Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Taksa ndaj korporatave, ministrat e G7 marrëveshje historike  

2021/06/05 at 6:48 PM
në Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Taksa ndaj korporatave, ministrat e G7 marrëveshje historike  

Ministrat e Financës të grupit të shtatë vendeve më të industrializuara kanë arritur një marrëveshje “historike” për vendosjen e një takse për kompanitë e mëdha multinacionale.

Ministrat e Financave, që u takuan në Lodër, u zotuan për vendosjen e një takse për korporatat, prej një niveli minimal prej 15 për qind.

Kompanitë si Amazon, Google dhe Facebook mund të jenë në mesin e kompanive që do të preken nga kjo taksë.

Ky vendim mund të bëjë që qeveritë të pranojnë miliarda dollarë si taksë nga këto kompani dhe me këto të holla, ata mund të paguajnë borxhet që kanë marrë gjatë krizës së pandemisë COVID-19.

Marrëveshja  e arritur ndërmjet Shteteve të Bashkuara, Mbretërisë së Bashkuar, Francës, Gjermanisë, Kanadasë, Italisë dhe Japonisë  do t’u bëjë presion që edhe vendet e tjera të ndjekin të njëjtin shembull, kur do të takohen në samitin e G20-ës muajin e ardhshëm.

Kancelari britanik i Thesarit, Rishi Sunak tha se kjo marrëveshje është historike.

“Pas vitesh diskutime, ministrat e Financave të G7-ës arritën marrëveshje historike për të reformuar sistemin botëror të taksës, që është në përputhje me epokën digjitale”, tha ai.

Edhe presidenti i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden kishte bërë thirrje që taksa për korporatat të jetë në nivel prej 15 për qind.

Për vite me radhë, qeveritë në mbarë botën janë përballur me sfidën e vendosjes së taksave për kompanitë globale, që operojnë në shumë vende të botës.

Aktualisht, kompanitë e mëdha, siç janë Amazon dhe Google, mund të hapin degë të kompanive të tyre në shtetet që kanë taksa relativisht të ulëta për korporatat dhe në po ato vende ata deklarojnë edhe profitet e tyre.

Kjo nënkupton, që kompanitë mund të paguajnë taksën lokale të vendit ku kanë të vendosura përfaqësitë, edhe nëse kompanitë fitimin kryesor e kanë bërë nga shitjet në ndonjë vend tjetër. Dhe marrëveshja e arritur të shtunën nga G7 parasheh që ta ndalojë këtë praktikë./REL

Etiketa: G7korporatataksa

Ju sugjerojmë

“Cristiano Ronaldo nuk do të luajë ndaj Al Ittihad”
Sport

“Cristiano Ronaldo nuk do të luajë ndaj Al Ittihad”

5 Shkurt, 2026 10:36 pm
Rexhaj për skandalin Epstein: Kanë dorë shërbimet sekrete ruse
-U tha në Opinion

Rexhaj për skandalin Epstein: Kanë dorë shërbimet sekrete ruse

5 Shkurt, 2026 10:01 pm
Gazetarja: Në 4 vite u transportuan mbetje të rrezikshme nga kompani pa certifikatë
-U tha në Opinion

Gazetarja: Në 4 vite u transportuan mbetje të rrezikshme nga kompani pa certifikatë

5 Shkurt, 2026 9:32 pm
Berisha nga Njësia 7: Qeveri teknike, ose përballje me qeverinë
Kryesore

Berisha nga Njësia 7: Qeveri teknike, ose përballje me qeverinë

5 Shkurt, 2026 8:47 pm
Monopatinat, Ministrja e Brendshme: Ndalimi i qarkullimit mbetet në fuqi
Aktualitet

Monopatinat, Ministrja e Brendshme: Ndalimi i qarkullimit mbetet në fuqi

5 Shkurt, 2026 8:45 pm
“Stuhia” Epstein mund të rrëzojë një udhëheqës botëror, por nuk është Trump
Bota

“Stuhia” Epstein mund të rrëzojë një udhëheqës botëror, por nuk është Trump

5 Shkurt, 2026 6:42 pm
Negociata me Putinin? Zelensky: E pamundur të bësh kompromis me një gënjeshtar
Bota

Ukraina dhe Rusia do të shkëmbejnë 314 të burgosur

5 Shkurt, 2026 5:23 pm
Tre orë në SPAK, kryebashkiaku i Gjirokastrës: Dhashë deklaratë si person në dijeni
Kronikë

Tre orë në SPAK, kryebashkiaku i Gjirokastrës: Dhashë deklaratë si person në dijeni

5 Shkurt, 2026 3:45 pm
Apeli i Posaçëm lë në fuqi masat e sigurisë për të dyshuarit e AKSHI-t
Kronikë

Apeli i Posaçëm lë në fuqi masat e sigurisë për të dyshuarit e AKSHI-t

5 Shkurt, 2026 3:35 pm
Rusia hedh poshtë akuzat për Epstein: S’kemi kohë për pretendime të pavërteta
Bota

Rusia hedh poshtë akuzat për Epstein: S’kemi kohë për pretendime të pavërteta

5 Shkurt, 2026 2:40 pm
Para
Greqi/Goditet rrjeti i drogës nga Holanda, drejtues 43-vjeçari shqiptar

Greqi/Goditet rrjeti i drogës nga Holanda, drejtues 43-vjeçari shqiptar

Gara në PD/ Shehaj: Po nuk ndryshoi PD rrezikojmë të gjithë

Në garë për kreun e partisë, Shehaj: Sot në PD vlerësohet servilizmi

Shqipëria mbyll pa gola miqësoren me Uellsin

Shqipëria mbyll pa gola miqësoren me Uellsin

TE FUNDIT

“Cristiano Ronaldo nuk do të luajë ndaj Al Ittihad”

“Cristiano Ronaldo nuk do të luajë ndaj Al Ittihad”
5 Shkurt, 2026

Pavarësisht se u kthye në stërvitje me Al Nassr, ylli portugez i futbollit duket se po e vijon protestën e...

Lexo më shumë

Rexhaj për skandalin Epstein: Kanë dorë shërbimet sekrete ruse

Rexhaj për skandalin Epstein: Kanë dorë shërbimet sekrete ruse
5 Shkurt, 2026

Në emisionin “Opinion”, analisti Albatros Rexhaj, komentoi skandalin e financiarit të ndjerë, Jeffrey Epstein. Rexhaj u shpreh se seksi ka...

Lexo më shumë

Gazetarja: Në 4 vite u transportuan mbetje të rrezikshme nga kompani pa certifikatë

Gazetarja: Në 4 vite u transportuan mbetje të rrezikshme nga kompani pa certifikatë
5 Shkurt, 2026

Gazetarja Bleona Metushi ka folur në emisionin “Opinion” në lidhje me arrestime e bëra për çështjen e mbetjeve të rrezikshme...

Lexo më shumë

Berisha nga Njësia 7: Qeveri teknike, ose përballje me qeverinë

Berisha nga Njësia 7: Qeveri teknike, ose përballje me qeverinë
5 Shkurt, 2026

“Ose qeveri teknike, ose përballje”. Është kjo thirrja q ëla lëshuar mbrëmjen e sotme kreu i  Partisë Demokratike, Sali Berisha,...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com