Bota

Tanket ruse vendosin flamurin ukrainas dhe kryejnë sulme


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 18:38 - 24/04/22 |
Opi Nion

Sulemt ruse nuk janë ndalur edhe gjatë pashkëve në territorin e Ukrainës. Ushtria ruse raportohet të ketë pushtuar territore të reja në rajonin e Kherson këtë të diel, ndërsa ka përdorur aty tanke që mbanin flamurin e Ukrainës.

Lajmi është raportuar nga ushtria Ukrainase në jug të vendit, duke nënvizuar se këto janë vetëm provokimet e radhës nga pala ruse.

Tanket me flamurin e Ukrainës kanë kryer sulme në veçanti në fshatin Hrozove, ndërsa më pas autokolona është zhvendosur në drejtim të një tjetër fshati.

“Trupat ruse vazhdojnë të ushtrojnë presion psikologjik dhe sulme ndaj civilëve, të bëjnë propagandë në mënyrë që të nxisin popullsinë kundër qeverisë së Kievit me qëllim krijimin e pseudorepublikave dhe diskreditimin e forcave të armatosura ukrainase, duke kryer sulme dhe bombardime false”, thuhet në njoftim.

Pas