Aktualitet

“Të daltë plasja!”, motra u drejtohet vëllezërve: Keni punë me mua



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 19:48 - 26/06/22 |
Opi Nion

Në fundin e seancës së ndërmjetësimit të “Shihemi në Gjyq” nga “E diela shqiptare” në Tv Klan, Lumturia vazhdon t’i qëndrojë kërkesës së saj ndaj të  vëllait, Nazmiut.

Ajo nuk kërkon para prej tij veç pjesës që i takon nga pasuria e të atit sepse nuk ka një konflikt me Nazmiun.

Ky i fundit ka  problem me vëllain tjetër, Kujtimin, i cili i ka marrë shtëpinë me anë të një prokure dhurimi duke shfrytëzuar situatën e Nazmiut gjatë një periudhe që ai ishte në burg.

Në pamundësi për ta përfunduar seancën për shkak të përfshirjes edhe të palëve të tjera, Eni Çobani fton vëllanë e tyre së  bashku me bashkëshorten e tij në zgjidhjen e çështjes.

Lumturi: Pusho një çikë ti! Kur hap gojën ndrin ti, të daltë plasja! Nuk të përmbysi djepin budalla, o budalla!

Nazmi: Zonja Eni, një minutë!

Nazmi: Të dy këta noterët, kur kam dalë nga burgu, kam vajtur në Tepelenë, kam gjetur në Google numrin e këtij  Pëllumbit, sa e kanë marrë vesh, zhdukej. Erdha këtu te Shpresa Gjoçi, gjeta numrin në Google, kur shkova atje më thanë “tani sa doli se kishte punë”, e mora në telefon tha “ohu do rri të të pres ty unë, do iki të ha drekë”, më futi block në telefon.

Eni Çobani: Atëherë, zonja Lumturi, edhe njëherë ju bëra një pyetje, vazhdoni të kërkoni pjesën tuaj te babai juaj apo jo?

Lumturi: Unë dua pjesën e babait tim. Ky me atë të bëjë çfarë t’i dojë qejfi!

Nazmi: Unë jam me qera, unë s’kam shtëpi.

Lumturi: Keni punë me mua të dy./ Tv Klan

Pas