Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Tarifa e re për “Rrugën e Kombit”, Ministri i Kosovës vizitë në Morinë

2018/06/03 at 8:48 AM
në Aktualitet, Kryesore
Kohë leximi: 3 min
A A
Tarifa e re për “Rrugën e Kombit”, Ministri i Kosovës vizitë në Morinë

Javët e ardhshme pritet të rinisë aplikimi i tarifës së kalimit në Rrugën e Kombit, pagesë që u pezullua pas protestës së dhunshme të banorëve të Kukësit. 1.7 MILIARDË euro, sipas ish-Kryeministrit Sali Berisha, kanë hyrë në ekonominë shqiptare vetëm në tre muajt e fundit. Për Berishën, këto janë para të pista, të cilat janë futur në ekonominë shqiptare me qëllim pastrimin e tyre. Koncesionari që do të bëjë mbledhjen e pagesës për kalimin në Rrugën e Kombit, prej disa javësh, ka nisur të rikonstruktojë zonën ku do të paguhet “toll-i”.


Investimi i ri konsiston dhe në zgjerimin e postancioneve ku do të bëhet mbledhja e pagesës së taksës, në mënyrë që, gjatë fluksit të verës, të mos krijohen radhë të gjata në kufij. Burime nga Ministria e Transportit dhe Infrastrukturës thanë për “Panorama” se ende nuk është vendosur se sa do të jetë tarifa që do të paguajnë banorët e Kukësit, duke theksuar se kjo është në proces diskutimi. Por mësohet se Ministria e Transporteve do të paraqesë në mbledhjen e radhës së Këshillit të Ministrave formën e re të pagesës për përdoruesit e “Rrugës së Kombit”, si dhe lehtësitë që do të krijohen veçanërisht për banorët e zonës.

INSPEKTIMI

Pas përfundimit të muajit të Ramazanit, Rruga e Kombit pritet të shoqërohet me fluks të konsiderueshëm turistësh, kryesisht nga Kosova. Për të inspektuar punime në pikën doganore të Morinës dhe Shishtavecit, dje ishin në terren ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës, Bejtush Gashi, i shoqëruar nga ambasadori shqiptar në Kosovë, Qemal Minxhozi. Në këtë inspektim, Bejtush Gashi ka deklaruar për mediat se “qëllimi i vizitës në këto pika të kalimit të kufirit është që të lehtësojnë qarkullimin e shpejtë të qytetarëve që kanë objektiva për të shijuar bregdetin shqiptar, apo edhe vizita të karaktereve tjera”.

Ai ka thënë se janë në proces nënshkrimi të një marrëveshjeje për patrullimet e përbashkëta mes Kosovës dhe Shqipërisë. “Jemi në proces të nënshkrimit të protokollit të përbashkët me Ministrinë e Brendshme të Republikës së Shqipërisë, për patrullime të përbashkëta. Ne duhet të jemi maksimalisht në shërbim të qytetarëve për të ndihmuar lëvizjen e lirë”, theksoi ministri kosovar. Gashi shtoi më tej se “do të shikohen të gjitha mundësitë, në rast nevoje, për shtim të kapaciteteve për pikat e kontrollit të kufijve, me qëllim të eliminimit të radhëve të pritjes së qytetarëve në kufi”.

TURIZMI

Nga ana tjetër, ambasadori i Shqipërisë, Qemal Minxhozi, theksoi se këtë vit pritet të ketë një numër të lartë turistësh. Sipas tij, fluksi i turistëve që do të përdorin Rrugën e Kombit parashikohet të jetë 20% më shumë se vitin e kaluar. Minxhozi tha se ka një shtim të qytetarëve të Shqipërisë që vizitojnë Kosovën dhe për këtë duhet të ketë një liberalizimin të kontrolleve kufitare, sidomos të transportuesve publikë. Në këtë inspektim, drejtori i Kufirit të Gjakovës, Faton Alia, theksoi se “në këtë rajon janë katër pika të kalimit kufitar dhe tri pika sezonale, pika e Morinës është më e madhja në Republikën e Kosovës. Vitin e kaluar ka pasur rreth 6 milionë qytetarë, që kanë hyrë dhe dalë, që janë regjistruar në këto pika. Fluksi momental është 10 mijë qytetarë në ditë hyrje-dalje, ndërsa ky fluks shkon deri në 20 mijë”.

 

 

Etiketa: ministri i kosovesmorinerruga e kombittarifat e reja


Ju sugjerojmë

REL/ Transformimi i Shqipërisë dhe mësimet që mund t’i nxjerrë Kosova
Aktualitet

REL/ Transformimi i Shqipërisë dhe mësimet që mund t’i nxjerrë Kosova

28 Shtator, 2025 4:36 pm
Opozita në kërkim të kandidatit për bashkinë e Tiranës,Noka takon përfaqësuesit e PL
Kryesore

Opozita në kërkim të kandidatit për bashkinë e Tiranës,Noka takon përfaqësuesit e PL

28 Shtator, 2025 2:26 pm
“Washington Post”: Vizitoni Shqipërinë, destinacioni që përmbush çdo pritshmëri
Aktualitet

“Washington Post”: Vizitoni Shqipërinë, destinacioni që përmbush çdo pritshmëri

28 Shtator, 2025 1:41 pm
Kryeministri Rama mbledh sot kryebashkiakët në Durrës
Aktualitet

Rama: Kosova e ka të pamundur të përparojë në BE pa zgjeruar miqësitë ndërkombëtare

28 Shtator, 2025 1:12 pm
Marrëveshja Kosovë-Shqipëri-Kroaci, Rama: Kosova sillet në mënyrë të prapambetur
Kryesore

Marrëveshja Kosovë-Shqipëri-Kroaci, Rama: Kosova sillet në mënyrë të prapambetur

28 Shtator, 2025 12:43 pm
Përplasi për vdekje me makinë 59-vjeçarin dhe u largua/ Shpallet në kërkim shoferi
Kronikë

Kokainë dhe municion luftarak në banesë, arrestohet 48-vjeçari në Tiranë

28 Shtator, 2025 10:12 am
Dita Botërore e Turizmit/Rama ndan videon me bukuritë e vendit tonë nga veriu në jug
Aktualitet

Dita Botërore e Turizmit/Rama ndan videon me bukuritë e vendit tonë nga veriu në jug

28 Shtator, 2025 9:42 am
OKB: Sulmet ajrore izraelite në Gaza ndodhin “çdo 8 ose 9 minuta”
Bota

OKB: Sulmet ajrore izraelite në Gaza ndodhin “çdo 8 ose 9 minuta”

28 Shtator, 2025 8:20 am
Parashikimi i motit, 22 gusht 2025
Kryesore

Parashikimi i motit/ Si do variojnë temperaturat përgjatë ditës

28 Shtator, 2025 8:18 am
Horoskopi për ditën e sotme, 20 janar 2025
Kryesore

Parashikimi i horoskopit/ Ja çfarë kanë rezervuar yjet për shenjën tuaj

28 Shtator, 2025 8:16 am
Para
Përgjysmohet numri i përdoruesve të Facebook tek të rinjtë

Përgjysmohet numri i përdoruesve të Facebook tek të rinjtë

Kapen refugjatë nga Siria dhe Iraku, policia i grumbullon në Babrru

Kapen refugjatë nga Siria dhe Iraku, policia i grumbullon në Babrru

Foto/ Donald Lu surprizon sërish, këtë herë tregon pasionin e tij për futbollin

Foto/ Donald Lu surprizon sërish, këtë herë tregon pasionin e tij për futbollin
















TE FUNDIT

Po transportonin kokainë me vlerë 500 mijë euro, arrestohen tre shqiptarët në Spanjë

Po transportonin kokainë me vlerë 500 mijë euro, arrestohen tre shqiptarët në Spanjë
28 Shtator, 2025

Tre shqiptarë janë arrestuar nga autoritetet spanjolle në 22 shtator, pasi janë kapur duke transportuar 16 kilogramë kokainë në Castelldefels,...

Lexo më shumë

REL/ Transformimi i Shqipërisë dhe mësimet që mund t’i nxjerrë Kosova

REL/ Transformimi i Shqipërisë dhe mësimet që mund t’i nxjerrë Kosova
28 Shtator, 2025

Kur flitet për suksesin e Shqipërisë në rrugën drejt Bashkimit Evropian, përmenden dy shtylla kryesore: reformat e brendshme që kanë...

Lexo më shumë

E fshehur nën tokë, zbulohet fabrika ilegale e prodhimit të cigareve në Itali

E fshehur nën tokë, zbulohet fabrika ilegale e prodhimit të cigareve në Itali
28 Shtator, 2025

Policia financiare e Italisë ka zbuluar fabrikën më të madhe të paligjshme të cigareve në historinë e vendit. Sipas Guardia di Finanza,...

Lexo më shumë

Rusia paralajmëron NATO: Çdo agresion ndaj nesh do të marrë përgjigje vendimtare

Rusia paralajmëron NATO: Çdo agresion ndaj nesh do të marrë përgjigje vendimtare
28 Shtator, 2025

Çdo tentativë agresioni kundër Rusisë do të ketë një përgjigje adekuate. Kështu ka bërë të ditur Ministri i Jashtëm rus,...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com