Askush nuk e priste por ja që Gold AG dhe Getoar Selimi janë bërë sërish miq. Fansa dhe miq u çuditën kur mësuan se Getoari dhe Gold Ag, dikur armiq janë bërë prapë miq. Por cila ka qenë zanafilla e këtij sherri? Këtë e tregon vetë reperi ku thotë: “Ndihem krenar që kam mund të fal dikë.
U takuam në dhomën e koncertit dhe filluam të bisedonim dhe që aty nuk e kam parë më si armik. Është burrë ai që fal. Më vjen keq për diss-at që i kam bërë Getit të cilat tashmë i kam hequr nga youtube.“Në fillime pas luftës nga viti 2002 -2003. Ka qenë çështje e një festivali , “Polifesti “më duket. Kemi konkuru dhe atëherë donim të bëheshim të njohur. Atëherë na kanë shkelur ca repera që ishin më të mëdhenj në atë kohë se ne dhe njëri ndër ta ka qenë Getoari. Ne kemi nevojë për përkrahje jo për shkelje.Gjithmonë e kam pyetur veten pse e bëri. Sherri vazhdoi më pas, unë e kam qëlluar me një shishe. Na morën në polici dhe më pas na liruan. Kjo nuk duhej të ndodhte në fakt dhe që atëherë i kam lënë pas armiqësitë”, përfundon Gold Ag.