Taulant Xhaka i ka bërë një premtim. Dhe nëse ajo shpallet Miss mesfushori i Kombëtares do të duhet ta mbajë premtimin e dhënë. Por cili është premtimi që Xhaka i ka bërë të dashurës së tij Dorina Podrimja, kandidate në “Miss Zvicra” ? Dorina Podrimja ka thënë për gazetën zvicerane “Blick” se Xhaka i ka premtuar në vitin 2013 se nëse ajo shpallet Miss, ai do ti propozojë për bashkëshorte. Dhe çdo gjë mund të ndodhë. Ajo është një vajzë shumë e bukur dhe një konkurente e denjë për të qenë Miss.