Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Taksa ndaj Serbisë,Ramush Haradinaj letër të hapur Albin Kurtit

2020/02/06 at 9:45 AM
në Kryesore, Rajoni, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Taksa ndaj Serbisë,Ramush Haradinaj letër të hapur Albin Kurtit

Ish-kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj përmes një letre të hapur i ka kërkuar kryeministrit të sapo emëruar në Kosovë, Albin Kurtit që të mos heqë taksën e vendosur ndaj Serbisë.

“Dua që personalisht të lutem të mos e largosh taksën ndaj Serbisë. Albin, mos e lejo tregun e fitimit të mbi 400 milionë Euro-ve për Serbinë, shtetin i cili të ka rrahur e të ka torturuar. Shtetin, që me paratë e popullit të Kosovës blenë armë në Rusi. Të lutem, mos e kamuflo këtë vendim sovran me terme të mjegullta siç është “reciprociteti”. Rikonsideroje vendimin Albin. Ne mund të vazhdojmë të mos pajtohemi. Për këto mospajtime sovrani ka dhënë verdiktin më 6 Tetor, por kjo është një temë më e madhe se sa një grusht vota,”-shkruan në letrën e tij të hapur Haradinaj.

Qeveria e kaluar e Kosovës ka vendosur taksën  e plotë prej 100 për qind për prodhimet me origjinë nga Serbia dhe Bosnja e Hercegovina.

Një ditë më parë Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe kryetarja e Parlamentit Vjosa Osmani kanë paralajmëruar heqjen e taksës 100 për qind të vendosur nga qeveria e kaluar për importet nga Serbia dhe Bosnje e Hercegovina, me reciprocitetin e plotë politik, ekonomik e tregtar.

Letër e hapur Kryeministrit të Republikës së Kosovës, z. Albin Kurtit

I dashur Albin,
Para pak ditësh të telefonova për të uruar postin e Kryeministrit. Sot po të shkruaj për diçka tjetër. Bashkë me popullin e Kosovës, ti ke sakrifikuar shumë. Ke rënë në burgje e sfida por ke qëndruar stoikisht në atë që beson. Aktivistët e Lëvizjes Vetëvendosje me vetëmohim të pashoq të kanë qëndruar besnikë në kauzën tënde. Ne mund të mos pajtohemi për shumë gjëra të politikës ditore, por sakrificën gjithmonë ta kam njohur.

Për shkak të kësaj sakrifice dua që personalisht të lutem të mos e largosh taksën ndaj Serbisë.
Albin, mos e lejo tregun e fitimit të mbi 400 milionë Euro-ve për Serbinë, shtetin i cili të ka rrahur e të ka torturuar. Shtetin, që me paratë e popullit të Kosovës blenë armë në Rusi. Të lutem, mos e kamuflo këtë vendim sovran me terme të mjegullta siç është “reciprociteti”.

Mos e hjek taksën Albin. Mos u tërhiq për disa poena të përkohshëm që mund t’i fitosh nga bashkësia ndërkombëtare. Miku që është mik i vërtetë të don e të ndihmon me lavd, por edhe me kritika. Nëse nuk jemi të zotët e vetes nuk na don as miku.

Rikonsideroje vendimin Albin. Ne mund të vazhdojmë të mos pajtohemi. Për këto mospajtime sovrani ka dhënë verdiktin më 6 Tetor, por kjo është një temë më e madhe se sa një grusht vota.
Albin, ne të dy kemi kaluar nëpër rrugë të vështira. Ne garojmë dhe do të vazhdojmë garën politike. Nuk kemi arritur deri këtu ku jemi si Kosovë me taktizime të përkohshme, por me sakrificë e qëndrueshmëri. Ne kundërshtim të Serbisë duhet të jemi bashkë deri në njohje reciproke e jo të jesh për një “reciprocitet” pa njohje.
Ramushi

Etiketa: albin kurtiRamush haradinaj

Ju sugjerojmë

Afërdita dhe Hëna “trazojnë” qetësinë e verës! Shenjat që do ndikohen këtë javë
-Jetë dhe Stil

Afërdita dhe Hëna “trazojnë” qetësinë e verës! Shenjat që do ndikohen këtë javë

4 Korrik, 2025 1:53 pm
“Gjoba e ndjekje penale”/Rama-bizneseve:Çmontoni tendat e mushamatë i hapin rrugë..
Aktualitet

“Gjoba e ndjekje penale”/Rama-bizneseve:Çmontoni tendat e mushamatë i hapin rrugë..

4 Korrik, 2025 1:46 pm
“Boll është boll”/Rama: Ta ngremë në hava shtëpinë, inspektorët e IKMT të vrapojnë…
Aktualitet

“Boll është boll”/Rama: Ta ngremë në hava shtëpinë, inspektorët e IKMT të vrapojnë…

4 Korrik, 2025 1:29 pm
“Hapësirat e pallateve”/ Rama: Jo më trarë për t’u marrë lekë banorëve për parkime
Aktualitet

“Hapësirat e pallateve”/ Rama: Jo më trarë për t’u marrë lekë banorëve për parkime

4 Korrik, 2025 1:26 pm
“Drejtorët e shkarkuar në Vlorë, ‘koka turku’”/Berisha: Zjarri në Elbasan, krim…
Aktualitet

“Drejtorët e shkarkuar në Vlorë, ‘koka turku’”/Berisha: Zjarri në Elbasan, krim…

4 Korrik, 2025 1:21 pm
Uron SHBA-të për 4 Korrikun/Berisha: Përvjetor që vjen pas fitores ndaj Ajetollahëve
Aktualitet

Uron SHBA-të për 4 Korrikun/Berisha: Përvjetor që vjen pas fitores ndaj Ajetollahëve

4 Korrik, 2025 1:12 pm
Ministri Hasani: Forcojmë lidhjet afatgjata me Konsujt e Nderit
Aktualitet

Ministri Hasani: Forcojmë lidhjet afatgjata me Konsujt e Nderit

4 Korrik, 2025 1:03 pm
Afera e “Bankers”, reagon Sindikata e Naftëtarëve: Do mbrojmë çdo punonjës!
Aktualitet

Afera e “Bankers”, reagon Sindikata e Naftëtarëve: Do mbrojmë çdo punonjës!

4 Korrik, 2025 1:03 pm
“T’i ka dhënë informacionet gabim Altin Dumani”/Alibej e Dervishaj përplasen në gjyq
Kronikë

“T’i ka dhënë informacionet gabim Altin Dumani”/Alibej e Dervishaj përplasen në gjyq

4 Korrik, 2025 12:45 pm
Trafikonin armë për shitje në Shqipëri, pranga 2 shtetasve nga Kosova.Sekuestrohen..
Aktualitet

Trafikonin armë për shitje në Shqipëri, pranga 2 shtetasve nga Kosova.Sekuestrohen..

4 Korrik, 2025 12:39 pm
Para
Krijimi i Korporatës së Investimeve Strategjike,Basha: Qeveria rrezikon…

Krijimi i Korporatës së Investimeve Strategjike,Basha: Qeveria rrezikon...

Vrau gruan me thikë në Durrës, lihet në burg 45-vjeçari

Vrau gruan me thikë në Durrës, lihet në burg 45-vjeçari

Video/ Udhëtonte me armë pa leje në makinë, arrestohet 36-vjeçari

Video/ Udhëtonte me armë pa leje në makinë, arrestohet 36-vjeçari

TE FUNDIT

Afërdita dhe Hëna “trazojnë” qetësinë e verës! Shenjat që do ndikohen këtë javë

Afërdita dhe Hëna “trazojnë” qetësinë e verës! Shenjat që do ndikohen këtë javë
4 Korrik, 2025

Një javë e mbushur me energji kozmike, mundësi të reja dhe sinjale për ndryshime të mëdha po na pret. E...

Lexo më shumë

“Gjoba e ndjekje penale”/Rama-bizneseve:Çmontoni tendat e mushamatë i hapin rrugë..

“Gjoba e ndjekje penale”/Rama-bizneseve:Çmontoni tendat e mushamatë i hapin rrugë..
4 Korrik, 2025

Përmes një videoje në rrjetet sociale, Kyeministri Rama ka dhënë një paralajmërim të qartë për subjektet që kanë zaptuar hapësirat...

Lexo më shumë

“Boll është boll”/Rama: Ta ngremë në hava shtëpinë, inspektorët e IKMT të vrapojnë…

“Boll është boll”/Rama: Ta ngremë në hava shtëpinë, inspektorët e IKMT të vrapojnë…
4 Korrik, 2025

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se në 2 javëshin e dytë të korrikut “do të ngrejnë njëherë e mirë në...

Lexo më shumë

“Hapësirat e pallateve”/ Rama: Jo më trarë për t’u marrë lekë banorëve për parkime

“Hapësirat e pallateve”/ Rama: Jo më trarë për t’u marrë lekë banorëve për parkime
4 Korrik, 2025

Përmes një video në rrjetin social Facebook, kryeministri Rama ka reaguar ashpër ndaj fenomenit të vendosjes së trarëve dhe pagesave...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com