Sport

Taulant Xhaka sërish në formacionin e javës


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 12:51 - 17/10/16 |
root

Mesfushori i Bazelit dhe i kombëtares shqiptare, Taulant Xhaka, për të disatën herë gjatë këtij sezoni është përzgjedhur në formacionin më të mirë të javës në Super Ligën zvicerane.

Ai dhuroi asistin e golit të dytë në fitoren 3-0 të Bazelit ndaj Luzernës në shtëpi, duke bërë gjithashtu një paraqitje mjaft solide në qendër të mesfushës, çka e përfshiu në 11-shen më të mirë të javës së 11, e publikuar nga gazeta “Blick”.

Muajin e kaluar Taulanti u rendit i dyti në garën për çmimin “Futbollisti i Muajit”, çka vërteton se mesfushori po kalon një periudhë mjaft pozitive në karrierën e tij dhe në kampionatin zviceran është një nga futbollistët më të rëndëishëm./panoramasport

Pas