Kreu i LIBRA-s, Ben Blushi, sonte, në studion e emisionit Opinion ka deklaruar se janë tre palë që mund të thërrasin një tryezë për të negociuar këtë krizë.
Blushi theksoi se njëri nga palët është Presidenti i Republikës, por ai nuk po e bën një gjë të tillë edhe pse e ka detyrim kushtetues.
Ai tregoi se i dyti mund të jetë Kryetari i Kuvendit, por as ai nuk po e bën, pasi edhe ai po bën lojën e tij politike.
I treti, sipas Blushit, është faktori ndërkombëtar.
“Faktori ndërkombëtar është inaktiv akoma. Pse është i tillë? Sepse kauza e PD-së është e pabesueshme“, tha ai.
Shiko videon: