Aktualitet

“Të bëhet truri si kafe allaturka”,Rama-komentuesit:Pse mërziteni,fiton PS


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 18:11 - 22/01/21 |
Semiljana Azizi

Kryeministri Edi Rama ka qenë ditën e sotme në qytetin e Fierit ku dhe ka inspektuar nga afër kantierin e punimeve për ndërtimin e spitalit nga qeveria turke.

Teksa vizitën e tij e kishte pasqyruar në rrjetet sociale, një qytetar iu ankua se pronarët e tokave nuk janë dëmshpërblyer sipas ligjit. Nuk ka vonuar edhe përgjigja e kryeministrit duke i sugjeruar komentuesit që të mos qendroj shumë në kafene.

Pjesë nga komenti:

Komentuesi: Zoti ministër, dëgjohet se pronarët e tokave nuk janë dëmshpërblyer sipas ligjit. Thuhet se janë shpronësuar me dhunë dhe dëmshpërblime të pakta.

Rama: Mos rri shumë në kafene se çfarë nuk dëgjon dhe të bëhet truri si filxhan kafeje.

Komentuesi: Përgjigje është kjo? Më vjen keq për kohë që shkruajta, nuk ka vlerë…

Rama: Po pse çfarë përgjigje prisje ti, apo muhabet kafeneje? Ku ka dëmshpërblim jo sipas ligjit, si u bëka kjo? Dhe që ta saktësoj, jo si filxhan po si fundi i filxhanit kur e pi allaturka bëhet truri po e ushqeu njeriu me muhabete kafenesh.

Ndërkaq, një tjetër qytetar i tha kryeministrit Rama se nuk duhet të punojnë me këtë ritëm vetëm në muaj e fundit të mandatit, por gjithmonë. Replikat mes Ramës dhe komentuesve kishin brenda edhe ironinë dhe batutat.

Pjesë nga komenti:

Komentuesi: Gjithë këto punë që po i bëni vetëm 3 muaj perpara zgjedhjeve, imagjino sikur të kishit punuar me këtë ritëm gjatë 7 viteve të kaluara? Si do e kishim Shqipërinë sot?

Rama: Me këtë ritëm kam punuar çdo ditë unë vëlla, dhe mund ta verifikosh duke shkruar në postimet e mëposhtme qëkur është hapur Facebook. Halli yt është të fitoj prapë PS-ja, po mos u mërzit se për atë punë ne jemi s’ka tjetër./Opinion.al

 

Pas