Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Taksat e reja te shtëpive dhe makinave, ja sa do të paguani

2017/10/27 at 12:30 PM
në Aktualitet, Te Fundit
Kohë leximi: 4 min
A A
Taksat e reja te shtëpive dhe makinave, ja sa do të paguani

Nga 1 janari 2018 do të ketë 909 drejtues makinash që do të paguajnë taksën për mjetet luksoze, ndërsa familjet do të paguajnë më shumë taksa për apartamentet.


Me formulën e re biznesi do të jetë më i favorizuar në taksën e ndërtesës, pasi ai do të paguajë më pak. Ndryshimet për taksat e makinave luksoze dhe apartamentet qeveria i sjell në paketën fiskale të vitit të ardhshëm. “Panorama” boton shembujt e paketës fiskale me kategoritë e makinave që preken nga taksa e luksit dhe sa do të paguajnë qytetarët për apartamentet dhe biznesi me taksën e re.

MAKINAT

Nga 1 janari i 2018-s, të gjitha makinat me kapacitet 6+1, nëse janë me cilindrat mbi 3 mijë cm3 apo me çmim mbi 5 milionë lekë, do të paguajnë taksën e luksit. Sipas të dhënave të Drejtorisë së Shërbimit të Transportit Rrugor, nga taksa e re do të preken 909 makina me kapacitet 6+1. Pronarët e këtyre makinave do të paguajnë 21 mijë lekë në vit taksën e përvitshme dhe 70 mijë lekë taksën e regjistrimit.

Aktualisht, kjo taksë paguhet për makinat me kapacitet 4+1, të cilat plotësojnë një nga kriteret që të kenë cilindrat të barabartë ose më të madh se 3 mijë cm3 dhe me çmim më shumë se 5 milionë lekë. Me ndryshimet e ligjit, taksa e luksit do të paguhet për makinat me kapacitet 6+1, të cilat plotësojnë të paktën një nga kriteret ose të kenë cilindrat mbi 3 mijë cm3, ose vlera e çmimit të makinës të jetë mbi 5 milionë lekë.

Në relacionin e paketës fiskale shpjegohet se ndryshimi i kriterit për kapacitetin e vendeve u ndryshua pas konstatimit që shumë drejtues makinash modifikonin kapacitetin e vendeve të mjetit për t’iu shmangur pagimit të taksës.

APARTAMENTET

Pas 1 janarit të vitit të ardhshëm, më shumë taksë do të paguhet për shtëpitë edhe për ndërtesat e bizneset. Paketa fiskale përcakton që taksa e re e shtëpive të jetë 0.05 për qind e vlerës që ka shtëpia sipas çmimeve të tregut. Relacioni i paketës fiskale përcakton qartë se për llogaritjen e taksës së re do të përdoren çmimet fiskale të miratuara nga qeveria.

Kjo do të sjellë që një familje në Tiranë, që banon në zonën e “Porcelanit”, në apartament me sipërfaqe 100 metra katrorë, që përkon me zonën kadastrale 3/1 dhe çmimi fiskal është 77,000 lekë për metër katror, llogaritet që vlera e apartamentit sipas tregut të jetë 7,7 milionë lekë. Sipas përllogaritjeve të taksës me formulën e re, kjo familje do të paguajë 3,850 lekë në vit.

Për një familje që banon në Durrës, në një apartament me sipërfaqe 100 m2 dhe çmimi fiskal është 67,500, vlera e shtëpisë sipas tregut llogaritet 6,750,000 lekë. Taksa që do të paguajë kjo familje do të jetë 3,375 lekë në vit.

BIZNESI

Me paketën e re fiskale biznesi do të paguajë më pak për taksën e ndërtesës. Edhe për biznesin aktualisht taksa e ndërtesës është fikse 400 lekë/m2. Me formulën e re do të jetë 0,15 për qind e vlerës së ndërtesës. Për ta konkretizuar, nëse një biznes posedon një ambient me sipërfaqe 50 metra katrorë, ai aktualisht paguan 20,000 lekë taksë. Me formulën e re, nëse ndërtesa ka vlerë 5 milionë lekë me taksën 0,15 për qind, biznesi do të paguajë 7,500 lekë.

SHEMBUJT

SA DO TË PAGUAJNË MAKINAT E LUKSIT

Nga 1 janari i vitit të ardhshëm, të gjitha makinat me kapacitet vendesh 6+1, në rast se janë mbi 3 mijë cilindrat apo me vlerë çmimi mbi 5 milionë lekë, do të paguajnë 21 mijë lekë në vit taksën e makinës së luksit. Përveç kësaj, kur makina regjistrohet për herë të parë, do të paguajnë 70 mijë lekë taksën e regjistrimit. Aktualisht kjo taksë paguhet nga pronarët e makinave 4+1 nëse plotësohet kriteri i cilindratit apo çmimit. Por qeveria ndryshoi kriterin e kapaciteteve të vendeve për shkak të abuzimeve që bënin shoferët me modifikimin e sediljeve.

SA DO TË PAGUHET PËR SHTËPITË

Për shtëpitë qytetarët do të paguajnë më shumë lekë me taksën e re të pronës. Për ta konkretizuar sa do të paguhet, gazeta risjell edhe një herë shembullin e llogaritjes së taksës me formulën e re që do të aplikohet nga 1 janari. Nëse një familje banon në zonën e “Porcelanit”, në apartament me sipërfaqe 100 metra katrorë, që përkon me zonën kadastrale 3/1 dhe çmimi fiskal është 77,000 lekë për metër katror, llogaritet që vlera e apartamentit sipas tregut të jetë 7,7 milionë lekë. Sipas përllogaritjeve të taksës me formulën e re, kjo familje do të paguajë 3,850 lekë në vit.

SA DO TË PAGUHET PËR BIZNESIN

Për biznesin aktualisht taksa e ndërtesës është fikse 400 lekë/m2. Me formulën e re do të jetë 0,15 për qind e vlerës së ndërtesës. Për ta konkretizuar me një shembull, nëse një biznes posedon një ambient me sipërfaqe 50 metra katrorë me çmim 5 milionë lekë, ai aktualisht paguan 20,000 lekë taksë. Me formulën e re, nëse ndërtesa ka vlerë 5 milionë lekë, me taksën 0,15 për qind biznesi do të paguajë 7,500 lekë. Edhe për biznesin taksa e ndërtesës do të llogaritet si përqindje mbi vlerën e ndërtesës sipas çmimit të tregut.

DORINA AZO/PANORAMA

Etiketa: apartamentet taksat


Ju sugjerojmë

Qeveria e Kosovës kundërshton vendimin e Gjykatës Supreme: I njëanshëm!
Rajoni

Qeveria e Kosovës kundërshton vendimin e Gjykatës Supreme: I njëanshëm!

15 Korrik, 2025 10:43 pm
Trump: SHBA dhe BE po bëjnë progres në marrëveshjen tregtare
Bota

Trump: SHBA dhe BE po bëjnë progres në marrëveshjen tregtare

15 Korrik, 2025 10:18 pm
BE dështon të fitojë mbështetjen e Sllovakisë për sanksionet e reja kundër Rusisë
Bota

BE dështon të fitojë mbështetjen e Sllovakisë për sanksionet e reja kundër Rusisë

15 Korrik, 2025 9:55 pm
Kërcënimet e Trump me tarifa, Kina premton rritjen e mbështetjes për Rusinë
Bota

Kërcënimet e Trump me tarifa, Kina premton rritjen e mbështetjes për Rusinë

15 Korrik, 2025 9:25 pm
AMA tryezë për kushtet e punës së gazetarëve
Aktualitet

AMA tryezë për kushtet e punës së gazetarëve

15 Korrik, 2025 8:53 pm
Dhuna në Siri, trupat qeveritare hyjnë në Suweida
Bota

Dhuna në Siri, trupat qeveritare hyjnë në Suweida

15 Korrik, 2025 8:30 pm
Ukrainasit nuk u besojnë premtimeve të Putinit për investime në tokat e pushtuara
Bota

Ukrainasit nuk u besojnë premtimeve të Putinit për investime në tokat e pushtuara

15 Korrik, 2025 8:11 pm
Sulmet izraelite vrasin 93 palestinezë në Gazë, përfshirë gra dhe fëmijë
Bota

Sulmet izraelite vrasin 93 palestinezë në Gazë, përfshirë gra dhe fëmijë

15 Korrik, 2025 7:42 pm
Nisma e re e qeverisë, asistencë falas për “e-Albania” pranë bashkive
Politikë

Nisma e re e qeverisë, asistencë falas për “e-Albania” pranë bashkive

15 Korrik, 2025 7:23 pm
Rutte: Sanksione të ashpra ndaj Kinës, Indisë dhe Brazilit nëse vazhdojnë…
Bota

Rutte: Sanksione të ashpra ndaj Kinës, Indisë dhe Brazilit nëse vazhdojnë…

15 Korrik, 2025 7:06 pm
Para
Historia e pazakontë e gruas shqiptare: Burri dhe nusja më dhunojnë me shapkat e banjës

Historia e pazakontë e gruas shqiptare: Burri dhe nusja më dhunojnë me shapkat e banjës

Rama: Të gjithë kazan, veç  Çanit…do jem sonte në studion e tij

Rama: Të gjithë kazan, veç Çanit...do jem sonte në studion e tij

Dy dokumente sekrete që solli Italia fundosën Tahirin?

Foto-lajm/ Ku ndodhet tani Saimir Tahiri, ja kush e shoqeron
















TE FUNDIT

Qeveria e Kosovës kundërshton vendimin e Gjykatës Supreme: I njëanshëm!

Qeveria e Kosovës kundërshton vendimin e Gjykatës Supreme: I njëanshëm!
15 Korrik, 2025

Qeveria në detyrë e Kosovës tha të martën se ndihet e “shqetësuar” dhe se e kundërshton aktgjykimin e Gjykatës Supreme...

Lexo më shumë

Trump: SHBA dhe BE po bëjnë progres në marrëveshjen tregtare

Trump: SHBA dhe BE po bëjnë progres në marrëveshjen tregtare
15 Korrik, 2025

Presidenti i SHBA-së Donald Trump tha sot se bisedimet me Bashkimin Evropian për një marrëveshje tregtare po bëjnë progres –...

Lexo më shumë

BE dështon të fitojë mbështetjen e Sllovakisë për sanksionet e reja kundër Rusisë

BE dështon të fitojë mbështetjen e Sllovakisë për sanksionet e reja kundër Rusisë
15 Korrik, 2025

Bashkimi Evropian ka dështuar ta miratojë një paketë të re sanksionesh kundër Rusisë të martën, pasi Sllovakia kërkoi më shumë...

Lexo më shumë

Kërcënimet e Trump me tarifa, Kina premton rritjen e mbështetjes për Rusinë

Kërcënimet e Trump me tarifa, Kina premton rritjen e mbështetjes për Rusinë
15 Korrik, 2025

Kina thuhet se është zotuar të rrisë mbështetjen e saj për Rusinë, pasi Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump kërcënoi të...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com