Një shofer taksie egjiptian u arrestua nga karabinierët për përdhunimin e një klienteje 20-vjeçare pasi e mori atë përpara një klubi nate të famshëm në Milano.
Ngjarja ndodhi mbrëmjen e 16 qershorit. Vajza e re tha se e kishte kaluar natën në klub me disa miq dhe pastaj telefonoi taksinë për të shkuar në shtëpi.
Kur u zgjua, ajo e kuptoi se ishte përdhunuar nga shoferi i cili kishte përfituar nga fakti se e reja ishte e dehur. 61-vjeçari është arrestuar tashme pas denoncimit të vajzës.