Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Taksa e pronës/ A e dini cili është qyteti me çmimin më të ulët?

2018/03/20 at 10:44 AM
në Aktualitet, Kryesore
Kohë leximi: 3 min
A A
Taksa e pronës/ A e dini cili është qyteti me çmimin më të ulët?

Taksa e re e ndërtesave nis zbatimin nga 1 prilli për të gjitha qytetet e vendit. Shifrat zyrtare të Ministrisë së Financave përllogarisin që do të jenë 900 mijë ndërtesa në të gjithë vendin që do të paguajnë taksën e re sipas vlerës së tregut. Më shumë taksë do të paguajnë banorët e Tiranës, Durrësit, Fierit, ndërsa në bashkinë e Fushë-Arrëzit do të paguhet më pak taksë sesa paguhet aktualisht. Për shtëpitë taksa do të jetë sa 0,05 për qind e vlerës, sipas çmimit të tregut, ndërsa për bizneset 0,2 për qind. Baza e llogaritjes së taksës së re do të jetë vlera e shtëpisë apo dyqanit. Vlera e shtëpisë do të llogaritet me çmimet fiskale referencë për metër katror që përdorin Zyrat e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme.


Apartamentet, sa do të paguajnë qytetarët

Aktualisht, taksa fiske për apartamentet është e ndarë në dy fasha. Sot një familje në Tiranë që banon në një apartament të ndërtuar para vitit 1993, paguan taksën e shtëpive 15 lekë/m2, ndërsa për apartamentet pas vitit 1993 është 30 lekë/m2. I njëjti parim do të ndiqet edhe me taksën e re.

Qeveria ka diferencuar familjet që jetojnë në apartamentet ekzistuese të ngritura para ’93 të cilat do të paguajë 30 për qind taksë më pak se pallatet e tjera. Por diferencimi do të jetë vetëm në rast se apartamenti i privatizuar para ’93 kundrejt një çmimi simbolik, nuk është shitur apo blerë, pra nuk është kryer asnjë transaksion. Për ta konkretizuar për qytetarët po sjellim një shembull të thjeshtë.

Qytetet e mëdha

Referuar tabelës zyrtare çmimi mesatar fiskal për Tiranën është 89,137 lekë/m2. Vlera e një shtëpie me sipërfaqe 100 m2 është 8,913,700 lekë. Taksa për për apartamentet e privatizuara, e llogaritur për 70 për qind të vlerës do të jetë 3,119 lekë.

Për apartamentet e tjera taksa do të 4,457 lekë në vit apo 371 lekë në muaj. Po të krahasosh mesatarisht një familje që bën pjesë në kategorinë e parë, do të paguajë 2,957 lekë më shumë, kurse kategoria e dytë do të paguajë 1,457 lekë më shumë.

Për një familje që jeton në qytetin e Durrësit në një shtëpi me sipërfaqe 100 m2, vlera e shtëpisë llogaritet 6,750,000 lekë. Çmimi fiskal për këtë qytet është 67,500 lekë/m2. Taksa do të jetë sa 0,05% e vlerës së shtëpisë, pra 3,375 lekë. po në rast se qytetarët kanë në pronësi një shtëpi të cilën e privatizun me me ligjin nr.7652, datë 23.12.1992, taksa llogaritet për 70 për qind të çmimit të shtëpisë. Në këtë rast për familjen që jeton në Durrës taksa vjetore do të jetë 2362 lekë në vit. Qyteti i Durrësit renditet i dyti për nga Tirana që do të ketë vlerën më të lartë të taksës, kjo për shkak të çmimit të lartë fiskal që ka ky qytet.

Në qytetin e Elbasanit çmimi referencë i miratuar nga qeveria është 50,300 lekë/m2. Çmimi i shtëpisë 5,030,000 lekë. Për shtëpitë e privatizuara taksa do të jetë 1,760 lekë në vit, kurse për shtëpitë pas 1993 taksa do të jetë 2,515 lekë në vit. Për qytetetin e Korçës vlera e shtëpisë do të llogaritet me çmimin fiskal që është 45,800 lekë/m2. Vlera e shtëpisë me sipërfaqe 100m2 ëhstë 4,850,000 lekë. Taksa për shtëpitë para 93 është 1,603 lekë, kurse pas këtij viti ëhstë 2,425 lekë.

Përjashtimi

Në bashkinë e Fushë-Arrëzit taksa e shtëpive që do të paguajnë banorët e zonës do të jetë më pak nga sa paguhet aktualisht. çmimi fiskal në këtë zonë është më i ulëti, 7,500 lekë/m2. Me taksën e re një familje që disponon një apartament me sipërfaqe 100 m2 do të paguajë 375 lekë në vit, nga 500 lekë që paguan aktualisht. Pra, diferenca do të jetë 125 lekë më pak.

Biznesi

Taksës e re e dyqaneve do të llogaritet me të njëjtën formulë si për shtëpitë. Por për biznesin formula e re parashikon që çmimi për 1 m2 sipërfaqe ndërtimi që shërben për tregti apo shërbime do të jetë 2 herë më i lartë se çmimi i sipërfaqes së ndërtesave për banim sipas qyteteve, apo zonave dhe nënzonave si në rastin e Tiranës. Për qindja e taksës do të jetë 0,2 për qind e vlerës së dyqanit, e llogaritur me çmime fiskale dyfish më të lartë se ato të shtëpive. Kush ka një biznes në rrethe do ta paguajë taksën e dyqanit 0,2 për qind të vlerës së dyqanit, por e llogaritur me çmime fiskale sa 1,5 herë më shumë se ato të shtëpive. Aktualisht taksa për biznesin është fiske dhe llogaritet 400 lekë/m2 për Tiranën. Në qytetet e tjera varion nga 300 lekë/m2 deri në 200 lekë/m2.

Dorina Azo-Ekonomix

Etiketa: fushe arreztaksa e prones


Ju sugjerojmë

Avokati i Popullit në Kushtetuese, PD nis mbledhjen e firmave
Kryesore

Avokati i Popullit në Kushtetuese, PD nis mbledhjen e firmave

18 Dhjetor, 2025 12:00 pm
PS kundër dy komisioneve hetimore, PD mbledh nesër Grupin Parlamentar
Kryesore

Tym, flakadanë dhe tensione, pas mbylljes së seancës deputetët e PD mblidhen në seli

18 Dhjetor, 2025 11:30 am
Deputetët e PD përleshen me Gardën, PS vijojn me votimin e rendit të ditës
Kryesore

Deputetët e PD përleshen me Gardën, PS vijojn me votimin e rendit të ditës

18 Dhjetor, 2025 11:01 am
Kuvend/ Ende pa nisur seanca, deputetët e PD zënë vendet e ministrave në sallë
Kryesore

Kuvend/ Ende pa nisur seanca, deputetët e PD zënë vendet e ministrave në sallë

18 Dhjetor, 2025 10:09 am
Rama shkon në Hagë: Do të takohem me ish-Presidentin Thaçi
Kryesore

Rama shkon në Hagë: Do të takohem me ish-Presidentin Thaçi

18 Dhjetor, 2025 9:56 am
Kuvend/ Endrit Shabani betohet si Avokati i Popullit
Kryesore

Kuvend/ Endrit Shabani betohet si Avokati i Popullit

18 Dhjetor, 2025 8:43 am
Huffpost: Shqipëria ndër destinacionet më të mira për pushime në 2026-n
Aktualitet

Huffpost: Shqipëria ndër destinacionet më të mira për pushime në 2026-n

18 Dhjetor, 2025 8:41 am
Vrau pronarin grek dhe punëtorin shqiptar, vetëdorëzohet autori krimit
Kronikë

Vrau pronarin grek dhe punëtorin shqiptar, vetëdorëzohet autori krimit

18 Dhjetor, 2025 8:35 am
Fundi i Shtatorit mbyllet me temperatura mbi 30 gradë
Kryesore

Parashikimi i motit, 18 dhjetor 2025

18 Dhjetor, 2025 8:27 am
Horoskopi, 1 shtator 2023
Kryesore

Horoskopi, 18 dhjetor 2025

18 Dhjetor, 2025 8:25 am
Para
Luana u mbyll gojën njëherë e mirë ndjekësve për puçrën në hundë

Luana u mbyll gojën njëherë e mirë ndjekësve për puçrën në hundë

Biznesmeni tentoi ta përdhunonte me thikë në fyt, kush është modelja që u hodh nga kati i 6-të i hotelit

Biznesmeni tentoi ta përdhunonte me thikë në fyt, kush është modelja që u hodh nga kati i 6-të i hotelit

Ja zakonet e çuditshme të shqiptarëve të cilat i bëjnë përshtypje të huajve

Ja zakonet e çuditshme të shqiptarëve të cilat i bëjnë përshtypje të huajve
















TE FUNDIT

Avokati i Popullit në Kushtetuese, PD nis mbledhjen e firmave

Avokati i Popullit në Kushtetuese, PD nis mbledhjen e firmave
18 Dhjetor, 2025

Pas mbylljes së seancës plenare grupi parlamentar i Partisë Demokratike është mbledhur në selinë e PD-së, ku ka nisur mbledhjen...

Lexo më shumë

Tym, flakadanë dhe tensione, pas mbylljes së seancës deputetët e PD mblidhen në seli

PS kundër dy komisioneve hetimore, PD mbledh nesër Grupin Parlamentar
18 Dhjetor, 2025

Seanca e sotme plenare ishte e përfshirë nga tymi, flakadanët dhe tensionet që në nisën që fillimin e seancës parlamentare....

Lexo më shumë

“E zgjidha luftën në Gaza”, Trump sulmon Biden: Trashëgova një katastrofë

“E zgjidha luftën në Gaza”, Trump sulmon Biden: Trashëgova një katastrofë
18 Dhjetor, 2025

Presidenti amerikan Donald Trump ka mbrojtur politikat e tij ekonomike dhe ka fajësuar paraardhësin Joe Biden për gjendjen e vendit...

Lexo më shumë

Deputetët e PD përleshen me Gardën, PS vijojn me votimin e rendit të ditës

Deputetët e PD përleshen me Gardën, PS vijojn me votimin e rendit të ditës
18 Dhjetor, 2025

Skena kaotike mëngjesin e të enjten në Parlamentin e Shqipërisë, pasi deputetët e opozitës u përplasën me gardistët në përpjekje...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com