Bota

Tanket ruse 25 km nga qendra e Kievit, Zelensky: Ne kemi filluar të flasim


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 19:26 - 12/03/22 |
Opi Nion

Sulmet vazhdojnë në Ukrainën e e goditur në disa fronte nga pushtimi rus. Bastisjet vazhdojnë gjithashtu rreth Kievit, periferitë e të cilit kanë pësuar bombardime të rënda.

Një bazë ajrore rreth tridhjetë kilometra larg kryeqytetit është shkatërruar nga raketat. Në imazhet satelitore tanket ruse kanë mbërritur 25 km nga qendra e qytetit. Bomba gjithashtu në Nikolaev (jug), Dnipro – ku sistemet e mbrojtjes ajrore, sipas kryetarit të bashkisë, zmbrapsën një sulm nga qielli në mëngjes herët – dhe Kropyvnytskyi (qendra e vendit).

Në negociatat e fundit është shfaqur një “qasje thelbësisht e ndryshme” nga ana e Moskës, e cila më parë nuk bënte gjë tjetër veçse “vendoste ultimatume”, ndërsa tani “ne kemi filluar të flasim”. Kështu u   shpreh presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky në një konferencë për shtyp në Kiev, duke shtuar se ishte “i lumtur që kishte një sinjal nga Rusia”, duke iu referuar “progresit” në bisedimet e evokuara dje nga Vladimir Putin, citon Ansa. Një një tjetër front, ai i Mariupolit  rusët pushtojnë periferitë lindore dhe ukrainasit akuzojnë Moskën se ka goditur një xhami ku 80 civilë ishin strehuar nga bombat. Por presidenti i Shoqatës që menaxhon xhaminë e Sulejmanit, Ismail Haciogl, tha se zona ishte nën zjarr, duke mohuar megjithatë se xhamia ishte goditur. “Rusët po bombardojnë zonën…e cila është 2 kilometra larg xhamisë dhe një bombë ka rënë në një distancë prej 700 metrash nga xhamia”, ka shkruar ai në Instagram. Tridhjetë civilë turq janë brenda ndërtesës, “përfshirë fëmijë”, shtoi ai, pa specifikuar numrin./Opinion.al

Pas