Bota

Talebanët shpallin amnisti për zyrtarët qeveritarë: Kthehuni në punë


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 10:32 - 17/08/21 |
Opi Nion

Talebanët kanë njoftuar një amnisti të përgjithshme për të gjithë zyrtarët qeveritarë, duke u kërkuar atyre të kthehen në punë me “besim të plotë”.

“Është shpallur një amnisti e përgjithshme për të gjithë, kështu që ju duhet të filloni jetën tuaj rutinë me besim të plotë,” tha AFP, duke cituar një deklaratë talebane.

Kjo deklaratë vjen në kohën kur frika ka “mbërthyer” Afganistanin, pasi ata që punonin për qeverinë ose organizatat e mbështetura nga Perëndimi si dhe ata që punuan si përkthyes për trupat amerikane mund të ekzekutohen.

BBC shkruan se Talebanët janë të njohur për kryerjen e dënimeve brutale dhe janë akuzuar për kryerjen e krimeve të luftës, diçka që ata vetë e mohojnë./Opinion.al

Pas