Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Talenti shqiptar Keidi Bare: Spanja ndalet nëse Shqipëria luan si Atletico Madrid

2016/10/09 at 7:24 PM
në Aktualitet, Sport, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Talenti shqiptar Keidi Bare: Spanja ndalet nëse Shqipëria luan si Atletico Madrid

Keidi Bare është vetëm 19 vjeç, por stërvitet me ekipin e parë të Atletiko Madridit dhe luan me skuadrën “B”. Gjithashtu, mesfushori i talentuar është një nga pikat e referimit në kombëtaren U­21 të Shqipërisë, duke u cilësuar me të drejtë prej De Biazit si një nga elementët më premtues për të ardhmen.


Fieraku ka komentuar për përballjen e kuqezinjve me Spanjën, jo vetëm si një njohës i filozofisë iberike të futbollit, por edhe si shok ekipi me disa prej titullarëve që do të hedhë në fushë trajneri Lopetegui. Bare mendon se një model loje si i Atletikos do të ishte produktiv, ndërkohë që tregon edhe raportin e tij me Diego Simeonen…

Keidi, sa e njeh kombëtaren e Spanjës dhe a ke njohje personale me ndonjë prej futbollistëve?

Sigurisht që e ndjek gjithmonë dhe mendoj se e njoh mjaft mirë si skuadër. Nuk kam njohje personale me shumë prej tyre, por kam shumë afrimitet me Koken. Ai mund të jetë edhe titullar kundër Shqipërisë.

Cili mendon se është elementi që mund të përbëjë më tepër problem për Shqipërinë në këtë përballje?

Spanja është një skuadër që është e vështirë t’i gjesh pika të dobëta. Arma e tyre më e fortë vjen nga mesfusha, pasi kanë një qarkullim të shkëlqyer topi. Gjithashtu, lëvizin me rrezikshmëri të lartë në zona të ngushta. Janë elementë që nuk i kanë shumë ekipe dhe duhet nivel i lartë cilësie që ta praktikosh me sukses.

Duke qenë se je mesfushor dhe mbase përqendrohesh më tepër te ky repart kur ndjek ndeshjet e Spanjës, a është ndier mungesa e Ksavit?

Ksavi ishte një shembull për të gjithë ne që luajmë në mesfushë. Por, mendoj se nuk është ndier shumë pasi kanë Koken, i cili është punëtor, ka teknikë dhe përshtatet shkëlqyeshëm në atë pozicion. Skuadra ku ti bën pjesë, Atletiko, ka qenë antinomi i Realit dhe Barcelonës në futbollin spanjoll. Me stilin e saj, arriti të gjunjëzojë gjigantë si Reali i Madridit dhe Barcelona që përbëjnë edhe bazën e kombëtares. A mendon se duhet të praktikohet kjo filozofi edhe nga Shqipëria? Shumë e drejtë. Secili trajner ka mënyrën e tij të stërviturit, teknikën apo menaxhimin e skuadrës. Diego Simeone ka qenë ai që krijoi mentalitetin që ka aktualisht Atletiko. Do të ishte shkëlqyeshëm nëse Shqipëria do të arrinte të luante me filozofinë e Atletikos, pasi jam i bindur që do ta vinte shumë në vështirësi. Por, është një filozofi që kërkon shumë përkushtim nga ana e futbollistëve…

De Biazi të ka përmendur si një nga futbollistët më premtues për të ardhmen e Shqipërisë. Ke pasur kontakte me të?

Të them të drejtën, nuk kam pasur kontakte direkte. Thjesht kam dëgjuar vlerësimin që ka shprehur për mua në media dhe e falënderoj. Do kisha kënaqësi që të punoja me të në të ardhmen.

Po raporti yt me Diego Simeonen?

Është një raport trajner lojtar, por e cilësoj si shumë të rëndësishëm për rritjen time futbollistike. Unë stërvitem me ekipin e parë të Atletikos dhe kam luksin të mësoj nga futbollistë të një niveli të madh. Gjithashtu, edhe tekniku më jep besim, duke më dhënë mjaft këshilla. Ai më thërret gjithnjë Kacorla, pasi kemi edhe të njëjtin stil loje.

Ndërkohë, në kampionat luaj me ekipin e dytë dhe mendoj gjithashtu se po më vlen.

Ke menduar për të luajtur me ndonjë ekip tjetër, qoftë edhe në formë huazimi?

Unë kam një kontratë me Atletikon dhe dua të qëndroj sa më gjatë. Të jem i sinqertë, ka pasur oferta nga klube të tjera, por unë dua të luftoj që në të ardhmen të luaj pikërisht me këtë klub. Ky është synimi im kryesor dhe besimi që më ka dhënë klubi më motivon më tepër.

Je pjesë e përfaqësueses U­ 21 të Shqipërisë. Mendon se ka mjaftueshëm elementë cilësorë që mund të bëhen pjesë e Kombëtares së madhe në të ardhmen?

Mendoj se po. Jemi një grup me futbollistë shumë të mirë dhe që shkojmë shkëlqyeshëm së bashku. Harmonia është një element i rëndësishëm për çdo skuadër.

Kush janë miqtë e tu më të afërt?

Te Kombëtarja U­21 kam disa, si Manaj apo Uzuni. Ndërkohë, tek Atletiko kam një raport të mirë me të gjithë, por jo më dikë ne veçanti. Për ta mbyllur, një parashikim për Spanjë­Shqipëri… Unë jam shqiptar dhe sigurisht që dua fitoren e Shqipërisë… FATION SHEHU



Ju sugjerojmë

Takimi i Trump dhe Putin, ja mesazhi i Zelensky-t
Bota

Takimi i Trump dhe Putin, ja mesazhi i Zelensky-t

15 Gusht, 2025 10:53 pm
Nga kush u shoqërua Trump dhe Putin në takimin në Alaskë?
Bota

Nga kush u shoqërua Trump dhe Putin në takimin në Alaskë?

15 Gusht, 2025 10:41 pm
Kosovë: Prokuroria Speciale padi për dëbimin e shqiptarëve
Rajoni

Kosovë: Prokuroria Speciale padi për dëbimin e shqiptarëve

15 Gusht, 2025 10:23 pm
Samiti i Alaskës, Trump dhe Putin fotografohen pranë njëri-tjetrit
Bota

Samiti i Alaskës, Trump dhe Putin fotografohen pranë njëri-tjetrit

15 Gusht, 2025 10:06 pm
“A do të pranoni një armëpushim?”, Putin hesht para pyetjes së gazetarëve
Bota

“A do të pranoni një armëpushim?”, Putin hesht para pyetjes së gazetarëve

15 Gusht, 2025 9:55 pm
Kosova furnizohet me autoblinda nga SHBA-të
Rajoni

Kosova furnizohet me autoblinda nga SHBA-të

15 Gusht, 2025 9:42 pm
Donald Trump e Vladimir Putin takohen në Anchorage
Bota

Donald Trump e Vladimir Putin takohen në Anchorage

15 Gusht, 2025 9:21 pm
Presidenti rus Vladimir Putin mbërrin në Alaska
Bota

Presidenti rus Vladimir Putin mbërrin në Alaska

15 Gusht, 2025 9:08 pm
Mbërrin në Alaska presidenti amerikan, Donald Trump
Bota

Mbërrin në Alaska presidenti amerikan, Donald Trump

15 Gusht, 2025 8:48 pm
Trump flet para takimit me Putin: Nuk do të jem i lumtur nëse s’ka armëpushim
Bota

Trump flet para takimit me Putin: Nuk do të jem i lumtur nëse s’ka armëpushim

15 Gusht, 2025 8:31 pm
Para
Basha: Ed Mashtruesi rriti me 5 herë sipërfaqen e drogës, por ka më pak drogë

Basha: Ed Mashtruesi rriti me 5 herë sipërfaqen e drogës, por ka më pak drogë

Karikatura/ Kjo është makineria që “prodhoi” Cristiano Ronaldon

Karikatura/ Kjo është makineria që "prodhoi" Cristiano Ronaldon

Video/ Historike, jepet kartoni i parë i gjelbërt në historinë e futbollit, ja kush e mori

Video/ Historike, jepet kartoni i parë i gjelbërt në historinë e futbollit, ja kush e mori
















TE FUNDIT

Takimi i Trump dhe Putin, ja mesazhi i Zelensky-t

Takimi i Trump dhe Putin, ja mesazhi i Zelensky-t
15 Gusht, 2025

Presidenti Volodymyr Zelensky tha se kërkesa “numër një” e Ukrainës në samitin e Alaskës është që Rusia të bjerë dakord...

Lexo më shumë

Nga kush u shoqërua Trump dhe Putin në takimin në Alaskë?

Nga kush u shoqërua Trump dhe Putin në takimin në Alaskë?
15 Gusht, 2025

Në takimin midis Presidentit amerikan Donald Trump dhe Presidentit rus Vladimir Putin , i cili fillimisht ishte menduar të ishte...

Lexo më shumë

Kosovë: Prokuroria Speciale padi për dëbimin e shqiptarëve

Kosovë: Prokuroria Speciale padi për dëbimin e shqiptarëve
15 Gusht, 2025

Prokuroria Speciale e Kosovës dorëzoi në Gjykatën e Prishtinës një aktakuzë në mungesë kundër 21 të dyshuarve për dëbimin me...

Lexo më shumë

Samiti i Alaskës, Trump dhe Putin fotografohen pranë njëri-tjetrit

Samiti i Alaskës, Trump dhe Putin fotografohen pranë njëri-tjetrit
15 Gusht, 2025

Këto janë pamjet e para nga takimi në Alaska mes Donald Trump dhe Vladimir Putin. Pasi u takuan në aeroport...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com