Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Tanket Leopard në Ukrainë?

2023/01/09 at 2:59 PM
në Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 4 min
A A
Tanket Leopard në Ukrainë?

Presioni po rritet nga të gjitha anët ndaj kancelarit gjerman Olaf Scholz për të furnizuar Ukrainën me tanke luftarake “Leopard”. Po si do të pozicionohet kancelari dhe qeveria gjermane?


“Abrams apo Leopard? Çfarë mendoni, cilat do të dërgohen më parë në Ukrainë?” Ministria e Mbrojtjes e Ukrainës e bëri këtë pyetje në Twitter të shtunën (7 janar). A do të dërgohen më parë në Ukrainë tanket amerikane Abrams ose Leopardët gjermanë?

Por përdoruesit e Twitter e marrin njoftimin e Kievit pak më ndryshe dhe kryesisht diskutojnë se cili tank do të ishte më i mirë për nevojat e ushtrisë ukrainase. Një vështrim sipërfaqësor i diskutimit tregon se ata mendojnë se më i përshtatshëm do të ishte Leopard.

Për muaj të tërë, Ukraina u ka kërkuar aleatëve të saj perëndimorë që ta furnizojnë atë me tanke të rënda luftarake,siç është Leopard. Por Berlini heziton dhe është justifikuar vazhdimisht duke thënë se nuk dëshiron të provokojë Rusinë, e cila mund ta perceptojë dërgimin e këtyre tankeve si kontribut aktiv të Gjermanisë në luftë.

Por vendimi i javës së kaluar nga ministrja gjermane e Mbrojtjes Kristina Lambrecht (SPD) për të dërguar 40 automjete luftarake këmbësorie të tipit Marder në Ukrainë ndryshoi situatën. Mbi të gjitha, kancelari Olaf Scholz (SPD) është nën presion. Partnerët e koalicionit, të Gjelbrit dhe Liberalët (FDP), si dhe Unioni CDU/CSU në opozitë po kërkojnë tani dërgesat e Leopardit prej tij. E ndërkohë edhe përfaqësuesit e Bashkimit Evropian janë gjithnjë e më të zëshëm me këto kërkesa.

“Thembra e Akilit e Evropës”

Në një seancë të mbyllur të organizuar nga Unioni Kristiansocial Bavarez (CSU) këtë fundjavë në Seon, jo shumë larg Mynihut, Presidentja e Parlamentit Evropian, Roberta Metsola u angazhua për dërgimin e tankeve luftarake në Ukrainë. Rusia, siç tha ajo, dëshiron që Evropa të kthejë kokën nga Ukraina. Kjo nuk duhet lejuar. Është e rëndësishme që Evropa të vazhdojë të mbështesë ukrainasit – politikisht, me ndihma humanitare dhe ushtarakisht, theksoi Metsola.

Në të njëjtën kohë, kreu i grupit të CSU në Bundestag, Aleksandar Dobrint, sulmoi ashpër kancelarin Scholz, duke e akuzuar atë për dobësi në drejtim. “Një qeveri e dobët federale është thembra e Akilit e Evropës,” tha politikani i CSU.

Ish-oficeri i Bundeswehrit, tani politikan i CDU-së, Roderich Kiesewetter, foli gjithashtu për këtë çështje. Ai i tha radios Deutschlandfunk se dërgesat e Marder mund ta bëjnë të qartë se, nëse Rusia nuk lëviz drejt negociatave, “hapi tjetër do të jetë trajnimi i ushtarëve të Ukrainës në përdorimin e tankeve të tjera dhe dërgimi i këtyre tankeve në Ukrainë”.

Presidenti rus Vladimir Putin tha në fund të javës së kaluar se Moska është e gatshme të negociojë, por vetëm nëse Ukraina pranon pushtimet e mëparshme ruse.

„Ukranasit nuk kanë tepër shumë kohë“

Markus Faber, deputeti liberal përgjegjës për çështjet e mbrojtjes, i tha më parë gazetës Rheinische Post se 180 tanke më të vjetra Leopard 1 janë në pritje të një leje eksporti nga Berlini në mënyrë që të mund të dërgohen në Ukrainë. “Ukrainasve po u mbaron koha,” paralajmëroi Faber.

Edhe Marie-Agnes Strak-Zimmermann, kryetarja e Komisionit të Mbrojtjes në Bundestag, i tha gazetës Neue Osnabrücker Zeitung: “Partnerët evropianë po presin që Gjermania të jetë gati të dërgojë disa nga tanket e saj luftarake Leopard.” Trajnimi për ushtarët ukrainas ishte parashikuar të fillonte gjatë vjeshtës, kritikoi ajo. Deputeti ekologjist Anton Hofreiter po ashtu kërkon dërgimin e këtyre armëve.

Ambasadori ukrainas në Gjermani Alexii Makejev së fundmi shprehu besimin e tij se, përveç Marder, në Ukrainë mund të dërgohen edhe tanke luftarake të tipit perëndimor. “Unë jam optimist. “Pas gati një viti që nga fillimi i këtij pushtimi rus, shumë në Gjermani më në fund e kanë kuptuar se kjo luftë ka të bëjë me ekzistencën e Ukrainës dhe paqen në të gjithë Evropën,” tha Makejev për të përjavshmen “Wirtschaftswoche”.

SPD kundër

Por Lars Klingbeil, kryetar i SPD, partia e kancelarit gjerman, hodhi poshtë mundësinë e dërgimit të Leopardëve në Ukrainë menjëherë pas Marderit. “Asnjë vend nuk po furnizon Ukrainën me tanke të rënda beteje si Leopard 1 ose 2,” tha Klingbeil.

Presidenti rus Vladimir Putin po vepron jashtëzakonisht brutalisht në Ukrainë.Ai ka përshkruar për një kohë të gjatë vendet perëndimore si Gjermania si palë në luftë, vuri në dukje Klingbeil. Në këtë kuptim, është e vërtetë, thotë ai, se “amerikanët, francezët, por edhe ne si qeveri gjermane, vazhdimisht po e shqyrtojmë rrezikun e përfshirjes në luftë”. Klingbeil megjithatë nuk e përjashtoi mundësinë që Leopard në një periudhë të mëvonshme të dërgohet në Ukrainë.

Po çfarë mendojnë gjermanët? Sipas një sondazhi të bërë nga agjencia INSA për edicionin javor të gazetës “Bild”, 49 për qind e qytetarëve mendojnë se dërgimi i planifikuar i Marderit është i gabuar, ndërsa 40 për qind e mbështesin vendimin. Ndërsa në pyetjen nëse Gjermania duhet të dërgojë edhe tanke të rënda luftarake në Ukrainë, 50 për qind e të anketuarve u përgjigjën “jo”, ndërsa 38 për qind ishin pro. Të tjerët nuk janë deklaruar për çështjen./DW



Ju sugjerojmë

Përfshihet nga flakët fusha e mbetjeve në Vlorë
Aktualitet

Përfshihet nga flakët fusha e mbetjeve në Vlorë

7 Qershor, 2025 1:31 pm
Shqipëri-Serbi, Berisha mesazh për ndjeshjen: Fitore Kombëtares sonë!
Kryesore

Shqipëri-Serbi, Berisha mesazh për ndjeshjen: Fitore Kombëtares sonë!

7 Qershor, 2025 1:22 pm
Sali Berisha zbulon arsyen e largimit të komandantit të Gardës: U shkarkua sepse…
Politikë

Sali Berisha zbulon arsyen e largimit të komandantit të Gardës: U shkarkua sepse…

7 Qershor, 2025 1:09 pm
Asllani: Fitore me Serbinë për ëndrrën e Botërorit
Sport

Asllani: Fitore me Serbinë për ëndrrën e Botërorit

7 Qershor, 2025 12:48 pm
Sfida Shqipëri-Serbi, FSHF thirrje tifozëve: Do jeni të vëzhguar me kamera sigurie!
Kryesore

Sfida Shqipëri-Serbi, FSHF thirrje tifozëve: Do jeni të vëzhguar me kamera sigurie!

7 Qershor, 2025 12:29 pm
Cilat mund të jenë pasojat e grindjes mes presidentit Donald Trump dhe Elon Musk?
Bota

Cilat mund të jenë pasojat e grindjes mes presidentit Donald Trump dhe Elon Musk?

7 Qershor, 2025 12:18 pm
Maqedonia e Veriut planifikon hapjen e konsullatës në Korçë
Politikë

Maqedonia e Veriut planifikon hapjen e konsullatës në Korçë

7 Qershor, 2025 12:04 pm
Dështon për herë të 27-të konstituimi i Kuvendit të Kosovës
Rajoni

Dështon për të 28-ën herë konstituimi i Kuvendit të Kosovës

7 Qershor, 2025 11:54 am
Kosovë/ Çfarë do të ndryshonin zgjedhjet e reja parlamentare?
Rajoni

Kosovë/ Çfarë do të ndryshonin zgjedhjet e reja parlamentare?

7 Qershor, 2025 11:41 am
Porti i Durrësit/Gjenden të fshehura në automjet tri armë dhe 1580 fishekë luftarakë
Aktualitet

Porti i Durrësit/Gjenden të fshehura në automjet tri armë dhe 1580 fishekë luftarakë

7 Qershor, 2025 11:19 am
Para
25.8 kg kokainë nga Ekuadori në Turqi, arrestohen 2 shqiptarë

25.8 kg kokainë nga Ekuadori në Turqi, arrestohen 2 shqiptarë

Tentuan të manipulojnë dëshminë e Luftar Reçit, dënohet Gentian Goskova dhe Ervis Kosova

Tentuan të manipulojnë dëshminë e Luftar Reçit, dënohet Gentian Goskova dhe Ervis Kosova

Rusia: Furnizimi i ukrainasve me armë nga Perëndimi vetëm sa do t’u zgjasë vuajtjet

Rusia: Furnizimi i ukrainasve me armë nga Perëndimi vetëm sa do t’u zgjasë vuajtjet
















TE FUNDIT

Përfshihet nga flakët fusha e mbetjeve në Vlorë

Përfshihet nga flakët fusha e mbetjeve në Vlorë
7 Qershor, 2025

Këtë të shtunë, vendgrumbullimi i mbetjeve në qytetin e Vlorës është përfshirë sërish nga flakët e zjarrit. Sipas asaj që...

Lexo më shumë

Shqipëri-Serbi, Berisha mesazh për ndjeshjen: Fitore Kombëtares sonë!

Shqipëri-Serbi, Berisha mesazh për ndjeshjen: Fitore Kombëtares sonë!
7 Qershor, 2025

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, në konferencën e sotme për shtyp, ndër të tjera ka përcjellë një mesazh për...

Lexo më shumë

Sali Berisha zbulon arsyen e largimit të komandantit të Gardës: U shkarkua sepse…

Sali Berisha zbulon arsyen e largimit të komandantit të Gardës: U shkarkua sepse…
7 Qershor, 2025

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka reaguar paraditen e sotme lidhur me  largimin e komandantit të Gardës së Republikës,...

Lexo më shumë

Asllani: Fitore me Serbinë për ëndrrën e Botërorit

Asllani: Fitore me Serbinë për ëndrrën e Botërorit
7 Qershor, 2025

Fitore me Serbinë, për të harruar disi zhgënjimin e fundit të sezonit me Interin. Kjo është mënyra si Kristjan Asllani...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com