Bashkë me faturën e dritave qytetarët do të paguajnë edhe taksat bashkise Bashkia e Tiranës e ka parë këtë si mënyrën më të mirë që të gjithë qytetarët të paguajnë, duke hequr kështu, praktikën e mosdhënies së certefikatave, nëse nuk paguaje taksën e banesës.
nënkryetarja e Bashkisë së Tiranës, Brunilda Paskali, e ftuar në studion e Tv Scan ka bërë me dije të gjitha detyrimet që kanë qytetarët ndaj Bashkisë. Paketa fiskale e miratuar në fund të vitit që lam pas, nga ana tjetër heq taksat për rreth 80 mijë biznese, me qëllim lehtësimin e tyre. Po ashtu, Bashkia e Tiranës gjatë këtij viti ka vënë në dispozicion një fond prej 6 milion lekësh, për mbështetjen e grave sipërmarrëse.