Sinoptikania Tanja Porja ka bërë një panoramë të temperaturave në ditën e sotme. Sipas sinoptikanes së Meteoalb temperaturat më të ulta sot janë shënuar në Ersekë -13. “Ky i ftohtë ka ardhur nga masat e ftohta polare. Sot para se të vija në studio regjistrova disa të dhënë të çastit ku Tirana ishte me 1.8 gradë celcius. Nesër ka një rritje të temperaturës, ndërsa temperatura më e ulët do të jetë -10 deri në -11. Nëse në Tiranë ka qenë -2.6 në Stacionin e Ministrisë në presim 2-3 gradë në ditët e nesërme. Ndërkohë që do të ketë një rritje ditën e enjte, ndërsa nga 25 deri më 31 janar do të kemi një rritje prej 6 gradësh ku i gjithë territori shqiptar ka qenë minus.