Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Talibanët arrestojnë profesorin pas kritikave në rrejtet sociale

2022/01/09 at 10:56 AM
në Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Talibanët arrestojnë profesorin pas kritikave në rrejtet sociale

Një profesor i njohur universiteti në Afganistan, i cili kritikoi hapur regjimin e talibanëve, është arrestuar në Kabul, tha një zëdhënës i qeverisë atje.

Profesori Faizullah Jalal ka bërë disa paraqitje në emisione televizive që kur qeveria e mëparshme e mbështetur nga SHBA-ja u rrëzua në gusht të vitit të kaluar, duke fajësuar talibanët për përkeqësimin e krizës financiare dhe duke i kritikuar ata për sundim mbi parimin e forcës.

Që nga kthimi në pushtet, talibanët kanë shtypur disidencën, duke shpërndarë me forcë protestat për të drejtat e grave dhe duke arrestuar për pak kohë disa gazetarë afganë.

Zëdhënësi i talibanëve Zabihullah Mujahid shkroi në Twitter se Jalal ishte arrestuar të shtunën për deklaratat që ai bëri në mediat sociale në të cilat ai akuzohet se “po përpiqej të nxiste njerëzit kundër sistemit dhe po luante me dinjitetin e njerëzve”, raporton AFP.

“Ai është arrestuar që të tjerët të mos bëjnë komente të ngjashme të pakuptimta në emër të të qenit profesor apo studiues, deklarata që cenojnë dinjitetin e të tjerëve”, shtoi zëdhënësi i talibanëve, Mujahid.

Në një paraqitje televizive, Jalal e quajti një zëdhënës të talibanëve, “viç”, një fyerje e rëndë në Afganistan.

Gruaja e Jalalit, Massouda, e cila dikur ishte kandidatja e parë grua e Afganistanit për presidente, postoi në Facebook se burri i saj ishte arrestuar nga forcat talibane dhe ishte ndaluar në një vend të panjohur.

“Dr. Jalal ka luftuar dhe ka folur për drejtësinë dhe interesin kombëtar në të gjitha aktivitetet e tij që kanë të bëjnë me të drejtat e njeriut,” tha ajo.

Jalal, një profesor i drejtësisë dhe shkencave politike në Universitetin e Kabulit, ka pasur prej kohësh një reputacion si kritik i liderëve afgan.

Në Twitter, grupi i të drejtave Amnesty International dënoi arrestimin e pedagogut duke bërë thirrje për lirimin e tij të menjëhershëm dhe pa kushte.

Talibanët kanë formuar një kabinet qeveritar të përbërë vetëm nga burrat.

Ata kanë kufizuar më tej të drejtat e grave për të punuar dhe studiuar, duke shkaktuar reagim të gjerë ndërkombëtar./ REL

Etiketa: afganistanarrestimeTalebanet

Ju sugjerojmë

PD publikon udhëzimin për primaret,afati i fundit për tre qytetet e mëdha…
Politikë

Votat e Greqisë, PD tjetër ankesë në KAS

16 Maj, 2025 10:47 pm
Sa paguhen deputetët në Gjermani?
Bota

Sa paguhen deputetët në Gjermani?

16 Maj, 2025 10:19 pm
Vengu me ministrin francez:Modernizojmë FA me radar të lëvizshëm për vëzhgimin ajror
Politikë

Vengu me ministrin francez:Modernizojmë FA me radar të lëvizshëm për vëzhgimin ajror

16 Maj, 2025 10:01 pm
Von der Leyen publikon foto nga Samiti në Tiranë:Ndajmë një të ardhme të përbashkët
Kryesore

Von der Leyen publikon foto nga Samiti në Tiranë:Ndajmë një të ardhme të përbashkët

16 Maj, 2025 9:47 pm
Ble online vaj për gjunjët, befasohet nga ajo që i vjen në shishe
Aktualitet

Ble online vaj për gjunjët, befasohet nga ajo që i vjen në shishe

16 Maj, 2025 9:39 pm
Këshilli Evropian ratifikon marrëveshjen, 5 miliardë euro ndihmë për Ukrainën
Rajoni

BE-ja: Veprimet e autoriteteve të Kosovës në veri rrezikojnë rritjen e tensioneve

16 Maj, 2025 9:26 pm
Rrezikon të bjerë pallati, turku bën ndërtim pa leje në mes të Tiranës
Aktualitet

Rrezikon të bjerë pallati, turku bën ndërtim pa leje në mes të Tiranës

16 Maj, 2025 9:09 pm
CNN rendit këngët e Eurovizionit, ‘Zjerm’ në vend të parë
-Jetë dhe Stil

CNN rendit këngët e Eurovizionit, ‘Zjerm’ në vend të parë

16 Maj, 2025 8:44 pm
Rama e Macron te Piramida, nënshkruhet marrëveshja Shqipëri-Francë për Inovacionin
Politikë

Rama e Macron te Piramida, nënshkruhet marrëveshja Shqipëri-Francë për Inovacionin

16 Maj, 2025 8:33 pm
Trump paralajmëron Kievin se “Ukraina mund të bëhet ruse një ditë”
Bota

Trump: SHBA i ka bërë propozim Iranit për programin e tij bërthamor

16 Maj, 2025 7:54 pm
Para
Shkencëtarët francezë: Omicron është 105% më i transmetueshëm se Delta

Shkencëtarët francezë: Omicron është 105% më i transmetueshëm se Delta

Nuk është variant i ri i COVID-19, “Deltacron” rezultat i një gabimi teknik

Zyrtari amerikan: SHBA e hapur për të biseduar me Rusinë për stërvitjet ushtarake

Zyrtari amerikan: SHBA e hapur për të biseduar me Rusinë për stërvitjet ushtarake

TE FUNDIT

Votat e Greqisë, PD tjetër ankesë në KAS

PD publikon udhëzimin për primaret,afati i fundit për tre qytetet e mëdha…
16 Maj, 2025

Partia Demokratike çoi në Komisionin e Ankesave dhe Sanksioneve vendimin e Ilirjan Celibashit, i cili urdhëroi vazhdimin dhe përfundimin e...

Lexo më shumë

Sa paguhen deputetët në Gjermani?

Sa paguhen deputetët në Gjermani?
16 Maj, 2025

Bundestagu ka 630 deputetë, 100 më pak se ai i mëparshmi. Po si paguhen deputetët, sa janë të ardhurat e...

Lexo më shumë

Vengu me ministrin francez:Modernizojmë FA me radar të lëvizshëm për vëzhgimin ajror

Vengu me ministrin francez:Modernizojmë FA me radar të lëvizshëm për vëzhgimin ajror
16 Maj, 2025

Forcat Ajrore shqiptare do të pajiset me kapacitete të avancuara mobile të vëzhgimit ajror, ndërkohë që bashkëpunimi dypalësh mes Shqipërisë...

Lexo më shumë

Von der Leyen publikon foto nga Samiti në Tiranë:Ndajmë një të ardhme të përbashkët

Von der Leyen publikon foto nga Samiti në Tiranë:Ndajmë një të ardhme të përbashkët
16 Maj, 2025

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen ka reaguar pas përmbylljes së Samitit të Komunitetit Politik Evropian në Tiranë....

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com