-U tha në Opinion

Tare:Konsulent për Butrintin pensionisti që mbjell qepë!Bejko:Janë grup interesi


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 23:20 - 11/05/22 |
el ida

Studiuesi Auron Tare, ndërsa ka kundërshtuar planin e qeverisë për menaxhimin e Butrintit, tha se nuk janë konsultuar studiues dhe arkeologë lidhur me çështjen. Duke shluar më tej, Tare u shpreh se në listën e personave të këshilluar ka qenë edhe pastruesja e Butrintit dhe një ish-polic, tashmë në pension.

“Cilin arkeolog ka konsultuar AADF? Dhe unë për kuriozitet e lexova. E di kush është arkeologu apo arkeologia që është vendosur në kushtetutën e Butrintit prezantuar nga AADF? Është zonja Liri  Shametaj. Zonja Liri Shametaj është një pastruese shembullore e Butrintit. Unë e dua shumë, ka punuar me mua, më bënte një kafe të mrekullueshme, por është pastruese e muzeumit.

Konsulent tjetër, zoti Asim Canaj, shef i policisë së Sarandës. Zoti Asim është pensionist që mbjell qepë dhe patate tek baçja e zyrës sime. Këta janë njerëz konsulentë në planin e menaxhimit”, tha Tare.

Por Pedagogu i Trashëgimisë Kulturore, Lorenc Bejko e kontestoi këtë deklaratë, ndërsa kërkoi nga Tare të lexojë siç duhet dokumentat.

Ai bëri të qartë që emrat janë pjesë e një liste të individëve që përbëjnë grup interesi , përfshirë edhe punonjësit e parkut.

“Zoti Tare duhet të mësojë të lexojë. Ajo ëhstë një listë e të gjithë individëve, që kanë një grup interesi. Është një plan që bëhet për ata njerëz që punojnë aty”, tha Bejko./Opiniona.al

 

Pas