia. Gjatë mbledhjes së Asamblesë do të raportojnë edhe 4 grupet e tjera të punës të ngritura me urdhër të kryeministrit, të cilat do të paraqesin nga një raport të detajuar për secilën çështje dhe problematikë për të cilën ishin ngarkuar.

Kështu një raport do të paraqesë grupi i punës për veprimtarinë parlamentare, i kryesuar nga Gramoz Ruçi dhe ku bëjnë pjesë: Taulant Balla, Saimir Tahiri, Ermonela Felaj, Klodiana Spahiu dhe Ulsi Manja. Ky grup ka pasur detyrën të përgatisë një raport në formën e një dokumenti rekomandimesh për çdo aspekt të veprimtarisë parlamentare të partisë, si dhe të aktivitetit të deputetit, jo vetëm në parlament, po edhe në zonën e përfaqësimit.

Ai sugjeron zgjidhje se si zyrat kryesore elektorale në çdo bashki të Shqipërisë duhet të adaptohen dhe të funksionojnë në katër vitet e ardhshme si zyra të grupit parlamentar të qarkut. Ndërkohë që një tjetër raportim do të jetë edhe ai i grupit të punës, i përbërë nga Milva Ikonomi, Evis Kushi, Almira Xhembulla, Vilma Bello, Ardiana Jaku dhe Laert Duro, i cili ka përgatitur Dokumentin Kombëtar dhe ku përfshihen problematikat kryesore të natyrës politike, sociale dhe infrastrukturore që duhen adresuar në katër vitet e ardhshme, nga qeveria e re. ky grup pune ka renditur dhe 3 prioritetet kryesore në çdo qark.

Nuk dihet nëse gjatë kësaj mbledhjeje përveç kreut të grupit të punës do të raportojnë edhe drejtuesit politikë të qarqeve për këtë çështje. Një tjetër raport që do të paraqitet të dielën në asamble është ai që do të quhet Dokumenti i Rekomandimeve për Derregullimin, mbi një analize tërësore të numrit të licencave e dokumenteve. Ai është hartuar nga një grup pune i përbërë nga Arben Ahmetaj, Erion Braçe, Ilir Beqja, Ditmir Bushati, Elisa Spiropali, Klotilda Ferhati dhe Milena Harito.

Ndërkohë që i fundit që pritet të raportojë është Fatmir Xhafaj në emër të grupit të punës që ka përgatitur raportin mbi gjendjen aktuale politike dhe organizative të partisë në çdo qendër votimi. Në fund pas kësaj ekspozeje në bazë edhe të përfundimeve të secilit grup pune, kreu i PS-së do të mbajë një fjalë përmbledhëse, ku me interes pritet pikërisht çështja e kabinetit të ri qeveritar./Mapo.al/

Etiketa: bashkimiedi ramaministriteqeveria e re


Ju sugjerojmë

Shkodër/ Japin dorëheqje drejtuesit e njësive administrative
Aktualitet

Shkodër/ Japin dorëheqje drejtuesit e njësive administrative

14 Korrik, 2025 7:40 pm
Belinda Balluku kërkon dorëheqjen e drejtorëve të Bashkisë Lushnje
Kryesore

Belinda Balluku kërkon dorëheqjen e drejtorëve të Bashkisë Lushnje

14 Korrik, 2025 7:32 pm
Serbia dhe Kina do të kryejnë stërvitje të përbashkët ushtarake për herë të parë
Rajoni

Serbia dhe Kina do të kryejnë stërvitje të përbashkët ushtarake për herë të parë

14 Korrik, 2025 7:18 pm
Planetët sjellin trazira!Meri Shehu:Javë me shpërthime emocionale dhe përplasje në..
-Jetë dhe Stil

Planetët sjellin trazira!Meri Shehu:Javë me shpërthime emocionale dhe përplasje në..

14 Korrik, 2025 7:02 pm
Takimi në SHBA,Rutte:Putin ta marrë seriozisht paralajmërimin e presidentit amerikan
Bota

Takimi në SHBA,Rutte:Putin ta marrë seriozisht paralajmërimin e presidentit amerikan

14 Korrik, 2025 6:44 pm
Degradohet ura e Milotit, asnjë masë e ndërmarrë deri më tani nga institucionet
Aktualitet

Degradohet ura e Milotit, asnjë masë e ndërmarrë deri më tani nga institucionet

14 Korrik, 2025 6:20 pm
Trump kërcënon Rusinë me tarifa nëse nuk arrihet marrëveshje për Ukrainën
Bota

Trump kërcënon Rusinë me tarifa nëse nuk arrihet marrëveshje për Ukrainën

14 Korrik, 2025 6:05 pm
Gjykata i dënon me burgim Agim Çekun dhe 9 të tjerë në rastin “Veteranët”
Rajoni

Gjykata i dënon me burgim Agim Çekun dhe 9 të tjerë në rastin “Veteranët”

14 Korrik, 2025 5:55 pm
Kellogg dhe Zelensky bisedojnë për blerjen e armëve për Ukrainën
Bota

Kellogg dhe Zelensky bisedojnë për blerjen e armëve për Ukrainën

14 Korrik, 2025 5:32 pm
Kultura e munguar e përgjegjësisë: Pse dorëheqjet morale janë të rëndësishme
Aktualitet

Kultura e munguar e përgjegjësisë: Pse dorëheqjet morale janë të rëndësishme

14 Korrik, 2025 5:17 pm
Para
Artan Lame: Testim për gjithë punonjësit e ALUIZNI-t, nga specialisti, te drejtori

Artan Lame: Testim për gjithë punonjësit e ALUIZNI-t, nga specialisti, te drejtori

Voltana Ademi kundër Kryeministrit, a është kjo fyerja që zgjodhi ajo për Ramën?

Kengetari e akuzoi se dërgoi Policinë për ta ndaluar të këndojë, reagon Voltana Ademi

E mbani mend vajzën e Zhades, ja sa seksi duket ajo sot

E mbani mend vajzën e Zhades, ja sa seksi duket ajo sot
















TE FUNDIT

Shkodër/ Japin dorëheqje drejtuesit e njësive administrative

Shkodër/ Japin dorëheqje drejtuesit e njësive administrative
14 Korrik, 2025

Pasditen e sotme, të gjithë administratorët e njësive administrative në Bashkinë Shkodër kanë paraqitur dorëheqjen nga pozicionet e tyre pranë...

Lexo më shumë

Belinda Balluku kërkon dorëheqjen e drejtorëve të Bashkisë Lushnje

Belinda Balluku kërkon dorëheqjen e drejtorëve të Bashkisë Lushnje
14 Korrik, 2025

Zëvendëskryeministrja e Republikës së Shqipërisë, Belinda Balluku, zhvilloi një takim me drejtorët e Bashkisë Lushnjë, në ambjentet e këtij institucioni....

Lexo më shumë

Serbia dhe Kina do të kryejnë stërvitje të përbashkët ushtarake për herë të parë

Serbia dhe Kina do të kryejnë stërvitje të përbashkët ushtarake për herë të parë
14 Korrik, 2025

Serbia dhe Kina pritet të zhvillojnë stërvitje të përbashkët ushtarake për herë të parë kah fundi i këtij muaji, njoftoi...

Lexo më shumë

Planetët sjellin trazira!Meri Shehu:Javë me shpërthime emocionale dhe përplasje në..

Planetët sjellin trazira!Meri Shehu:Javë me shpërthime emocionale dhe përplasje në..
14 Korrik, 2025

Java që sapo ka nisur pritet të jetë e mbushur me energji impulsive dhe ngjarje të vrullshme, sipas parashikimit të...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com