Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Tatimet u kërkojnë sërish “llogari” bizneseve pse u ka rënë xhiro, kërcënojnë me kontrolle

2016/09/07 at 5:19 PM
në Aktualitet, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Tatimet u kërkojnë sërish “llogari” bizneseve pse u ka rënë xhiro, kërcënojnë me kontrolle

Drejtoria Rajonale Tiranë u ka nisur ditët e fundit njoftime elektronike bizneseve ku i njofton se xhiro e tyre ka rënë në tremujorin e tretë dhe i paralajmëron se do të jenë objekte kontrolli.


“Në kuadër të masave të marra për sensibilizimin e tatimpaguesve, si dhe duke vlerësuar treguesit tuaj të deklaruar mbi lëshimin e kuponave tatimorë, nisur nga transmetimi  pajisjeve fiskale rezulton se nga ana juaj është ulur ndjeshëm numri i kuponave si dhe xhiro e realizuar, krahasuar me tremujorin e dytë 2016!”, thuhet në njoftimin e tatimeve.

Njoftimi vijon më tej duke paralajmëruar se “Ju kujtojmë se në funksion të zbatueshmërisë së legjislacionit tatimor nga ana e Drejtorisë Rajonale Tiranë do të jeni në monitorim të vazhdueshëm dhe nëse konstatohet në vijimësi i njëjti fenomen do të jeni subjekt kontrolli. Nga ana juaj duhet të merrni masa për deklarim real të qarkullimit të aktivitetit tuaj, duke lëshuar kupon për çdo shitje të realizuar me para në dorë ”.

Nuk është hera e parë që tatimet u dërgojnë subjekteve të ndryshme njoftime ku u kërkohet “llogari” se pse u ka rënë xhiro. Që prej një viti, kur nisi dhe aksioni antiinformalitet, në fokus ka qenë rritja e përdorimit të faturave.

Por, bizneset ankohen se këto shkresa janë subjektive, pasi po nisen pa një bazë reale dhe teksi është njëlloj për të gjithë. “Xhiro më ka rënë pasi është shtuar konkurrenca, ndërkohë që fuqia blerëse sa po vjen e bie”, thotë një biznes tregtues pranë Bllokut, i cili pak muaj më parë u klasifikua si biznes i madh.

Tatimet në vështirësi, ngadalësohet rritja e të ardhurave, ikin edhe paratë e Bankers

Muajt e fundit është konstatuar dhe një rënie e ritmit të mbledhjes së të ardhurave tatimore. Të ardhurat nga tatimet e doganat kanë shënuar në korrik ndër ritmet më të ulëta të rritjes përgjatë këtij viti. Sipas të dhënave të detajuara të Ministrisë së Financave, në korrik të ardhurat nga tatimet e  doganat ishin 29.3 miliardë lekë, me një zgjerim prej vetëm 2.6%, larg rritjes dyshifrore të konstatuar përgjatë disa muajve të mëparshëm.

Ecurinë më negative  e ka shënuar TVSH-ja, të ardhurat nga të cilat në korrik ishin 11.26 miliardë lekë, me një rënie prej 0.6% në raport me të njëjtin muaj të vitit të kaluar. TVSH është një tregues direkt i qarkullimit të mallrave në ekonomi.

Në rënie kanë qenë dhe të ardhurat nga tatimfitimi, me 5.5%, në 1.59 miliardë lekë, një zë ky që në 6 muajt e parë të vitit kishte pasur një performancë mjaft të mirë, duke udhëhequr rritjen e të ardhurave. Pas zgjidhjes së konfliktit me Bankers Petroleum në favour të kësaj së fundit, financat duhet t’i kthejnë kompanisë së naftës 37 milionë dollarë që ajo ka paguar deri tani, ndërkohë që nuk do të marrë edhe rreth 10 milionë dollarë që kishin mbetur pa paguar nga shuma prej 57 milionë dollarë, që tatimet iniciuan për Bankers në nëntor të vitit të kaluar, si rrjedhojë e mosnjohjes së rreth 200 milionë dollarë shpenzime kapitale të 2011-s.  (Audituesi i jep të drejtë Bankers Petroleum; shteti duhet t’i kthejë 37 milionë dollarë që ka marrë deri tani)

Shkresa e plotë dërguar subjekteve:

Të  nderuar  Tatimpagues!

Në  kuadër të masave të marra për sensibilizimin e tatimpaguesit si dhe duke vlerësuar treguesit tuaj të deklaruar mbi lëshimin e kuponave tatimorë, nisur nga transmetimi i pajisjeve fiskale rezulton se nga ana juaj është ulur ndjeshëm nr. i kuponave si dhe xhiro e realizuar , krahasuar me tremujorin e dyte  të vitit 2016!

Ju kujtojmë se, në funksion të zbatueshmërisë së Legjislacionit Tatimor,nga ana e Drejtorisë Rajonale Tiranë do jeni në monitorim të vazhdueshëm dhe nëse konstatohet në vijimësi i njëjti fenomen do të jeni objekt kontrolli .

Nga ana juaj, duhet të merrni masa për deklarimin real të qarkullimit të aktivitetit tuaj, duke lëshuar kupon për çdo shitje të  realizuar me para në dorë.

Duke Ju falenderuar,paraprakisht për bashkëpunimin,

Faleminderit për bashkëpunimin
Drejtoria e Sherbimit për Tatimpaguesit
Drejtoria Rajonale Tatimore Tiranë

/Monitor

 

Etiketa: biznesetllogaritatimetxhirot


Ju sugjerojmë

Kolegji Zgjedhor rrëzon padinë e PD-së për Fierin dhe Durrësin
Kryesore

PD mbledh kryesinë, “përjashtohen” deputetët që nuk u rizgjodhën në 11 Maj

10 Shtator, 2025 1:10 pm
Auto-Skicë
Kronikë

Seanca e parë paraprake ndaj Ilir Metës dhe Monika Kryemadhit, caktohet data

10 Shtator, 2025 12:53 pm
Aksident në aksin Shkodër-Velipojë, përplaset për vdekje një kalimtar
Kronikë

Plagosje me thikë në Tiranë, 29-vjeçari godet vëllezërit e tij

10 Shtator, 2025 12:12 pm
Polonia do të aktivizojë Nenin 4 të NATO-s, Moska: Nuk ka prova që janë dronë rusë
Bota

Polonia do të aktivizojë Nenin 4 të NATO-s, Moska: Nuk ka prova që janë dronë rusë

10 Shtator, 2025 11:33 am
Kryeministri polak: Hapësira ajrore e NATO-s u shkel nga dronët rusë, ishte provokim
Bota

Kryeministri polak: Hapësira ajrore e NATO-s u shkel nga dronët rusë, ishte provokim

10 Shtator, 2025 11:14 am
Rusia sulmoi me 415 dronë dhe 42 raketa, 8 prej tyre prekën territorin polak
Bota

Rusia sulmoi me 415 dronë dhe 42 raketa, 8 prej tyre prekën territorin polak

10 Shtator, 2025 11:10 am
I mori 8000 euro klientit, SPAK cakton “arrest shtëpie” për avokatin Besart Logu
Kronikë

I mori 8000 euro klientit, SPAK cakton “arrest shtëpie” për avokatin Besart Logu

10 Shtator, 2025 10:06 am
Erdogan do të marrë pjesë në samitin e tetorit në Rusi
Bota

Erdogan: Jemi me Katarin deri në fund, Izraeli nuk do paqe

10 Shtator, 2025 9:58 am
Dibër/ U konfliktua fizikisht me një qytetar, AMP arreston efektivin e policisë
Kronikë

Ndërtoi 8 objekte pa leje, arrestohet me urdhër të Prokurorisë së Kukësit një person

10 Shtator, 2025 9:48 am
Mikrokreditë, PD: Të ngrihet një komision i posaçëm për të kontrolluar zbatimin e ligjit nga institucionet
Kryesore

PD mbledh kryesinë, diskutohet në do të ketë aksion në Parlament

10 Shtator, 2025 8:58 am
Para
“A pajtohemi?”

“A pajtohemi?”

Intervista e Bekim Balaj: Me çfarë e bëra golin? Rëndësi ka që shkoi në rrjetë

Intervista e Bekim Balaj: Me çfarë e bëra golin? Rëndësi ka që shkoi në rrjetë

Gazetari francez: “Pogba duhet të mendojë më pak për marketingun”

Gazetari francez: "Pogba duhet të mendojë më pak për marketingun"
















TE FUNDIT

PD mbledh kryesinë, “përjashtohen” deputetët që nuk u rizgjodhën në 11 Maj

Kolegji Zgjedhor rrëzon padinë e PD-së për Fierin dhe Durrësin
10 Shtator, 2025

Dy ditë para mbledhjes së parë të Parlamentit të ri të dalë nga zgjedhjet e 11 Majit, Partia Demokratike ka...

Lexo më shumë

Seanca e parë paraprake ndaj Ilir Metës dhe Monika Kryemadhit, caktohet data

Auto-Skicë
10 Shtator, 2025

Gjyqtarja e posaçme Irena Gjoka, ka caktuar seancën e parë paraprake ndaj Ilir Metës dhe Monika Kryemadhit. Seanca e parë...

Lexo më shumë

Plagosje me thikë në Tiranë, 29-vjeçari godet vëllezërit e tij

Aksident në aksin Shkodër-Velipojë, përplaset për vdekje një kalimtar
10 Shtator, 2025

Një plagosje me thikë ndodhi këtë paradite në Tiranë, ku raportohet se një 29-vjeçari goditi dy vëllezërit e tij. Plagosi...

Lexo më shumë

Polonia do të aktivizojë Nenin 4 të NATO-s, Moska: Nuk ka prova që janë dronë rusë

Polonia do të aktivizojë Nenin 4 të NATO-s, Moska: Nuk ka prova që janë dronë rusë
10 Shtator, 2025

Kryeministri polak Donald Tusk thotë se Polonia do të aktivizojë Nenin 4 të NATO-s, duke kërkuar konsultime zyrtare brenda aleancës,...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com