Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Tarifat/ Pompeo flet për marrëveshjen SHBA-Meksikë

2019/06/11 at 6:24 PM
në Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Tarifat/ Pompeo flet për marrëveshjen SHBA-Meksikë

Sekretari i Shtetit Mike Pompeo po mbron marrëveshjen e administratës Trump me Meksikën për të frenuar rrjedhën e emigrantëve të Amerikës Qendrore në kufirin SHBA-Meksikë dhe për të shmangur tarifat ndëshkuese për Meksikën, me të cilat kërcënoi Presidenti Donald Trump. Kritikët thonë se marrëveshja e së premtes nuk sjell ndonjë të re dhe se iniciativat tashmë po diskutoheshin përpara kërcënimeve të presidentit lidhur me vendosjen e tarifave.


Problemi i emigrantëve të Amerikës Qendrore drejt kufirit jugor të Shteteve të Bashkuara është trajtuar në një mënyrë të re, thotë Sekretari i Shtetit, Mike Pompeo, në një marrëveshje që “pasqyron diplomacinë në rolin e saj më të mirë”.

“Ata që kalojnë kufirin jugor të Shteteve të Bashkuara për të kërkuar azil do të kthehen menjëherë në Meksikë, ku mund të presin vendimin ndaj aplikimeve të tyre për azil. Kjo është praktikuar edhe më parë; kemi qenë në gjendje ta bëjmë këtë për disa qindra njerëzve në ditë. Tani do të kemi aftësinë ta bëjmë këtë për të gjithë, në një mënyrë që do të sjellë një ndryshim thelbësor për ata që vendosin të kalojnë Meksikën në përpjekje për të hyrë në Shtetet e Bashkuara”.

I pyetur se si kjo marrëveshje është e ndryshme nga negociatat e mëparshme, sekretari Pompeo tha se hapësira e marrëveshjes dhe angazhimi nga Meksika këtë herë janë të ndryshme dhe se kjo marrëveshje nuk do të kishte ndodhur pa kërcënimin e tarifave të presidentit. Zëdhënësi i Departamentit të Shtetit Morgan Ortagus.

“Ne presim të shohim një pakësim të ndjeshëm të numrit të emigrantëve në javët dhe muajt e ardhshëm dhe unë do të thosha se qeveria meksikane ishte tepër e sigurtë, se veprimet që po ndërmerrte do të sillnin zvogëlim të madh të numrit të emigrantëve”.

Në Shtëpinë e Bardhë më vonë të hënën, një gazetar e pyeti Presidentin Donald Trump për atë që ai e quajti një “marrëveshje të fshehtë” shtesë me Meksikën – pasi Ministri i Jashtëm meksikan Marcelo Ebrard tha se nuk ka marrëveshje përtej asaj që u tha në detaje të premten.

“Kemi një marrëveshje për diçka që ata do ta shpallin shumë shpejt. Është bërë e gjitha. Ata duhet të marrin miratimin e parlamentit, dhe do ta marrin atë. Nëse nuk e marrin miratimin, do të duhet të mendojmë për tarifat apo çfarëdo qoftë. Është vetëm një aspekt tjetër i asaj që kemi arritur. Kjo u bë e gjitha për shkak të tarifave dhe të marrëdhënies që kemi me Meksikën. Kam biseduar dje me Presidentin”.

Në një deklaratë të përbashkët me Shtetet e Bashkuara të premten, Meksika tha se do të vendosë 6,000 anëtarë të Gardës Kombëtare përgjatë kufirit të saj jugor me Guatemalën dhe se të dy vendet do të shqyrtojnë suksesin e veprimeve brenda 45 ditëve. Tarifat do të kishin filluar të hënën, por Presidenti Trump i pezulli ato për një afat të pacaktuar./ Burimi: VOA



Ju sugjerojmë

“Hajdeni në Afganistan”, talebanët promovojnë turizmin në mes varfërisë dhe…
Bota

“Hajdeni në Afganistan”, talebanët promovojnë turizmin në mes varfërisë dhe…

9 Korrik, 2025 10:36 pm
Bullgaria, afër hyrjes në eurozonë/Qytetarët të ndarë në mendime, opozita proteston
Bota

Thirrja e BE:Krijoni një plan mbijetese për luftëra, pandemi dhe kriza…

9 Korrik, 2025 9:55 pm
“Është montazh…”, 86-vjeçari kapet duke i vënë zjarri shtëpisë e ullinjve
Aktualitet

“Është montazh…”, 86-vjeçari kapet duke i vënë zjarri shtëpisë e ullinjve

9 Korrik, 2025 9:30 pm
Auto-Skicë
Bota

Fyerje ndaj Erdogan, Turqia mbyll platformën e Inteligjencës Artificiale

9 Korrik, 2025 9:00 pm
Kush mund t’i sabotojë negociatat mes Trump dhe Putin?
Bota

Irritimi i Trump me Putinin, si po e shmang Moska

9 Korrik, 2025 8:52 pm
Auto-Skicë
Sport

Vdekja e Jotës, shuma që bashkëshortja dhe fëmijët e futbollistit do të përfitojnë

9 Korrik, 2025 8:48 pm
Numri i të vdekurve nga përmbytjet në Teksas arrin mbi 100
Bota

Mbi 170 të zhdukur nga përmbytjet në Teksas, numri i të vdekurve shkon në 110

9 Korrik, 2025 8:13 pm
Niveli i inteligjencës tek shqiptarët në rritje
Life Style

ChatGPT nuk është psikologu juaj! Ekspertët paralajmërojnë për rreziqet

9 Korrik, 2025 7:58 pm
Mori drejtimin e Shqipërisë U-17, Fatjon Tafaj tregon objektivat
Sport

Mori drejtimin e Shqipërisë U-17, Fatjon Tafaj tregon objektivat

9 Korrik, 2025 7:28 pm
IKMT vijon aksionin në Theth, prishet ndërtesa dy katëshe
Aktualitet

IKMT vijon aksionin në Theth, prishet ndërtesa dy katëshe

9 Korrik, 2025 7:20 pm
Para
Video/ U mposht nga kundërshtari, reagimi i tenistit bëhet viral

Video/ U mposht nga kundërshtari, reagimi i tenistit bëhet viral

Emmanuel Macron: Rishikim total i hapësirës Schengen, koha për rilindje

Presidenti francez: Bota në krizë të thellë dhe prag lufte

Parlamenti, Balla: Sot votojmë për institucionet e reja të drejtësisë

“Nuk dëgjoj mirë”, Balla-Metës: Shërim të shpejtë, zgjedhjet...
















TE FUNDIT

“Hajdeni në Afganistan”, talebanët promovojnë turizmin në mes varfërisë dhe…

“Hajdeni në Afganistan”, talebanët promovojnë turizmin në mes varfërisë dhe…
9 Korrik, 2025

Me armë në sfond, pengje të gjunjëzuar dhe batuta të errëta, një video që ngjan me propagandën e ISIS po...

Lexo më shumë

Thirrja e BE:Krijoni një plan mbijetese për luftëra, pandemi dhe kriza…

Bullgaria, afër hyrjes në eurozonë/Qytetarët të ndarë në mendime, opozita proteston
9 Korrik, 2025

Bashkimi Evropian po hyn në një epokë të re të përgatitjes për kriza, duke njoftuar për herë të parë një...

Lexo më shumë

“Është montazh…”, 86-vjeçari kapet duke i vënë zjarri shtëpisë e ullinjve

“Është montazh…”, 86-vjeçari kapet duke i vënë zjarri shtëpisë e ullinjve
9 Korrik, 2025

Emisioni “Stop” ndodhet në fshatin në Cakran të Fierit, pasi Taulant Haxhiaj tregon se prej disa kohësh, një i moshuar,...

Lexo më shumë

Fyerje ndaj Erdogan, Turqia mbyll platformën e Inteligjencës Artificiale

Auto-Skicë
9 Korrik, 2025

Zyra e Prokurorit të Përgjithshëm të Ankarasë thuhet se urdhëroi bllokimin e Grok, asistentit të inteligjencës artificiale për Platformën X...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com