Vijon procesi i numërimit të votave në kryeqytet. Në të dhënat zyrtare të publikuara në faqen e Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve deri në orën 15:51 rezulton se janë numëruar 2661 kuti votimi nga 5199 Qendra Votimi.
Sipas KQZ, në Tiranë deri në këto momente, po kryeson Partia Socialiste, e ndjekur nga Partia Demokratike, Lëvizja Socialiste për Integrim dhe Partia Social Demokrate.
Të shprehura në përqindje rezultatet janë: PS: 48.12 %; PD: 39.40%; LSI: 6.03% ; PSD: 3.17 %.
Ndërkohë kanë dalë rezultatet e votimit elektronik në njësinë numër 10 në kryeqytet KZAZ numër 40, ku për herë të parë u aplikua votimi elektronik.
Rezultati për subjektet zgjedhore ka qenë: PS – 6007 vota; PD – 4550 vota; LSI- 628 vota; PSD- 208 vota./Opinion.al