Një konflikt në spitalin e Durrësit ka lënë të plagosur mjekun Gerald Kola. Sipas informacionit të Policisë së Durrësit, rreth orës 19:30 në urgjencën e spitalit të qytetit bregdetar kanë shkuar dy persona, njëri 33 dhe tjetri 38 vjeç në gjendje të dehur. Ata janë konfliktuar më pas me mjekun Kola, duke e goditur me tullë në kokë.
Për pasojë, mjeku ka marrë plagë në kokë dhe në gojë, por fatmirësisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Ndërkohë, Policia e Durrësit njofton se ka shoqëruar në komisariat dy shtetasit, E.Sh., 33 vjeç dhe M.B., 38 vjeç, banues në Durrës./Opinion.al