Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Tare saboton Kuq e Zinjtë. Do De Biasin te Lazio…

2016/03/24 at 2:20 AM
në Aktualitet, Sport, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Tare saboton Kuq e Zinjtë. Do De Biasin te Lazio…

Suksesi historik me Shqipërinë, kualifikimi në finalet e “Euro 2016”, ia kanë rritur shumë “kredencialet” Xhani De Biazit.


Trajneri i kuqezinjve lakohet tashmë në klube të ndryshme, ndërkohë që vetë ka pohuar se ka refuzuar një ofertë prej 2 milionë eurosh në sezon nga Katari.

Në konferencën për shtyp të para dy ditëve, 59­vjeçari nga Sarmede e “dribloi” pyetjen mbi të ardhmen e tij, pas finaleve të “Euro 2016”, ndërsa përditë e më shumë po përflitet për një largim të tij.

Kuptohet, kërkon një eksperiencë të re, si kushdo në karrierë, por edhe e di mirë se nuk ka çfarë arrin me Shqipërinë në fushatën kualifikuese.

Nga atdheu i tij, Italia, vijnë zëra se është kandidat potencial për të pasuar Antonio Conten në stolin e axurrëve, ndërsa sot, gazeta kryeqytetase, “Roma Today”, shkruan edhe për një “flirt” të drejtuesve të Lazios me trajnerin e kombëtares së Shqipërisë.

Një pistë tejet e besueshme kjo, për faktin se aty ndodhet një shqiptar, në rolin e drejtorit sportive, që merret me transferimet e lojtrarëve dhe trajnerëve.

Igli Tare e ka shfaqur në më shumë se një herë simpatinë që ka për De Biazin, si trajner, ndaj po kërkon ta ketë në krye të bardhekaltërve për sezonin e ardhshëm. “Roma Today” shkruan se zgjedhja e parë e presidentit Lotito është serbi Mihajloviç, për postin e Piolit.

Në përfundim të ndeshjes Roma­Lazio 2­0, Tare është ballafaquar me një grup tifozësh lazialë.

“Në rast të një situate të vështirë, të largimit para fundit të kampionatit të Stefano Piolit, Simone Inzaghi është i gatshëm të marrë përsipër drejtimin e Lazios. Shumë i kuotuar është trajneri i Shqipërisë, Gianni De Biazi,” – shkruan kjo media kryeqytetase, në Romë.

Ndërkohë, duke ditur përplasjet që ka pasur Igli Tare me Mihajloviç, gjatë kohës si futbollistë, është e qartë se bashkëpunimi mes tyre te Lazio, në një rast hipotetik, do të kishte doza të theksuara nacionaliteti, por edhe të së shkuarës, si pengesë e madhe.

Kësisoji, Tare do të preferonte para De Biazin, të cilin nuk kursehet t’ia rrëmbejë Shqipërisë.

 

 



Ju sugjerojmë

Modriç largohet nga Real Madrid
Sport

Modriç largohet nga Real Madrid

22 Maj, 2025 8:28 pm
Komisionerja e BE-së i kërkon kryeministrit të Serbisë bashkëpunim për reforma
Kryesore

Hapja e grup-kapitullit të tretë të negociatave me BE, Marta Kos: Urime Shqipërisë!

22 Maj, 2025 8:23 pm
Cilat prej masave ndëshkuese ka filluar BE-ja t’ia heqë Kosovës?
Rajoni

Cilat prej masave ndëshkuese ka filluar BE-ja t’ia heqë Kosovës?

22 Maj, 2025 8:05 pm
Trump bisedë telefonike me Netanyahu, ja çfarë biseduan dy liderët
Bota

Trump bisedë telefonike me Netanyahu, ja çfarë biseduan dy liderët

22 Maj, 2025 7:39 pm
Konferenca e 5-të Ndërqeveritare Shqipëri-BE, Hasani: Reflektim i progresit…
Aktualitet

Konferenca e 5-të Ndërqeveritare Shqipëri-BE, Hasani: Reflektim i progresit…

22 Maj, 2025 7:07 pm
GJKKO i caktoi “arrest në shtëpi”, kthehet në Shqipëri Ajola Xoxa
Kryesore

SPAK sekuestroi pronën e Veliajt dhe Xoxës,avokatët:Përpjekje për të dëmtuar imazhin

22 Maj, 2025 7:02 pm
Kallas bën thirrje për zhbllokim të ngërçit politik në Kosovë
Rajoni

Kallas bën thirrje për zhbllokim të ngërçit politik në Kosovë

22 Maj, 2025 6:25 pm
Erdogan: Të gatshëm të garantojmë zgjidhjen e konfliktit në Gaza
Bota

“Nuk kandidoj për president”, Erdogan: Ky është mandati im i fundit, por…

22 Maj, 2025 6:13 pm
Proda: Do të krijojmë Akademinë e Policisë për Ballkanin Perëndimor në Tiranë
Aktualitet

Proda: Do të krijojmë Akademinë e Policisë për Ballkanin Perëndimor në Tiranë

22 Maj, 2025 5:53 pm
Kryeministri Rama: Helikopterët Black Hawk do të kenë hangarin e tyre të dedikuar!
Politikë

Kryeministri Rama: Helikopterët Black Hawk do të kenë hangarin e tyre të dedikuar!

22 Maj, 2025 5:46 pm
Para
Video/ Arrestohet shoferi “pirat” që aksidentoi mbesën e avokatit

Video/ Arrestohet shoferi “pirat” që aksidentoi mbesën e avokatit

Gruaja u hodh nga kati i pestë, dyshohet burri shqiptar

Gruaja u hodh nga kati i pestë, dyshohet burri shqiptar

SHBA jep miliona për arrestimin e zyrtarëve shqiptarë

Please login to join discussion















TE FUNDIT

Modriç largohet nga Real Madrid

Modriç largohet nga Real Madrid
22 Maj, 2025

Luka Modriç ka njoftuar largimin e tij nga Real Madridi në fund të sezonit. Kroati 39-vjeçar, ka qenë pjesë e...

Lexo më shumë

Hapja e grup-kapitullit të tretë të negociatave me BE, Marta Kos: Urime Shqipërisë!

Komisionerja e BE-së i kërkon kryeministrit të Serbisë bashkëpunim për reforma
22 Maj, 2025

Shqipëria ka çelur ditën e sotme grupkapitullin e tretë të negociatave me Bashkimin Evropian. Lidhur me këtë ngjarje të rëndësishme...

Lexo më shumë

Cilat prej masave ndëshkuese ka filluar BE-ja t’ia heqë Kosovës?

Cilat prej masave ndëshkuese ka filluar BE-ja t’ia heqë Kosovës?
22 Maj, 2025

Bashkimi Evropian më në fund ka nisur t’ia heqë dalëngadalë masat Kosovës, pas gati dy vjetësh, por me kusht që...

Lexo më shumë

Trump bisedë telefonike me Netanyahu, ja çfarë biseduan dy liderët

Trump bisedë telefonike me Netanyahu, ja çfarë biseduan dy liderët
22 Maj, 2025

Presidenti i SHBA, Donald Trump ka zhvilluar ditën e sotme një bisedë telefonike me  kryeministrin e Izraelit, Benjamin Netanyahu. Lajmi...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com