Këto kohë aktorja hollivudiane Angelina Jolie është duke qëndruar sa më pranë fëmijëve të saj. Mbrëmjen e djeshme ajo ka marrë pjesë në premierën e filmit “Dumbo” dhe si gjithnjë ishte e shoqëruar nga fëmijët e saj.
Por këtë herë çfarë ka rënë më shumë në sy kanë qenë tatuazhet e Jolie të cilët janë të shumtë në pjesën e kurrizit, që mbartin kuptime mjaft të veçanta.
Tek shpatulla e majtë Jolie ka të gdhendura disa fjalë magjike të besimit budist, të cilat ja ka dedikuar djalit të saj Maddox.
Një tjetër tatuazh është ai në qendër të shpinës, ku aktorja e njohur ka një tempull Budist, për t’i kujtuar se duhet të ketë mëshirë për veten dhe të tjerët.
Gjithashtu Jolie ka një tjetër tatuazh që përfaqëson 4 kontinente dhe 4 elementët e jetës: toka, ajri, uji dhe zjarri. Ndërsa në shpatullën e djathë ajo ka një mantër budiste, që mendohet se sjell fat dhe pasuri. Aktorja e njohur është diskutuar për një lidhje të re dashurie, por burime pranë saj e kanë mohuar diçka të tillë./Xh.K/Opinion.al/