Nënkryetari i LSI-së, Luan Rama, sonte, në studion e emisionit “Opinion” ka deklaruar se qëndrimi i LSI-së; për një qeveri besimi dhe zgjedhje me opozitën është një qëndrim parimor dhe kushtetues njëkohësisht.
Sipas tij, Levizja e Dhjetorit e vitit ’90 përmbysi një regjim pa zgjedhje për të shkuar dhe instaluar një sistem demokratik dhe me zgjedhje.
I pyetur nga gazetari Blendi Fevziu, nëse populli mund të votojë një opozitë tjetër?
Rama theksoi se opozita nuk mund të klonohet, pikërisht për shkak të faktorizimit që i bën populli me votën e vet.
Ai tha se opozita për të hyrë në zgjedhje, kërkon garanci që zgjedhjet do të jenë demokratike dhe në përputhje me standardet e OSBE-ODIHR-it.
Shiko videon: