Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Tani në Turqi ziles nuk i bie më qumështshitësi

2016/11/05 at 12:59 PM
në Komente, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Tani në Turqi ziles nuk i bie më qumështshitësi

Can Dündar


Ju me siguri e dini përshkrimin që Churchilli ia bën demokracisë: «Kur herët në mëngjes bie zilja dhe unë mund të jem i sigurt se është qumështshitësi, atëherë e di se jetoj në demokraci». Sipas këtij de¿nicioni Turqia pa asnjë dyshim nuk është më shtet demokratik. Sepse njerëzit në Turqi ndërkohë e kanë të qartë se nuk është qumështshitësi ai që herët në mëngjes i bie ziles në portën e tyre.

Të hënën e kaluar zilja ra në portat e 18 punëtorëve të gazetës Cumhuriyet. Në mëngjes në orën pesë. Policia së pari arrestoi Murat Sabuncu, pasardhësin tim në postin e kryeredaktorit. Pastaj bastisi shtëpitë e të gjithë anëtarëve të fondacionit, nën udhëheqjen e të cilëve gjendet gazeta pa pronar, dhe i arrestoi të gjithë. Ndër personat e shpallur në kërkim jam edhe unë.

Meqë jam në Gjermani, te unë nuk ra zilja herët në mëngjes, por cingëroi telefoni im. Mësova se policia po zhvillonte një operacion kundër gazetës dhe do të bastiste edhe shtëpinë time në Stamboll. Para syve të gruas sime policia e rrotulloi për dy orë shtëpinë dhe në fund mori me vete një telefon timin mobil të vjetër. Para se të dëgjoja këtë lajm isha kthyer nga Stuttgarti, ku bëra intervistë me 88-vjeçarin Edzard Reuter. I ati i tij, ish-prefekti i Berlinit Ernst Reuter, kishte braktisur vendin e tij kur erdhi Hitleri në pushtet dhe kishte shkuar në Turqi si akademik.

Mes viteve 1935 dhe 1946 Edzardi kishte kaluar një pjesë të fëmijërisë në Turqi. Kur erdhi për të zhvilluar intervistën, ai sapo ishte kthyer nga Turqia, të cilën e quan «atdheu im i dytë». Ishte thellësisht i brengosur. Një fjali e tij më tronditi: «Çfarë po bën vaki aktualisht në Turqi më kujtimet filllimet e kohës së nazizmit në Gjermani». Më kishte zënë gjumi i tmerruar nga kjo fjalë, ditën tjetër më zgjoi herët thirrja telefonike. Dukej se nuk binte zilja e telefonit, por kambana e alarmit e fashizmit. Pas përpjekjes për puç, e cila shumëkujt në vendin tonë ia kujtoi djegien e Reichstagut (nga nazistët), parlamenti u suspendua, filloi një gjueti shtrigash në mbarë vendin, të gjithë kritikët e qeverisë – madje edhe gazeta ime, një kundërshtare e hapur e Lëvizjes Gylen – u akuzuan për gylenizëm, sipas shifrave zyrtare është vepruar kundër 70 mijë njerëzve, 32 mijë janë arrestuar, 60 mijë zyrtarë shteti janë përjashtuar nga puna dhe janë mbyllur 150 shtëpi mediale.

Edhe më e frikshme është një re e frikës që po qëndron mbi vend. Së pari i morën kurdët, dhe shumica heshtën, sepse nuk ishin kurdë, pastaj i morën majtistët, sërish heshtën shumica, sepse nuk ishin të majtë. Kur filluan të trokasin në të gjitha dyert, s’mbeti më askush për të protestuar. Cumhuriyet ishte ndër ato gazeta që klithnin kundër heshtjes. Ajo është gazeta më e vjetër dhe me më së shumti renome në Turqi. Ajo është gazeta që e ka zbuluar transportin ilegal të armëve në Siri të organizuara nga Erdoani, ka protestuar kundër politikës luftënxitëse, ka hulumtuar aktet e tij të korrupsionit, ka zbuluar xhirollogaritë offshore të biznesmenëve të përkrahur prej tij dhe politikës së tij të islamizimit të arsimit ia ka kundërvënë laicizmin.

Tani Erdoani deshi t’ia mbyllë gojën edhe Cumhuriyetit, bastionit të fundit kryengritës në trevën mediale, në mënyrë që pa asnjë zë kritik të shkohet në referendum për sistemin presidencial, të cilin e planifikon në pranverë. Kësaj here ai e huqi cakun. Deputetë të të gjitha partive, të majtë, laikë, kurdë, sindikalistë dhe gazetarë të privuar nga puna u rreshtuan në mbështetje të kolegëve të tyre, erdhën masivisht te gazeta dhe filluan të bëjnë roje të përhershme te Cumhuriyeti.

Tani nuk kemi më kohë për gjumë. Deri kur të vijë dita për të qenë të sigurt se është qumështshitësi kur herët në mëngjes bie zilja në portën tonë.

(Autori ka qenë kryeredaktor i Cumhuriyet. Në nëntor 2015 ai u arrestua, në maj 2016 u dënua me 6 vjet burg. Para vendimit të shkallës së dytë ai braktisi Turqinë. Ky tekst u botua në numrin e fundit të gazetës gjermane Die Zeit).

Etiketa: Can Dundarqumeshtshitesiturqi


Ju sugjerojmë

Zgjedhjet lokale në Preshevë dhe Bujanoc, ministri Hasani: Përshëndes pjesëmarrjen e partive shqiptare
Politikë

Ministri Hasani për mediat greke: Angazhohemi për zgjidhje të drejtë për “detin”

1 Qershor, 2025 11:02 pm
Sulmet ndaj bazave ruse, reagon Zelensky: Rezultat i shkëlqyer!
Bota

Sulmet ndaj bazave ruse, reagon Zelensky: Rezultat i shkëlqyer!

1 Qershor, 2025 10:42 pm
Shefi i mbrojtjes gjermane: Rusia mund të sulmojë NATO-n brenda katër viteve
Bota

Shefi i mbrojtjes gjermane: Rusia mund të sulmojë NATO-n brenda katër viteve

1 Qershor, 2025 10:25 pm
Irani: Kush shkel tek ne do ketë pasoja të mëdha
Bota

Irani: Kush shkel tek ne do ketë pasoja të mëdha

1 Qershor, 2025 9:58 pm
Shuhet zjarri në masivin pyjor të Darëzezës
Aktualitet

Shuhet zjarri në masivin pyjor të Darëzezës

1 Qershor, 2025 9:36 pm
Protesta studentore në mbi 30 qytete të Serbisë:Kërkojnë zgjedhje të parakohshme
Rajoni

Protesta studentore në mbi 30 qytete të Serbisë:Kërkojnë zgjedhje të parakohshme

1 Qershor, 2025 9:22 pm
U gjet nga policia në bulevardin ‘Dëshmorët e Kombit’,i mituri i dorëzohet prindërve
Aktualitet

Plagosja e 15-vjeçarit në Tiranë, zbardhen detaje të reja: Ngjarja aksidentale…

1 Qershor, 2025 8:59 pm
“Vajza më hëngri paratë!” Nëna e 3 fëmijëve ngelet në derë të huaj
Aktualitet

“Vajza më hëngri paratë!” Nëna e 3 fëmijëve ngelet në derë të huaj

1 Qershor, 2025 8:25 pm
Vetëvritet një tjetër i miturit në Gjirokastër, rasti i dytë brenda dy muajsh!
Aktualitet

Shkon në dy numri i viktimave nga aksidenti në Vlorë, humb jetën edhe 16-vjeçari

1 Qershor, 2025 8:00 pm
Tiranë/ Plagoset me armë zjarri një i mitur
Aktualitet

Tiranë/ Plagoset me armë zjarri një i mitur

1 Qershor, 2025 7:34 pm
Para
Superliga nis sot fazën e dytë, ja ndeshjet kryesore 

Superliga nis sot fazën e dytë, ja ndeshjet kryesore 

Video/ Vjedhje spektakolare në një dyqan të Tiranës, kamera regjistron grabitësin

Video/ Vjedhje spektakolare në një dyqan të Tiranës, kamera regjistron grabitësin

Lufta kibernetike SHBA-Rusi, rrezikon internetin

Lufta kibernetike SHBA-Rusi, rrezikon internetin
















TE FUNDIT

Ministri Hasani për mediat greke: Angazhohemi për zgjidhje të drejtë për “detin”

Zgjedhjet lokale në Preshevë dhe Bujanoc, ministri Hasani: Përshëndes pjesëmarrjen e partive shqiptare
1 Qershor, 2025

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani ka dhënë një intervistë për gazetën greke “Tanea” para vizitës së...

Lexo më shumë

Sulmet ndaj bazave ruse, reagon Zelensky: Rezultat i shkëlqyer!

Sulmet ndaj bazave ruse, reagon Zelensky: Rezultat i shkëlqyer!
1 Qershor, 2025

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, përgëzoi sot Shërbimin e Sigurisë së Ukrainës (SBU) për suksesin e një operacioni të madh...

Lexo më shumë

Shefi i mbrojtjes gjermane: Rusia mund të sulmojë NATO-n brenda katër viteve

Shefi i mbrojtjes gjermane: Rusia mund të sulmojë NATO-n brenda katër viteve
1 Qershor, 2025

Anëtarët e aleancës perëndimore NATO duhet të përgatiten për një sulm të mundshëm nga Rusia brenda katër viteve të ardhshme,...

Lexo më shumë

Irani: Kush shkel tek ne do ketë pasoja të mëdha

Irani: Kush shkel tek ne do ketë pasoja të mëdha
1 Qershor, 2025

Irani është përpjekur të forcojë mbrojtjen e tij ajrore, ndërsa ushtria përgatitet për mundësinë e një sulmi izraelit ose amerikan...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com