Për çfarë e dashurojnë përdoruesit Netflix-in? E dashurojnë sepse shfaqjet dhe filmat e tyre më të dashura i shohin aty në çdo kohë, me cilësi të mirë dhe pa reklama! Mbi të gjitha pa reklama. Epo Netflix tashmë ka vendosur të irritojë shikuesit me vendimin më të fundit të saj për të transmetuar reklama.
Kompania gjigande ka filluar të shfaqë reklama mes episodeve të serialeve. Ndërsa është kontaktuar nga shumë media të tjera të huaja për të gjënë shpjegim mbi këtë vendim, Netflix ka refuzuar të përgjigjet, por e ka konfirmuar si lajm gjithsesi.
“Ne po testojmë rekomandime mes episodeve për t’i ndihmuar anëtarët të gjejnë seriale dhe filma të cilat mund të kenë interes. Është e rëndësishme të kujtohet se nëse nuk iu pëlqejnë reklamat, mund t’i hiqni manualisht,” thuhet në komunikimin zyrtar.
Megjithatë kjo i ka frustruar përdoruesit e Netflix, pasi gjëja e fundit që duan të shohin janë reklamat mbi shfaqjet patetike (siç e quajnë disa) që Netflix krijon. Të tjerë shkruajnë që ky testim duhet të ndalojë sepse arsyeja që paguajnë Netflix-in është që të mos shohin reklamat, dhe në momentin e parë që do t’u shfaqen do ta anullojnë abonimin./Opinion.al