Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Taulant Xhaka/ “Heroi” i Beogradit, sot një “tradhtar” i zhgënjyer

2017/03/28 at 1:12 PM
në Sport
Kohë leximi: 3 min
A A
Taulant Xhaka/ “Heroi” i Beogradit, sot një “tradhtar” i zhgënjyer

“Jam më se i kënaqur. Xhaka është një lojtar polivalent, i cili luan kudo që ta vendosësh. Është një “xhol” në kuptimin e plotë të fjalës dhe kjo është një gjë shumë e mirë për ne”.


/Xhani De Biasi 6 tetor 2014/

Shumë ujë ka rrjedhur që nga ajo kohë. Shumë deklarata janë bërë nga ajo kokë kur në kombëtare kishte mbërritur jo pa bujë vëllai i Granit Xhakës që atëherë luante në Bundesligën gjermane. Janë fjalët e Xhani De Biasit që jo pa krenari thoshte para medieve se kishte zbuluar një tjetër talent të cilin e kishte bërë pjesë të kombëtares. I lindur në Basel të Zvicrës në 28 mars 1991,(Xhaka ka sot ditëlindjen e 26-të) e nisi futbollin në moshë të herët. Babai i Xhakave, Ragipi u vu në sulmin e medieve zvicerane se i “kishte falur” Shqipërisë një nga djemtë e tij që ishte rritur dhe formuar në kombëtaret zinxhir të Zvicrës nga U15 deri në U21.

Ai që e kishte bindur Taulantin të vishte fanellën kuqezi ishte vetë trajneri italian i kombëtares shqiptare Xhani de Biasi. Pasi u aktivizua me te gjithë grupmoshat e kombëtares zvicerane, në maj 2013 mediat raportuan se në maj 2013 Taulant Xhaka do të pranonte një thirrje nga kombëtarja e Shqipërisë. Me 18 dhjetor 2013 Xhaka mori shtetësinë shqiptare, por përpara se të hynte në fushë duhet të merrte leje nga FIFA.

Thirrjen e parë nga trajneri Gianni De Biasi,Taulanti e mori me 5 mars 2014 per nje ndeshje miqësore kundër Maltës, por për shkak dëmtimi u zëvendësua nga Renato Arapi, citon lapsi.al.

Thirrja e dytë ishte për një miqësore treshe kundër Rumanisë, Hungarisë dhe San Marinos më 31 maj, 4 dhe 8 qershor 2014. Sërish ai u tërhoq duke deklaruar se nuk ishte gati për shkak të një dëmtimi. Këtu nisën dyshimet se Xhaka nuk ne kishte seriozisht Shqipërinë dhe se pranimi për De Biasin ishte për t’i bërë presion Zvicrës.

Me 25 qershor Xhaka u lejua nga FIFA të luajë për Shqipërinë edhe ne ndeshjet zyrtare ndërkombëtare.

Thirrjen e tretë Taulanti e mori për ndeshjen kundër Portugalisë më 7 shtator 2014 e vlefshme për kualifikueset e kampionatit evropian “Francë 2016”. Në atë ndeshje Xhaka bëri debutimin e tij duke luajtur 90 minuta dhe ku Shqipëria fitoi me rezultatin 0-1 me golin e paharrueshëm të Bekim Balajt.

Xhaka bëri një performance te mire ne debutimin e tij te pare dhe u perfshi ne 11-shen me te mire nga ndeshjet e raundit te pare te Uefa Euro 2016 kualifikuese. Edhe në ndeshjen e radhës të Shqipërisë  Xhaka serish luajti si titullar kundër Danimarkës në “Elbasan Arena” me 11 tetor 2014 ku Shqipëria barazoi me rezultatin 1-1.

Me 14 tetor 2014 ishte ndeshja kundër Serbisë në Beograd ku Xhaka ishte serish si titullar. Ajo ndeshje u ndërpre fillimisht për shkak te hedhjes se fishekzjarrëve nga tifozët serbë në fushë, por situata degjeneroi kur në stadium u shfaq droni me banderolën e Ballist Morinës, citon lapsi.al.

Taulant Xhaka ishte një nga futbollistët që u përfshi në përplasje fizike me lojtarët serbë për të marrë nga duart e tyre atë banderolë. Ai kishte nxjerrë në pah jo vetëm grintën e tij si lojtar, por edhe karakterin e tij shpërthyes.

Janë jo të pakta komentet që thurnin lavde për Taulant Xhakën dhe sjelljen e tij prej patrioti në atë situatë./lapsi

 

Etiketa: De Biasiheroi i Beograditkombetarjataulant xhaka


Ju sugjerojmë

Broja luan titullar, por nuk lë shenjë në Kupën e Ligës
Sport

Broja luan titullar, por nuk lë shenjë në Kupën e Ligës

24 Shtator, 2025 9:28 am
Babai i Yamal ngre dyshime për Topin e Artë: Dëm moral ndaj një qenieje njerëzore
Sport

Babai i Yamal ngre dyshime për Topin e Artë: Dëm moral ndaj një qenieje njerëzore

23 Shtator, 2025 5:32 pm
Tërhiqet nga futbolli fituesi i Kupës së Botës me Gjermaninë
Sport

Tërhiqet nga futbolli fituesi i Kupës së Botës me Gjermaninë

20 Shtator, 2025 1:33 pm
Simeone humb kontrollin, sherr me tifozin e Liverpool në fushë
Sport

Simeone humb kontrollin, sherr me tifozin e Liverpool në fushë

19 Shtator, 2025 9:18 pm
Serbi, ndërron jetë në fushë legjenda e Crvena Zvezdës
Sport

Serbi, ndërron jetë në fushë legjenda e Crvena Zvezdës

17 Shtator, 2025 7:37 pm
Spanja gati të bojkotojë Botërorin 2026, nëse merr pjesë Izraeli
Sport

Spanja gati të bojkotojë Botërorin 2026, nëse merr pjesë Izraeli

17 Shtator, 2025 6:37 pm
Heroi olimpik shet medaljet dhe braktis përfundimisht Amerikën
Sport

Heroi olimpik shet medaljet dhe braktis përfundimisht Amerikën

17 Shtator, 2025 4:17 pm
Publikohet kalendari i Kupës së Shqipërisë
Sport

Publikohet kalendari i Kupës së Shqipërisë

17 Shtator, 2025 1:06 pm
Kontrollohej nga Ndrangheta, klubi italian kalon nën administrim gjyqësor
Sport

Kontrollohej nga Ndrangheta, klubi italian kalon nën administrim gjyqësor

16 Shtator, 2025 7:36 pm
Ndeshja Serbi-Shqipëri nuk do të luhet në Beograd, e konfirmon edhe UEFA
Sport

Ndeshja Serbi-Shqipëri nuk do të luhet në Beograd, e konfirmon edhe UEFA

15 Shtator, 2025 9:02 pm
Para
Mediat abuzuan/ 29 vjeçari italian nuk u vra nga shqiptarët

Mediat abuzuan/ 29 vjeçari italian nuk u vra nga shqiptarët

Video/ Digjet stadiumi i klubit të miliarderëve

Video/ Digjet stadiumi i klubit të miliarderëve

I lidhur me trafikantët e drogës, arrestohet polici

Kush e ka fajin për kanabisin? Përplasen drejtorët
















TE FUNDIT

Dhunoi bashkëshortin e gjyqtares së grupit të Shullazit, ekstradohet nga Gjermania

Dhunoi bashkëshortin e gjyqtares së grupit të Shullazit, ekstradohet nga Gjermania
27 Shtator, 2025

Fabio Ballabani alias Fabio Zyberaj, 38 vjeç, është ekstraduar këtë të shtunë nga Gjermania pas një operacioni të finalizuar nga...

Lexo më shumë

Diell paraditja, rrebeshe në mbrëmje. Si do të jetë moti sot

Temperaturat vijojnë rritjen, njihuni me parashikimin e motit për sot  
27 Shtator, 2025

Gjate kësaj paraditeje moti në vendin tonë parashikohet të jetë me alternime kthjellimesh dhe vranësirash të dendura të cilat pritet...

Lexo më shumë

Horoskopi 27 Shtator, zbuloni shenjat me fat

Hëna e re në dhjetor, ja cilat shenja preken më shumë 
27 Shtator, 2025

Dashi Gjithçka do shkëlqejë sot ne jetën tuaj ne çift. Do e joshni pa fund njeri-tjetrin dhe çastet e lumtura...

Lexo më shumë

Gjendet në bregdetin e Durrësit trupi i pajetë i një burri

Pësoi arrest kardiak sapo u fut në det, ndërron jetë turisti në Durrës 
27 Shtator, 2025

Trupi i një burri të moshuar është gjetur këtë mëngjes në bregdetin e Durrësit, në lagjen nr. 13. Sipas informacioneve...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com