Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Targa të skaduara dhe parkime të gabuara, policia ndëshkon shoferët

2022/01/30 at 12:45 PM
në Aktualitet, Kryesore, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Targa të skaduara dhe parkime të gabuara, policia ndëshkon shoferët

Policia e Shtetit ka njoftuar se duke nisur nga shqetësimet dhe parregullsitë e konstatuara, kryesisht në stacionet e rezervuara për mjetet e transportit publik, autobus dhe taxi, si dhe parkimet në rresht të dytë, janë shtuar kontrollet  nga rrugorët e kryeqytetit.


Bëhet me dije se kontrolle të imtësishme janë kryer edhe ndaj mjeteve me targa të shteteve të tjera, që u ka kaluar afati i përdorimit, apo targa që nuk u përkasin mjeteve, të cilat janë sekuestruar nga shërbimet e Policisë Rrugore.

Gjithashtu, në të gjitha rrugët e kryeqytetit dhe rrugët interurbane që lidhen me Tiranën, janë shtuar monitorimet duke përdorur radarët, dragerat, kamerat e aparatë fotografikë, me qëllim evidentimin dhe ndëshkimin e atyre drejtuesve që abuzojnë, duke drejtuar mjetin me shpejtësi tej normave të lejuara, që bëjnë gara shpejtësie, kryejnë parakalime të gabura, që drejtojnë mjetin nën efektin e alkoolit apo në gjendje të dehur, që përdorin celularin dhe nuk vendosin rripin e sigurimit gjatë drejtimit të automjetit, apo kaskën mbrojtëse për drejtuesit e motomjeteve.

Gjatë kësaj jave janë arrestuar 19 drejtues mjetesh për drejtim mjeti në gjendje të dehur, pa leje drejtimi apo për drejtim mjeti në mënyrë të parregult, duke shkaktuar aksident me pasoja për jetën, janë proceduar dy persona për kallëzim të rremë, si dhe janë kapur dy persona të shpallur në kërkim nga Policia Rrugore e Tiranës.

Po ashtu janë pezulluar 172 leje drejtimi, të ndara sipas shkeljeve:
21 raste për shkelje për drejtimin e mjetit nën ndikimin e alkoolit, 123 raste për shpejtësi mbi normat e lejuara dhe 28 raste për shkelje të tjera të Kodit Rrugor, që parashikohen me sanksion plotësues e pezullim të lejes së drejtimit.

Janë hequr dhe sekuestruar nga Policia Rrugore e Tiranës 31 targa, të cilave u kishte skaduar afati apo që nuk i takonin mjetit në të cilin ishin vendosur.

Janë ndëshkuar për gara shpejtësie 28 drejtues mjetesh, të cilët janë konstatuar nga grupet e kontrollit, me mjete të paloguara.

Janë vendosur 5032 masa administrative, me një mesatare 719 masa të vendosura në ditë, të ndara sipas shkeljeve:

21 masa për drejtim mjeti nën ndikimin e pijeve alkoolike, 123 masa për shpejtësi tej normave të lejuara/ gara shpejtësie, 205 masa për parakalime të gabuara, 364 masa për përdorim të aparatit të celularit, 355 masa për mos vendosjen e rripit të sigurimit, 89 masa për mos vendosjen e kaskës mbrojtëse, 2207 masa për qëndrime të gabuara, 40 masa administrative për siguracion, 1478 masa të ndryshme .

Janë tërhequr 57 leje qarkullimi për mospagim detyrimesh dhe janë bllokuar 15 mjete nga të cilat:
9 mjete për moslikuidimin e gjobave, 6 mjete me targa të huaja dhe mjete luksi, të cilat janë shoqëruar në ambjentet e Komisariatit Rajonal të Policisë Rrugore Tiranë, për verifikim nga Seksioni për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë.

Janë tërhequr 16 targa te huaja, të cilat nuk i përkasin mjetit, ose janë të çregjistruara në vendet e origjinës.

Policia Rrugore e Tiranës apelon për të gjithë përdoruesit e rrugës, që të zbatojnë me rigorozitet rregullat e qarkullimit rrugor./Opinion.al

Etiketa: parkimepoliciatarga të skaduar atirane


Ju sugjerojmë

Cërrik/62-vjeçarja dhunohej dhe tentoi të vetëvritej,shpallet në kërkim bashkëshorti
Kronikë

Cërrik/62-vjeçarja dhunohej dhe tentoi të vetëvritej,shpallet në kërkim bashkëshorti

22 Gusht, 2025 1:21 pm
Shpallet zi buke në Gaza
Bota

Shpallet zi buke në Gaza

22 Gusht, 2025 1:06 pm
Ndihmonte emigrantë të kalonin ilegalisht Shqipërinë, pranga 18 vjeçarit sirian
Kronikë

Tiranë/ Qëllohet me armë ndaj 37-vjeçarit, Policia: Po kërkojmë autorin

22 Gusht, 2025 12:54 pm
Arrestohet vajza e këngëtares Eli Fara
Kronikë

Arrestohet vajza e këngëtares Eli Fara

22 Gusht, 2025 12:41 pm
Analiza/ Misteri i shpërthimit të gazsjellësit Nord-Stream
Bota

Analiza/ Misteri i shpërthimit të gazsjellësit Nord-Stream

22 Gusht, 2025 12:40 pm
Hodhën sende të forta gjatë ndeshjes Partizani-Elbasani, policia procedon 3 të rinj
Kronikë

Tiranë/ Të shtëna me armë zjarri në Kombinat

22 Gusht, 2025 12:30 pm
Ngjarja në Fushë-Krujë/Qëllohet me armë ndaj lokalit të ish-shoferit të Arjan Ndojës
Kronikë

Dhunuan 21-vjeçarin në Tiranë, Policia arreston tre persona

22 Gusht, 2025 12:27 pm
Plagosja në Sarandë dhe arsenal armësh, arrestohen dy persona në Korçë
Kronikë

Plagosja në Sarandë dhe arsenal armësh, arrestohen dy persona në Korçë

22 Gusht, 2025 12:13 pm
Greqi/ Shqiptari vret me thikë bashkëshorten, lë pas 4 fëmijë
Kronikë

Greqi/ Shqiptari vret me thikë bashkëshorten, lë pas 4 fëmijë

22 Gusht, 2025 11:39 am
Sot nis kampionati shqiptar, Duka fton tifozeritë në stadiume
Sport

Sot nis kampionati shqiptar, Duka fton tifozeritë në stadiume

22 Gusht, 2025 11:32 am
Para
Video/Anëtarja e PD:S’e kisha emrin në listë,e ka heq Basha se votoj për Berishën

Video/Anëtarja e PD:S’e kisha emrin në listë,e ka heq Basha se votoj për Berishën

Meta shpërndan fjalën e Nënë Lizës: Leksion deputetëve, shqiptarët s’janë kavje

Meta shpërndan fjalën e Nënë Lizës: Leksion deputetëve, shqiptarët s’janë kavje

Koreja e Veriut lëshon raketën e radhës: Më e madhja prej 2017-ës

Koreja e Veriut lëshon raketën e radhës: Më e madhja prej 2017-ës
















TE FUNDIT

Cërrik/62-vjeçarja dhunohej dhe tentoi të vetëvritej,shpallet në kërkim bashkëshorti

Cërrik/62-vjeçarja dhunohej dhe tentoi të vetëvritej,shpallet në kërkim bashkëshorti
22 Gusht, 2025

Shtyu bashkëshorten në tentativë vetëvrasje si pasojë e dhunës që ushtronte në familje, shpallet në kërkim i moshuari i dyshuar....

Lexo më shumë

Shpallet zi buke në Gaza

Shpallet zi buke në Gaza
22 Gusht, 2025

Zi buke është konfirmuar zyrtarisht në Gaza nga Klasifikimi i Fazës së Integruar të Sigurisë Ushqimore (IPC). Sipas mediave të...

Lexo më shumë

Tiranë/ Qëllohet me armë ndaj 37-vjeçarit, Policia: Po kërkojmë autorin

Ndihmonte emigrantë të kalonin ilegalisht Shqipërinë, pranga 18 vjeçarit sirian
22 Gusht, 2025

Detaje të reja janë zbardhur në lidhje me të shtënat me armë zjarri gjatë ditës së sotme në rrugën “Petraq...

Lexo më shumë

Arrestohet vajza e këngëtares Eli Fara

Arrestohet vajza e këngëtares Eli Fara
22 Gusht, 2025

Roxhensa Kapurani, 39 vjeçe, e njohur edhe me emrin Marina Fara, vajza e këngëtares së njohur Eli Fara, ka rënë...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com