Autoritetet ekuadoriane kanë njoftuar se 57 rojet dhe oficerët e policisë që u mbajtën peng për më shumë se 24 orë në burgjet e vendit, janë liruar.
57 të liruarit ishin kthyer të palënduar pas kryengritjes së burgjeve, e cila ishte drejtuar nga grupet kriminale në kundërpërgjigje të disa bastisjeve të policisë dhe ushtrisë ditët e fundit në qelitë e burgjeve.
“Kemi marrë të gjitha masat tashmë në sistemin e burgjeve, prandaj dhe lindën reagimet e dhunshme nga organizatat kriminale që tentuan të intimidojnë shtetin,” u shpreh presidenti Guillermo Lasso dje në lidhje me zhvillimet.
Në burgun e Latacunga, 80 km në jug të kryeqyteti Quito, policia tha se kishte gjetur dhjetra thika dhe jelekë anti-plumb gjatë një bastisjeje, sipas të përditshmes El Comentario.
Të burgosur të rinj në Virgilio Guerrero ishin mes shkaktarëve të kryengritjes që dëmtoi rëndë institucionin prej sulmeve me zjarrvënie, thanë autoritetet.
Një shpërthim depozite gazi me dinamit ishte përdorur në një urë në provincën Napo pranë Amazonës se Ekuadorit, thanë mediat.
Zhvillimet vijnë dy muaj para se Ekuadori të zgjedhë presidentin e ri, shkruan e përditshmja britanike The Independent.