Aktualitet

Të dënuar për vrasje dhe dhunë në familje, ekstradohen dy shqiptarët


               Publikuar në : 11:30 - 25/04/19 |
b.f

Autoritetet shqiptare në bashkëpunim me ato greke bënë të mundur kapjen dhe ekstradimin e dy personave të cilët ishin të shpallur në kërkim për vepra të ndryshme penale.

Kështu, specialistët e Interpol Tirana kryen ekstradimin nga Athina drejt vendit tonë të 36-vjeçarit Ali Toskaj, lindur në Fier.

Sipas policisë, “Toskaj ishte i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Z.Q.K Interpol Tirana, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Vlorë me vendimin në vitin 2017 e ka dënuar me 16 vite burg për veprat penale “Vrasje me dashje, kryer në bashkëpunim, mbetur në tentativë”, “Vjedhje me armë” dhe “Prodhim dhe mbajtje pa leje e armëve luftarake dhe municioneve”.

I ekstraduari tjetër, po nga Athina, është një 48-vjeçar me iniciale G.B. Ai ishte i shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Shkallës së Parë Pogradec në vitin 2017, ka caktuar masën e sigurisë ‘arrest me burg’ për veprën penale,” Dhunë në familje”./Opinion.al

Pas