Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Të dhënat e OKB/ Si po e sëmurin botën ndryshimet klimatike 

2023/12/05 at 8:37 AM
në Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 5 min
A A
Të dhënat e OKB/ Si po e sëmurin botën ndryshimet klimatike 

Stresi i nxehtësisë. Dëmtimi i mushkërive nga tymi i zjarreve. Përhapja e mushkonjave që bartin sëmundje në rajone të reja falë rritjes së temperaturave. Këto javë vetëm disa nga mënyrat se si është ndikuar dhe përkeqësuar shëndeti publik nga ndryshimet klimatike. Për herë të parë, këto kanë qenë në qendër të vëmendjes në samitin vjetor të Organizatës së Kombeve të Bashkuara (OKB) për klimën, COP28. Ministrat qeveritarë pritet të bisedojmë për mënyrat se si mund t’i mbrojnë njerëzit nga kërcënimet shëndetësore si pasojë e ndryshimit klimatik, të cilat rrezikojnë ta zhbëjnë përparimin dekadash në shëndetin publik. 


Nga viti 2030, ekspertët presin që vetëm katër nga këto kërcënime, kequshqyerja apo mosushqyerja, malaria, diarreja dhe stresi i nxehtësisë – do ta rrisnin numrin e përgjithshëm të të vdekurve në gjithë botën për 250.000 për vit, sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH). “Ngjarjet e motit ekstrem po bëhen ngjarje të shëndetit ekstrem”, tha Martin Edlund, shef ekzekutiv i organizatës jofitimprurëse për shëndetin global, Malaria No More. Ja se si ndryshimi klimatik po e dëmton shëndetin e njerëzve nëpër botë ditët e sotme, dhe çfarë mund të presin vendet në të ardhmen. 

Sëmundjet ngjitëse 

Mushkonjat të cilat mund të bartin viruse, përfshirë ethet tropikale dhe malaria, Nili Perëndimor dhe Zika, po kalojnë nëpër pjesë të reja të botës, sepse temperaturat e ngrohta dhe shirat e rrëmbyeshëm u krijojnë atyre kushte më të përshtatshme për t’u shumëzuar. Rastet e raportuara me ethe tropikale janë rritur prej rreth gjysmë milioni sa ishin në vitin 2000 në më shumë se 5 milionë në vitin 2019, sipas OBSH-së. Vetëm këtë vit, rastet në Brazil janë rritur për 73 për qind krahasuar me mesataren e pesë vjetëve të fundit, tha Edlund, me Bangladeshin që ka vuajtur nga një përhapje rekorde e etheve tropikale. 

Ndryshimi klimatik është duke e pasur një ndikim të paparashikueshëm në malarien, po ashtu, pasi në vitin 2022 u regjistruan 5 milionë raste më shumë se në vitin paraprak – duke e çuar numrin e përgjithshëm në 249 milionë, sipas Raportit Botëror të OBSH-së për Malarien. Vërshimet në Pakistan vitin e kaluar, për shembull, shkaktuan një rritje prej 400 për qind të rasteve me malarien në këtë vend, sipas raportit. Kjo sëmundje është përhapur edhe në vendet e larta të Afrikës, të cilat kanë qenë të ftohta për mushkonjat në të kaluarën. Dy vaksina të reja për malarien, që priten të jenë në dispozicion vitin e ardhshëm, ofrojnë paksa shpresë për ta luftuar këtë përhapje. 

Ujërat e ndotura 

Stuhitë dhe vërshimet e shkaktuara nga ndryshimi klimatik po ua mundësojnë të shpeshtohen sëmundjeve të tjera ngjitëse nga uji. Pas shumë dekadash përparim kundër kolerës, një infektim i zorrëve i përhapur nga ushqimi dhe uji i ndotur, numri i rasteve po rritet përsëri, përfshirë edhe në vendet të cilat e kishin shfarosur pothuajse plotësisht këtë sëmundje. Pa mjekim, kolera mund të shkaktojë vdekje brenda orësh. 

Në vitin 2022, 44 vende raportuan raste me kolerë, një rritje prej 25 për qind krahasuar me vitin 2021, sipas OBSH-së, e cila nënvizoi ndikimin e cikloneve, vërshimeve dhe thatësirës në ndërprerjen e qasjes në ujë të pastër dhe në ndihmimin e baktereve për të lulëzuar. Përhapjet e sëmundjeve kohëve të fundit kanë qenë shumë më vdekjeprurëse, po ashtu, sepse shkalla e vdekshmërisë tani është më e larta e regjistruar në dekadën e fundit, sipas OBSH-së. Diarreja, po ashtu, përforcohet nga ndryshimi klimatik. Diarreja është shkaktari i dytë kryesor i vdekjeve në mesin e fëmijëve nën moshën 5-vjeçare, pas pneumonisë, duke ua marrë jetën më shumë se gjysmë milioni fëmijëve çdo vit. 

I nxehti ekstrem dhe qiejt e tymosur 

Stresi i nxehtësisë – një nga ndikimet më të qarta të ngrohjes globale – parashikohet t’i prekë qindra miliona njerëz me vazhdimin e rritjes së temperaturave në dekadat e ardhshme. Duke ditur që bota është rreth 1.1 gradë më e ngrohët tani se temperatura mesatare para industriale, në vitin 2022 njerëzit përjetuan rreth 86 ditë mesatarisht të temperatura të larta dhe të rrezikshme, sipas një raporti të revistës mjekësore, Lancet, i publikuar muajin e kaluar. Nëse bota ngrohet për 2 gradë mbi nivelet e kohës para industriale, thuhet në raporton, atëherë vdekjet nga i nxehti çdo vit mund të katërfishohen. Sipas një studimi të revistës Nature Medicine në korrik, rreth 61.000 njerëz vdiqën gjatë valëve të të nxehtit evropian në verën e vitit 2022. 

I nxehti, po ashtu, i ka bërë më të thata pyjet, duke shkaktuar zjarre të mëdha nëpër pjesë të mëdha të botës në vitet e fundit. Gjatë dekadës që nisi në vitin 2010, më shumë se 2 miliardë njerëz u ekspozuan së paku një ditë në vit në ndotje të pashëndetshme ajrore si pasojë e tymit të zjarrit, sipas një studimi të revistës Nature në shtator. Kjo është një rritje prej 6.8 për qind krahasuar me dekadën e kaluar. Në Shtetet e Bashkuara, ndotja e ajrit nga zjarret i vret tani nga 4.000 deri në 28.000 njerëz çdo vit, sipas organizatës jofitimprurëse The American Thoracic Society./REL 



Ju sugjerojmë

Për turizëm dentar në Lushnje! Italianët vizitojnë edhe atraksionet
Aktualitet

Për turizëm dentar në Lushnje! Italianët vizitojnë edhe atraksionet

6 Korrik, 2025 10:18 pm
Ministria e Mbrojtjes: Izolohen tri vatra zjarresh në territorin e vendit
Aktualitet

Ministria e Mbrojtjes: Izolohen tri vatra zjarresh në territorin e vendit

6 Korrik, 2025 9:56 pm
Ronaldo sqaron arsyen e mungesës në ceremoninë e lamtumirës të Diogo Jota-s
Sport

Ronaldo sqaron arsyen e mungesës në ceremoninë e lamtumirës të Diogo Jota-s

6 Korrik, 2025 9:40 pm
Mark Rutte: Lufta e Tretë Botërore do të fillojë me pushtime të njëkohshme nga …
Bota

Mark Rutte: Lufta e Tretë Botërore do të fillojë me pushtime të njëkohshme nga …

6 Korrik, 2025 9:08 pm
Netanyahu vizitë në SHBA, pritet takim me Trump për lehtësimin e tarifave ndaj Izraelit
Bota

Netanyahu para takimit me Trump: Lirimi i pengjeve dhe armëpushimi, qëllimi kryesor

6 Korrik, 2025 8:34 pm
Humb jetën turisti malazez në Malësinë e Madhe, ja çfarë dyshon policia
Aktualitet

Kukës/ Makina del nga rruga, humb jetën shoferi në Kukës

6 Korrik, 2025 8:21 pm
Akuzat e opozitës për zgjedhjet, Rama: Rezultati ishte fryt i një pune të gjatë!
Kryesore

Rama reagon sërish për zaptimin e hapësirave publike:Koha për të çliruar trotuaret..

6 Korrik, 2025 8:07 pm
Policia, kontrolle për nivelin e zhurmës
Aktualitet

Policia, kontrolle për nivelin e zhurmës

6 Korrik, 2025 7:54 pm
Reshje të dendura dhe stuhi në Itali, raportohet për një viktimë
Bota

Reshje të dendura dhe stuhi në Itali, raportohet për një viktimë

6 Korrik, 2025 7:35 pm
Emërohet drejtori i ri i burgut të Drenovës
Aktualitet

Emërohet drejtori i ri i burgut të Drenovës

6 Korrik, 2025 6:59 pm
Para
Izraeli injoron thirrjet për mbrojtjen e civilëve, intensifikon sulmet drejt Rripit të Gazës 

Izraeli injoron thirrjet për mbrojtjen e civilëve, intensifikon sulmet drejt Rripit të Gazës 

Çmimet e karburantit në vendin tonë “të ngrira”, në tregjet botërore janë ulur me 20% në dy muajt e fundit 

Çmimet e karburantit në vendin tonë “të ngrira”, në tregjet botërore janë ulur me 20% në dy muajt e fundit 

Përplasën dy makina në Vlorë, plagosen nënë e bijë

Bie zjarr në banesë, shkak bëhet soba me dru. Niset me urgjencë drejt spitalit 55-vjeçari 
















TE FUNDIT

Për turizëm dentar në Lushnje! Italianët vizitojnë edhe atraksionet

Për turizëm dentar në Lushnje! Italianët vizitojnë edhe atraksionet
6 Korrik, 2025

Shumë italianë nuk e zgjedhin Shqipërinë vetëm për pushime të shkurtra. Ata vijnë në vendin tonë edhe për turizmin detar...

Lexo më shumë

Ministria e Mbrojtjes: Izolohen tri vatra zjarresh në territorin e vendit

Ministria e Mbrojtjes: Izolohen tri vatra zjarresh në territorin e vendit
6 Korrik, 2025

Ministria e Mbrojtjes bëri me dije se kanë aktivizuar Mekanizmin Europian të Mbrojtjes Civile në betejën kundër zjarreve. Për këtë...

Lexo më shumë

Ronaldo sqaron arsyen e mungesës në ceremoninë e lamtumirës të Diogo Jota-s

Ronaldo sqaron arsyen e mungesës në ceremoninë e lamtumirës të Diogo Jota-s
6 Korrik, 2025

Cristiano Ronaldo ishte një nga personat që mungoi në ceremoninë e lamtumirës së Diogo Jota-s dhe vëllait të tij Andre,...

Lexo më shumë

Mark Rutte: Lufta e Tretë Botërore do të fillojë me pushtime të njëkohshme nga …

Mark Rutte: Lufta e Tretë Botërore do të fillojë me pushtime të njëkohshme nga …
6 Korrik, 2025

Shefi i NATO-s, Mark Rutte, bëri një parashikim të frikshëm, sipas të cilit Lufta e Tretë Botërore do të fillojë...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com