Bota

Talebanët lirojnë të burgosur, luftëtarë të Shtetit Islamik dhe Al-Kaedës


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 12:30 - 16/08/21 |
Opi Nion

Mijëra të burgosur, përfshirë ish-luftëtarët e Shtetit Islamik dhe al-Kaedës, u liruan nga një burg në periferi të Kabulit, teksa talebanët bënë thirrje për një “tranzicion paqësor” të pushtetit.

Kjo situatë erdhi pasi trupat qeveritare afgane ia dorëzuan bazën ajrore Bagram talebanëve të dielën herët. Baza ka burgun Pul-e-Charki, i cili ka rreth 5,000 të burgosur. Ai është më i madhi në Afganistan dhe i njohur për kushtet e tij të këqija.

Blloku i qelive të sigurisë maksimale mbante anëtarë të al-Kaedës dhe talebanëve, thanë raportet.

Ditën e djeshme talebanët morën kontrollin e Afganistanit ndërsa qeveria ka rënë me ikjen e Presidentit Ashraf Ghani nga vendi.

Ata morrën nën kontroll Kabulin të dielën, disa ditë pasi pushtuan qytete të tjera të mëdha në vend. /Opinion.al

Pas