Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Taksa e Rrugës së Kombit/ Reagime të ashpra në Kosovë, ministra e deputetë: Janë goditur qytetarët tanë

2018/03/26 at 9:11 AM
në Aktualitet, Kryesore
Kohë leximi: 3 min
A A
Taksa e Rrugës së Kombit/ Reagime të ashpra në Kosovë, ministra e deputetë: Janë goditur qytetarët tanë

Ndërsa në Shqipërinë kanë plasur polemikat për taksën në Rrugën e Kombit, kundërshti vijnë edhe nga Kosova. Është Ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj i cili është shprehur se nuk ka pasur kurrfarë njoftimi se do të ketë taksë rrugore për autostradën që lidh dy shtete shqiptare.


Ai ka thënë se sot do ti drejtohet ministrit Damian Giknuri, për të kërkuar sqarime dhe për të ulur taksën rrugore.
“As një konsultë nuk kanë bërë me Kosovën. Është dashur të paktën të bisedojnë dhe të na tregojnë për këtë taksë. Të hënën, do t’ua bëj një shkresë zyrtare për një takim dhe të shohim…”, ka thënë Lekajpër gazetën Express.

“Realisht, është taksë e madhe për shqiptarët”, ka shtuar ai.
Ndërkaq, Zëvendësministri i Punëve të Jashtme i Kosovës, Anton Berisha, ka thënë se vënia e taksës në Rrugën e Kombit është kundër integrimit ndërshqiptar, si dhe interesave të vetë kombit, ndërsa më të goditur nga ky vendim janë qytetarët e Kosovës. Por, thotë Berisha, ky vendim do ta dëmtojë edhe Shqipërinë.

Edhe Koordinatori nacional për Reforma Shtetërore, Besnik Tahiri, ka reaguar rreth pagesës të vendosur nga Qeveria e Shqipërisë për këdo që kalon me veturë nëpër Rrugën e Kombit.

Tahiri, nëpërmjet një shkrimi në Facebook, e ka quajtur të lartë çmimin prej 5- 10 eurosh në një drejtim. Këtë e ka bërë duke krahasuar pagesën me çmimet në rajon.

Ndërkaq, sekretari i Përgjithshëm i Lidhjes Demokratike të Kosovës, njëherësh deputet i Kuvendit të Kosovës, Ismet Beqiri, ka reaguar ashpër për taksën në autostradë.

Beqiri ka goditur Edi Ramën për taksën te tuneli i Kalimashit, duke e quajtur të pafytyrë kryeministrin shqiptar.
Sipas tij, taksa në Rrugën e Kombit përbën ndëshkim për kosovarët.

“A skuqeni ndonjëherë ?nuk besoj, sepse për me u skuq duhet pasur fytyrë…”, ka shkruar Beqiri në Facebook.
Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Arben Gashi, teksa ka komentuar taksën e vendosur prej 5 eurove për çdo veturë që kalon në tunelin e Kalimashit, ka thënë se ky tunel është rreth 5 kilometra, që i bie një euro pagesë për secilën kilometër.
“Te kalosh nje kilometer tunel ne Kalimash nga sot kushton nje euro, tuneli i Kalimashit eshte rreth 5 km, keq “, ka shkruar Gashi në Facebook.

Edhe deputeti tjetër i LDK’së, Fidan Rekaliu, ka thënë se konsideron se taksa rrugore e vendosur për automjetet që do të udhëtojnë nga Kosova në Shqipëri, është e lartë, jo proporcionale dhe prodhon kosto të panevojshme për bizneset e sidomos familjet kosovare që kanë frekuencë të lartë në bregdetin shqiptar.

Kundër taksës në autostradë ka reaguar edhe deputetja e Alternativës, Mimoza Kusari-Lila.

Përmes një postimi në Facebook, ajo ka thënë se kjo taksë i zhveshë të dy qeveritë nga pretendimet se po punojnë në mbledhje të përbashkëta për të përafruar dallimet mes shteteve.

Kundërshtar i taksës është deklaruar edhe Zafir Berisha nga Nisma Socialdemokrate. Ai ka thënë se e konsideron të lartë taksën te Kalimashi, teksa ka kërkuar të rishqyrtohet ajo.

Ndërkaq, juristi dhe analisti politik, Dastid Pallaska, ka thënë se pagesa për rrugën kombit ka për qellim mbulimin e rënies së përkohshme të biznesit të drogës.

Etiketa: reagime kosoverruga e kombittaksa


Ju sugjerojmë

Fundi i Shtatorit mbyllet me temperatura mbi 30 gradë
Kryesore

Parashikimi i motit/ Gushti nis me temperaturë të lartë

2 Gusht, 2025 8:14 am
Horoskopi për ditën e sotme, 10 korrik 2025
Kryesore

Horoskopi 2 gusht 2025, zbuloni parashikimet e yjeve

2 Gusht, 2025 8:01 am
Pas prishjes së ndërtimeve pa leje,Rama ndan pamje të kurorëzimit të çiftit në Theth
Aktualitet

Pas prishjes së ndërtimeve pa leje,Rama ndan pamje të kurorëzimit të çiftit në Theth

1 Gusht, 2025 6:51 pm
BE mbështet ekonominë qarkulluese të vendit/ Fondet si pjesë e Kapitullit 27..
Aktualitet

Kodi i ri Penal,delegacioni i BE në Shqipëri: Ndryshimet,nuk janë në standardet e BE

1 Gusht, 2025 6:12 pm
Hapësirat publike, Balluku: Do hapim një portal ku qytetarët të denoncojnë abuzuesit
Aktualitet

Hapësirat publike, Balluku: Do hapim një portal ku qytetarët të denoncojnë abuzuesit

1 Gusht, 2025 4:56 pm
Hapësirat publike, Balluku: IKMT e mbështetur nga Policia do ndërmarrë masa konkrete
Aktualitet

Hapësirat publike, Balluku: IKMT e mbështetur nga Policia do ndërmarrë masa konkrete

1 Gusht, 2025 4:46 pm
Qafë Thanë/ Fluks udhëtarësh që dalin nga Shqipëria, radha e pritjes 1 kilometër
Aktualitet

Qafë Thanë/ Fluks udhëtarësh që dalin nga Shqipëria, radha e pritjes 1 kilometër

1 Gusht, 2025 4:35 pm
Fermerët e Beratit i kthehen bujqësisë organike/ Prodhimi i frutave, për eksport
Aktualitet

Mbështetja ndaj fermerëve, hapen aplikimet për Skemën Kombëtare të Investimeve

1 Gusht, 2025 4:13 pm
SPAK firmos 9 masa sigurie për ish-zyrtarë të Bashkisë Tiranë dhe biznesmenë
Kronikë

EMRAT/ Tentuan të vrisnin Durim Bamin, SPAK dërgon për gjykim gjashtë të pandehur

1 Gusht, 2025 4:10 pm
“Program me AI për..”/ Rama: Territorin do ta kontrollojmë me dronë dhe satelitë
Aktualitet

Lirimi i hapësirave publike, Rama thirrje bizneseve: Hiqini vetë që mos merrni gjobë

1 Gusht, 2025 3:58 pm
Para
FOTO/ Fenomeni i rrallë, bie borë ngjyrë portokalli

FOTO/ Fenomeni i rrallë, bie borë ngjyrë portokalli

FOTO/ Tritoli shkund Burrelin, dëme të mëdha në lokal dhe ndërtesat përreth

FOTO/ Tritoli shkund Burrelin, dëme të mëdha në lokal dhe ndërtesat përreth

Në dashuri me secilën shenjë të horoskopit, zbuloni raportet

Horoskopi i javës, zbuloni renditjen e shenjave nga ato me më pak fat deri te më fatlumja
















TE FUNDIT

Vendet arabe kërkojnë kalimin e Gazës nën autoritetin palestinez

Izraeli do të lejojë vendet e huaja të dërgojnë ndihma nga ajri në Gaza
2 Gusht, 2025

Për herë të parë, të gjitha vendet anëtare të Ligës Arabe janë bashkuar në një deklaratë të përbashkët ku i...

Lexo më shumë

Parashikimi i motit/ Gushti nis me temperaturë të lartë

Fundi i Shtatorit mbyllet me temperatura mbi 30 gradë
2 Gusht, 2025

Në pjesën më të madhe të Shqipërisë, temperaturat do të variojnë nga 30 deri në 35 gradë Celsius, duke krijuar...

Lexo më shumë

Horoskopi 2 gusht 2025, zbuloni parashikimet e yjeve

Horoskopi për ditën e sotme, 10 korrik 2025
2 Gusht, 2025

Dashi – Mund të ndiheni pak të larguar nga të dashurit tuaj, por ky është vetëm një moment introspeksioni. Ju jeni...

Lexo më shumë

SHBA dhe Pakistani arrijnë marrëveshje për rezervat e naftës

Tërhiqet Trump, pranon të shtyjë deri më 9 korrik tarifat ndaj BE
1 Gusht, 2025

Ky përparim midis Shteteve të Bashkuara dhe Pakistanit vjen më pak se një ditë pasi Donald Trumpi vendosi tarifa prej...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com