Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Të dhënat personale sensitive, 39% e administratës s’di saktë kategoritë

2022/05/27 at 8:53 AM
në Sociale, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Të dhënat personale sensitive, 39% e administratës s’di saktë kategoritë

Një pyetësor i Komisionerit për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale zbuloi se 39 për qind e atyre që iu përgjigjen pyetjeve nuk dinin përcaktimin e saktë të gjithë kategorisë së të dhënave që quhen personale sensitive.


Pyetësori i bërë tashmë publik tregon se një pjesë cilësonin si të dhënë sensitive emrin apo adresën.

“Lidhur me pyetjen se cilat nga të dhënat e mëposhtmet do të klasifikohej si e dhënë personale sensitive, rezulton se 39% e përgjigjeve i janë referuar si të dhëna sensitive disa alternativave të pasakta, konkretisht, adresës 11%, emrit 5% dhe alternativës të gjitha të mësipërmet 23% e të gjithë përgjigjeve”, thuhet në pyetësorin e Komisionerit.

I njëjti vlerëson se lidhur me pyetjen se cilat të dhëna personale mund të mbajë ligjërisht punëdhënësi për punonjësit e tij, dhe bazuar në përgjigjet e dhëna rezulton se, 10% e përgjigjeve identifikojnë të dhëna të pasakta, të cilat mund ti administrojë punëdhënësi si: 1% Adresën GPS të telefonit celular, 1% Të dhënat e bankës përfshirë kartën e kreditit, 8% Të dhëna lidhur me shëndetin.

Një tjetër pyetje ishte ajo lidhur me çfarë duhet pasur parasysh kur mbledhim të dhënat personale të individëve. Të tre alternativat e vëna në dispozicion janë të sakta, pra në rast se mbledhim të dhëna personale duhet të: 1) Të mos mblidhen informacione personale pa kufizim, 2) Të mos mashtrohen individët në lidhje me qëllimet e mbledhjes së të dhënave personale si dhe 3) Të kufizohet sasia dhe lloji i informacionit që mblidhen në atë që nevojitet për qëllimet e identifikuara. Bazuar në rezultatet e përgjigjeve të dhëna, 59% e anketuesve kanë arritur të evidentojnë se të tre alternativat e dhëna janë të sakta, ndërkohë që 41% e tyre, kanë evidentuar vetëm njërën apo dy alternativa të sakta.

“Bazuar në rezultatet e përgjigjeve të dhëna, 59% e anketuesve kanë arritur të evidentojnë se të tre alternativat e dhëna janë të sakta, ndërkohë që 41% e tyre, kanë evidentuar vetëm njërën apo dy alternativa të sakta” thuhet në pyetësor.

Një pyetje tjetër ishte ajo se : Çfarë përbën bazë ligjore për përpunimin e të dhënave sipas legjislacionit shqiptar për mbrojtjen e të dhënave personale?

“Me anë të kësaj pyetje është synuar kuptueshmëria se sa të informuar janë nëpunësit e administratës publike se, çfarë përbën bazë ligjore për përpunimin e të dhënave sipas legjislacionit shqiptar për mbrojtjen e të dhënave personale. Nga analiza e përgjigjeve rezulton se, përreth 34.4% e të pyeturve kanë identifikuar në mënyrë të gabuar duke përzgjedhur si alternativë: 1) Opinionin e Kryeministrit dhe 2) Urdhrin e titullarit të Institucionit, dhe jo alternativën e saktë konkretisht: Pëlqimin e subjektit të të dhënave”, thuhet në pyetësor.

Sipas zyrës së Komisionerit pyetësori u realizua nëpërmjet 21 pyetjeve, të cilat kishin si përgjigje disa alternativa zgjedhjeje. Në këtë pyetësor janë përfshirë përreth 121 institucione nga sektori publik, duke përfshirë këtu institucionet e pushtetit qendror, institucione të pushtetit vendor, institucione të pavarura si dhe institucione të tjera.

Referuar përgjigjeve rezulton se, në këtë pyetësor kanë marrë pjesë 1704 nëpunës publik. Pjesëmarrësit, të ndarë në përqindje janë përkatësisht: 50% e të pyeturve janë nëpunës të institucioneve të Pushtetit Qendror, 13% e tyre janë pjesë të institucioneve të Pushtetit Vendor, 21% e tyre janë nëpunës të institucioneve të pavarura, dhe 16 % e të pyeturve i përkasin institucioneve të tjera./Monitor



Ju sugjerojmë

(Foto-Video) “Blindohet” Rinasi dhe Tirana gjatë eskortimit të skuadrës serbe
Kryesore

Policia e shoqëroi deri në Rinas, skuadra serbe niset për Beograd

8 Qershor, 2025 10:33 am
Ukrainë/ Valë sulmesh në Kharkiv, katër të vdekur e afro 60 të plagosur
Bota

Ukrainë/ Valë sulmesh në Kharkiv, katër të vdekur e afro 60 të plagosur

8 Qershor, 2025 10:23 am
Edi Rama flet për “Corriere della Sera”: Fitoren e prisja
Aktualitet

Videokartolina/ Festivali i Arkitekturës, Rama: Diskutime për ecurinë e Shqipërisë

8 Qershor, 2025 10:12 am
“Serbia i mbijetoi ferrit në Tiranë”, përballja historike në ‘syrin’ e mediave serbe
Kryesore

“Serbia i mbijetoi ferrit në Tiranë”, përballja historike në ‘syrin’ e mediave serbe

8 Qershor, 2025 9:53 am
Çështjet e punës dhe shtetësisë/ Italia voton sot e nesër për Referendumin 2025
Bota

Çështjet e punës dhe shtetësisë/ Italia voton sot e nesër për Referendumin 2025

8 Qershor, 2025 9:47 am
U përplas me disa automjete, merr flakë makina në mes të autostradës Tiranë-Durrës
Aktualitet

U përplas me disa automjete, merr flakë makina në mes të autostradës Tiranë-Durrës

8 Qershor, 2025 9:40 am
Pse BE-ja ende po blen plehra ruse?
Bota

Pse BE-ja ende po blen plehra ruse?

8 Qershor, 2025 9:16 am
Si ndikojnë miliarderët francezë në politikë?
Bota

Si ndikojnë miliarderët francezë në politikë?

8 Qershor, 2025 9:02 am
Sfida me Serbinë, Duka: I kishim të gjitha shanset për të fituar!
Kryesore

Sfida me Serbinë, Duka: I kishim të gjitha shanset për të fituar!

8 Qershor, 2025 8:50 am
Përplasi për vdekje me makinë 59-vjeçarin dhe u largua/ Shpallet në kërkim shoferi
Aktualitet

Tiranë/ Konflikt për motive të dobëta, plagoset me armë zjarri 31 vjeçari

8 Qershor, 2025 8:44 am
Para
Reja publikon listën e lojtarëve të ftuar për 3 sfidat e Kombëtares

Reja publikon listën e lojtarëve të ftuar për 3 sfidat e Kombëtares

Gjendet një i ri pajetë në një dhomë hoteli në Tiranë

Makina përplas gruan në Elbasan, policia shoqëron në Komisariat shoferin

Kosovë/Babai vritet me thikë nga djali i tij,vdes dhe autori,e vret vëllai binjak

Kosovë/Babai vritet me thikë nga djali i tij,vdes dhe autori,e vret vëllai binjak
















TE FUNDIT

Policia e shoqëroi deri në Rinas, skuadra serbe niset për Beograd

(Foto-Video) “Blindohet” Rinasi dhe Tirana gjatë eskortimit të skuadrës serbe
8 Qershor, 2025

Policia shoqëroi kombëtaren serbe deri në pistën e Aeroportit të Rinasit. Burime për Klan News bëjnë me dije se nuk...

Lexo më shumë

Ukrainë/ Valë sulmesh në Kharkiv, katër të vdekur e afro 60 të plagosur

Ukrainë/ Valë sulmesh në Kharkiv, katër të vdekur e afro 60 të plagosur
8 Qershor, 2025

Rusia ka goditur qytetin e dytë më të madh të Ukrainës, Kharkiv-in, me një valë të fuqishme sulmesh ajrore, përfshirë...

Lexo më shumë

Videokartolina/ Festivali i Arkitekturës, Rama: Diskutime për ecurinë e Shqipërisë

Edi Rama flet për “Corriere della Sera”: Fitoren e prisja
8 Qershor, 2025

Kryeministri Rama ndan me ndjekësit e tij videokartolinën e Festivalit Ndërkombëtar Bread&Heart, që mblodhi në Tiranë arkitektë nga e gjithë...

Lexo më shumë

“Serbia i mbijetoi ferrit në Tiranë”, përballja historike në ‘syrin’ e mediave serbe

“Serbia i mbijetoi ferrit në Tiranë”, përballja historike në ‘syrin’ e mediave serbe
8 Qershor, 2025

Mediat serbe kanë dënuar sjelljen e tifozëve shqiptarë gjatë sfidës së mbrëmshme, 7 qershor, Shqipëri-Serbi. Në disa tituj të tyre...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com