“MasterCard” planifikon të zbatojë pagesën mobile nëpërmjet njohjes së fytyrave, të quajtur “selfie-pay”, me të cilën do të përmirësohet kontrolli i identitetit gjatë pagesës me celular.
Pilot-projekti me këtë lloj të pagesës do të zbatohet në Britani të Madhe pasi do të jetë në disponim në SHBA dhe Holandë. Blerësit e atjeshëm kanë mundësinë të paguajnë transakcione nëpërmjet skanimit të gjurmëve të gishtit ose fotografisë së personit nga celulari, gjegjësisht “selfie” me të cilën do të konfirmohet identeti. Pasi të përfundojë faza fillestare në këto tre shtete, shërbimet e “MasterCard” do të ofrohen edhe në 14 shtete tjera gjatë verës. Kjo kompani investon në zhvillimin e teknologjive të reja me të cilat duhet të përmirësohet verifikimi i identitetit gjatë pagesës me celularë dhe pajisje tjera mobile.Në projektin e tyre të ardhshëm bëhet fjalë për teknologji me të cilën transakcionet me kartela do ta konfirmohen me rrahjet e zemrës. Sipas fjalëve të Aja Bale, kryetarja për zhvillimin e zgjidhjeve të sigurisë, “MasterCard” po teston mundësinë e njohjes së zërit për të eliminuar mashtrime gjatë pagesave me kartela. Sa i përket pagesës me “selfie”, Bala thotë që përdoruesve u pëlqen shumë.