Biznesi i vogël do të paguajë detyrime të reja edhe pse Kryeministri Rama e mohoi vendosjen e taksave për këtë kategori. “Taksa për biznesin e vogël do të jetë 0, por nga ana tjetër ne do t’i kërkojmë biznesit të vogël që të bëhet pjesë e luftës kundër informalitetit dhe duke e përfshirë në regjimin e TVSH-së”, tha dje kryeministri, në kudër të konsultimit publik për buxhetin dhe paketën fiskale 2018.
Aktualisht bizneset me xhiro nën 5 milionë lekë (të reja) në vit nuk paguajnë tatim mbi vlerën e shtuar (TVSH). Nga viti i ardhshëm ato do të trajtohen njësoj si biznesi i madh. Por kryeministri tha se kjo nuk është rritje taksash…
Aktualisht bizneset e vogla lëshojnë faturë të thjeshtë tatimore, për çdo blerës të tatueshëm që merr furnizimin. Ndërsa për çdo blerës individ konsumator final, është i detyruar të lëshojë kupon tatimor nga pajisja fiskale.
Mësohet se ndërkohe, në kuadër të aksionit antiinformalitet që ka nisur nga 1 tetori, Tatimet po kalojnë shumë subjekte të vogla në biznese me TVSH.