Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

TAP dhuron flotë me mjete zjarrfikëse për Agjencinë Kombëtare të Mbrojtjes Civile

2022/06/28 at 5:43 PM
në Aktualitet, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
TAP dhuron flotë me mjete zjarrfikëse për Agjencinë Kombëtare të Mbrojtjes Civile

Në kuadër të programit per Investimet Sociale Mjedisore (SEI), Gazsjellësi Trans Adriatik i dorëzoi Ministrisë së Mbrojtjes dhe Agjencisë Kombëtare të Mbrojtjes Civile një flotë të re prej 16 mjete zjarrfikëse. Ky dhurim është pjesë e projektit SEI për “Zhvillimin e Kapaciteteve të Ekipeve Zjarrfikës”, një investim prej 2.1 million euro nga ana e TAP, i cili synon të mbështesë sistemin e mbrotjes ndaj zjarrit në 10 bashki përgjatë gjurmës së tubacionit.


Në 27 qershor, një ceremoni dorëzimi u organizua nga TAP dhe nga Ministria e Mbrojtjes. Në aktivitet mori pjesë Ministri i Mbrojtjes, Ambasadori i Republikës së Sllovenisë në Shqipëri, Drejtori i Agjencisë Kombëtare të Mbrojtjes Civile, Drejtori i Shërbimit Zjarrfikës dhe prefektet e kryetarët e bashkive përfituese.

Ky projekt që e ka zanafillën në vitin 2019, u zhvillua në disa etapa. Fillimisht, një institucion i specializuar kreu një studim, për të vlerësuar gjendjen teknike të shërbimit zjarrfikës në 10 bashki përgjatë gjurmës së tubacionit, duke identifikuar nevojat e tyre. Në bazë të këtij vlerësimi, një partner i specializuar dizenjoi një trajnim me një kurrikul të nivelit ndërkombëtar, i cili u ofrua për të gjithë ekipet zjarrfikës në të 10 bashkitë përfituese.

168 zjarrfikës u trajnuan në rreth 40 ditë trajnimi. Gjithashtu, TAP nisi një procedurë tenderimi në nivel ndërkombëtar për përzgjedhjen e kompanisë që do të siguronte flotën e mjeteve zjarrfikës. Nëpërmjet këtij tenderimi, u përzgjodh Webo Maribor Slovenia, një kompani me përvojë të gjerë ndërkombëtare në sektorin zjarrfikës.

Flota e re e mjeteve zjarrfikëse, e cila përbëhet nga 16 mjete, 7 kamionë dhe 9 mjete Pick-up, është në përputhje me standardet Evropiane dhe mbulohet nga të gjithë garancitë e nevojshme.

  1. Luca Schieppati, Drejtor Menaxhues i TAP tha: “Çfarë ne po dëshmojmë sot, është bërë e mundur falë bashkëpunimit të ngushtë me Ministrine e Infrastrukturës dhe Energjisë, Autoritetet e Agjencisë Kombëtare të Mbrojtjes Civile, Institucionet Zjarrfikës, Ministrinë e Brendshëme, dhe me Institucione zjarrfikës të certifikuara në nivel ndërkombëtar. Krahas të gjithë përfitimeve që ky projekt sjell për ekipet zjarrfikës të Shqipërisë, do të krijojë një flotë të unifikuar në 10 bashkitë përfituese, e cila pritet të përmirësojë efiçiencën e forcave zjarrfikëse në vend.”
  2. Niko Peleshi, Ministri i Mbrojtjes tha: “Sot jemi në një nga shprehjet e përgjegjshmërisë sociale, pra mbështetjes komunitare që ky projekt jep përmes furnizimit me 16 mjete zjarrfikës për bashkitë që bien në gjurmën ku kalon gazsjellësi TAP. Rritja e kapaciteteve për mbrojtjen nga zjarri do të thotë rritje e kapaciteteve të bashkive tona, prefekturave, komuniteteve tona për mbrojtjen nga fatkeqësitë natyrore, ku zjarret janë bashkëshoqëruese gjatë gjithë vitit.”
  3. Haki Ҫako, Drejtor i Agjencisë Kombëtare të Mbrojtjes Civile tha: “Aktiviteti i ditës së sotme është një shembull që tregon se sa i gjerë është sistemi i mbrojtjes civile dhe që të gjithë mund të japin kontributin e tyre për përballimin e fatkeqësive. Për këtë arsye, kam dëshirë që ky aktivitet të shërbejë edhe në përmirësimin e bashkëpunimit të të gjithëve ne sipas fushës së përgjegjësisë për të arritur qëllimin kryesor të sistemit të mbrojtjes civile, zvogëlimin e riskut nga fatkeqësitë dhe mbrojtjen civile.”

Rreth Gazsjellësit Trans Adriatik (TAP)

TAP transporton gaz natyror nga fusha gjigande e Shah Deniz-it në sektorin azerbajxhanas të detit Kaspik për në Evropë. Gazsjellësi, i gjatë afërsisht 878 km, lidhet me Gazsjellësin Trans Anatolian (TANAP) pranë kufirit turko-grek në Kipoi, përshkon Greqinë, Shqipërinë dhe detin Adriatik, përpara se të mbërrijë në brigjet e Italisë jugore.

TAP-i do të lehtësojë furnizimin me gaz të vendeve të Evropës Juglindore përmes interkonektorëve të ardhshëm. Në veçanti, Bullgaria do të jetë në gjendje të mbulojë deri në 33% të kërkesës së saj totale për gaz përmes gazsjellësit TAP, pas përfundimit të interkonektorit Greqi Bullgari (IGB). Pikat e daljes së TAP-it në Greqi dhe Shqipëri, bashkë me daljen në tokë në Itali, ofrojnë mundësi të shumta për transportin e gazit nga Azerbajxhani drejt tregjeve më të mëdha evropiane.

Si një pjesë kyçe e Korridorit Jugor të Gazit, TAP-i është i rëndësishëm për Evropën, si nga pikëpamja strategjike, ashtu edhe ekonomike, si dhe thelbësor në ofrimin e aksesit të sigurtë në një burim të ri gazi natyror. TAP-i luan një rol të rëndësishëm në forcimin e sigurisë së sektorit energjetik në Evropë, diversifikimin e rezervave energjetike, si edhe objektivat e dekarbonizimit.

Aksionarët e TAP-it janë: BP (20%), SOCAR (20%), Snam (20%), Fluxys (19%), Enagás (16%) dhe Axpo (5%).

Më shumë rreth TAP: www.tap-ag.com| www.twitter.com/tap_pipeline

Kontakt për Media në anglisht: [email protected]



Ju sugjerojmë

Çfarë do ndodhë në protestën e 24 janarit? Berisha: Opozita do tregojë fuqinë e saj
-U tha në Opinion

Çfarë do ndodhë në protestën e 24 janarit? Berisha: Opozita do tregojë fuqinë e saj

22 Janar, 2026 10:24 pm
“SHBA do marrë Ramën me helikopter si Maduro”, Berisha: Nuk e kam thënë unë
-U tha në Opinion

“SHBA do marrë Ramën me helikopter si Maduro”, Berisha: Nuk e kam thënë unë

22 Janar, 2026 9:48 pm
Projekti i dhëndrit të Trump për Sazanin, Berisha: Nuk jam kundër
-U tha në Opinion

Projekti i dhëndrit të Trump për Sazanin, Berisha: Nuk jam kundër

22 Janar, 2026 9:44 pm
Ivanka Trump shkon në Kryeministri, pritet nga Edi Rama
Aktualitet

Ivanka Trump shkon në Kryeministri, pritet nga Edi Rama

22 Janar, 2026 9:19 pm
Pse PD votoi pro shkuarjes së Ramës në Bordin e Paqes? Flet Berisha
-U tha në Opinion

Pse PD votoi pro shkuarjes së Ramës në Bordin e Paqes? Flet Berisha

22 Janar, 2026 9:16 pm
Çfarë fiton Kosova nga Bordi i Paqes për Gazën?
Rajoni

Çfarë fiton Kosova nga Bordi i Paqes për Gazën?

22 Janar, 2026 8:35 pm
“Marrëveshja me Gazën, afër”, Trump: Ne po ndihmojmë, të tjerët po i vjedhin
Bota

Trump: Bisedimet me Zelensky ishin shumë të mira

22 Janar, 2026 7:18 pm
Agjentët e emigracionit në SHBA arrestojnë 5-vjeçarin në Minesota
Bota

Agjentët e emigracionit në SHBA arrestojnë 5-vjeçarin në Minesota

22 Janar, 2026 7:08 pm
SHBA del zyrtarisht nga OBSH
Bota

SHBA del zyrtarisht nga OBSH

22 Janar, 2026 5:30 pm
Groenlanda kurrë nuk ka qenë amerikane, historia reale dhe mitet e Donald Trump
Bota

Groenlanda kurrë nuk ka qenë amerikane, historia reale dhe mitet e Donald Trump

22 Janar, 2026 4:31 pm
Para
Sherr në një lokal në Maliq, plagosen me thikë 2 persona

Sherr në një lokal në Maliq, plagosen me thikë 2 persona

Lavrov: Kemi blerës të tjerë për naftën dhe gazin, nuk duam luftë në Europë

Lavrov: Furnizimi me armë i Ukrainës nga perëndimorët vetëm e zgjat luftën

“Unë nuk numëroj lopët”,Braçe replikon me Ramën: U besoj haureve bosh dhe…

“Unë nuk numëroj lopët”,Braçe replikon me Ramën: U besoj haureve bosh dhe...
















TE FUNDIT

Çfarë do ndodhë në protestën e 24 janarit? Berisha: Opozita do tregojë fuqinë e saj

Çfarë do ndodhë në protestën e 24 janarit? Berisha: Opozita do tregojë fuqinë e saj
22 Janar, 2026

Kryetari i PD, Sali Berisha është treguar i rezervuar për skenarin e protestës të së shtunës që do të zhvillohet...

Lexo më shumë

“SHBA do marrë Ramën me helikopter si Maduro”, Berisha: Nuk e kam thënë unë

“SHBA do marrë Ramën me helikopter si Maduro”, Berisha: Nuk e kam thënë unë
22 Janar, 2026

Kreu i PD Sali Berisha, i ftuar këtë të enjte, 22 janar në emisionin “Opinion” në Tv Klan, u pyet...

Lexo më shumë

Projekti i dhëndrit të Trump për Sazanin, Berisha: Nuk jam kundër

Projekti i dhëndrit të Trump për Sazanin, Berisha: Nuk jam kundër
22 Janar, 2026

Në emisionin “Opinion” kryedemokrati Sali Berisha ka folur në lidhje me projektin e dhëndrit të Donald Trump, Jared Kushner për ishullin...

Lexo më shumë

Ivanka Trump shkon në Kryeministri, pritet nga Edi Rama

Ivanka Trump shkon në Kryeministri, pritet nga Edi Rama
22 Janar, 2026

Mbrëmjen e kësaj të enjteje, vajza e Presidentit të SHBA Ivanka Trump ka mbërritur në ambientet e Kryeministrisë. Në pamjet...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com