Prefekti i Qarkut të Kukësit, Liman Morina ka dalë kundër taksës në rrugën e Kombit. Ai e ka argumentuar kundërshtimin sepse sipas tij ndikon negativisht në ekonominë e familjeve të Kukësit, Hasit e Tropojës.
Në një prononcim për mediat, Morina i ka bërë thirrje Kryeministrit Edi Rama që të mundësojë heqjen nga tarifa e pagesës të banorëve të këtij qarku, që renditet si më i varfri në vend.
“Personalisht si banor i rajonit të Kukësit jam kundër tarifës që banorët e varfër të Kukësit, Hasit dhe Tropojës duhet të paguajnë për çdo kalimin në rrugën e Kombit. I bëj thirrje kryeministrit Rama që për tarifën e rrugës së kombit ti shikojë me përparësi banorët e qarkut më të varfër në vend. Në pamundësi të kësaj, duhet të vendoset një tarifë simbolike” ka thënë Morina.