Pas 30 vitesh në pritje për zgjidhjen e problemit të tokave, rreth 140 familje në fshatin Gostil të Kukësit kanë marrë dokumentacionet që i hapin rrugë pajisjes me certifikatë pronësise.
“Është turp që ky shtet ka tre dekada që nuk e ka zgjidh këtë hall”.
Drejtori i Përgjithshëm i Kadastrës Artan Lame tha se për të përfituar certifikatën e pronësisë, secili pronar duhet të dakordësohet me kufitarët e pronës së tij përmes plotësimit të dokumenteve.
Kreu i Kadastrës bëri të ditur se pas Lushnjes, ka përfundur digjitalizimi i arkiti të pronave edhe në Tropojë, duke u rritur kështu siguria e pronës dhe shpejtësia e dhënies së shërbimit.
Qytetarët nuk do kenë më përballë sportelet e Kadastrës, por do kenë një sistem i cili në arkivat e veta digjitale i ka të gjitha transparente, dhe me një klik do të kesh shkresën e pronës në telefonin personal.