Aktualitet

Taksa mbi naftën, Meta: Absurde, qeveria ka mbledh miliona euro nga qytetarët



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 12:53 - 29/10/22 |
Opi Nion

Kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta, gjatë fjalës së tij në Konventën Kombëtare deklaroi se partia e PL-së ka depozituar në Kuvend ligjin për heqjen e taksës së qarkullimit mbi naftën.

Teksa e cilësoi taksën për naftën absurde, Meta tha se qeveria ka mbledhur qindra miliona euro nga qytetarët.

“Partia e Lirisë ka depozituar në Kuvend Ligjin për heqjen e taksës së qarkullimit mbi naftën, si një taksë absurde që rëndon xhepat e gjithë qytetarëve, përfshirë edhe pensionistëve, për shkak se çmimi i lartë i karburantit ka rritur kostot e prodhimit qoftë edhe të bukës. Vetëm falë rritjes së çmimeve, qeveria ka mbledhur qindra milionë euro nga djersa dhe sakrificat e qytetarve, pa u dhënë atyre asnjë mbështetje, megjithëse këto para janë krijuar prej vetë shqiptarëve”, u shpreh Meta./Opinion.al

Pas